Aktori i njohur Antonio Banderas ka treguar se më herët gjatë vitit ka pësuar sulm në zemër dhe se ishte detyruar të shtrihej në spital.
Teksa ishte në Britani të Madhe, Banderas gjatë janarit kishte përjetuar sulm në zemër, por thotë se nuk ishte serioze sa ishte menduar fillimisht. “Kam pësuar sulm në zemër në janar, por nuk ishte diçka serioze dhe nuk ka shkaktuar dëme”, ka thënë ai për “AP”.
Ai ka thënë se i janë vënë tri stenta, por ka siguruar fansat se është mirë dhe nuk ka aspak probleme. Filmi më i ri i Banderasit, “Black Butterfly” do të debutojë në maj, citohet Koha. (b.an)