• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bandat e Tiranës, ndryshe: si të shpëtohet Shqipëria?

by Enver Robelli
17/02/2019 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këta e quajnë veten «demokratë» e «socialistë», por para së gjithash janë bartës të mentalitetit të cubnisë. A ka fuqi Shqipëria të krijojë një alternativë krejt të re politike? Një parti të re, aman! Një parti për të shpëtuar Shqipërinë. Për aq kohë sa nuk ekziston kjo forcë politike, Shqipëria mbetet pezull si vend – mes ëndrrës europiane dhe barbarisë ballkanike.

Nga Enver Robelli

Vijnë me vjedhje votash në pushtet, vjedhin nga arka e pushtetit, pastaj vjen opozita i përzë nga pushteti. Kur vjen opozita në pushtet (edhe ajo shpesh me vota të vjedhura), fillon vjedhjen e madhe nga arka e shtetit, pastaj – pas katër apo tetë vitesh në pushtet – zullumi trashet dhe opozita (e re/e vjetër, pra ajo që ka qenë në qeveri dikur) mobilizon militantët për t’i vënë zjarrin çdo gjëje që ju duket shtetërore apo qeveritare. Një rreth vicioz!

Ç’janë këto banda që sundojnë Shqipërinë e mjerë qe një çerekshekull? E vetmja strukturë stabile duket të jetë kasta e oligarkëve dhe trafikantëve të llojllojshëm, të cilët ushqejnë hienat parapolitike, sepse sapo të vijnë hienat në pushtet fillojnë t’i ushqejnë oligarkët. Të cilët nuk e kanë fare problem t’i ndërrojnë padronët politikë.

Këto nuk janë parti, këto vetëm bartin etiketa si «demokratë» e «socialistë», janë grupe parapolitike me një mision të vetëm: të vjedhin vendin. A ka fuqi Shqipëria të krijojë një alternativë krejt të re politike? Një parti të re, aman! Një parti për të shpëtuar Shqipërinë. Për aq kohë sa nuk ekziston kjo forcë politike, Shqipëria mbetet pezull si vend – mes ëndrrës europiane dhe barbarisë ballkanike.

Sa më shumë që ëndrra europiane bëhet e padukshme në horizont, aq më banalë e të neveritshëm bëhen politikanët – me bojëra e me çizme, me sharjet më vulgare, me kërcënime e kërcime mbi tavolina, me hapje zjarri në parlament, në tempullin e debatit, aty ku shqiptarët i dërgojnë, demek, më të mirët e racës së tyre. Jo, ky është një iluzion. Se aty, në atë parlament, si në atë të Kosovës, me disa përjashtime lavdëruese, gëlon llumi i shoqërisë shqiptare, ky llum nuk përfaqëson qytetarët e ndershëm, por bandat që i financojnë.

Ikin shqiptarët nga vendi i tyre, sepse janë lodhur nga 21 janarët, nga Gërdecët, nga debatet idiotike mbi thuthuqët në parlament dhe jashtë tij, janë lodhur nga politika me çitjane e pa rezultate. Ikin shqiptarët, sepse një ministër i tyre i brendshëm me vite të tëra sillet si ministër për koordinimin, sigurimin dhe garantimin e trafiqeve të drogës nga Shqipëria matanë detit, drejt Europës Perëndimore, dhe duan të ikin gati 50 për qind nga Shqipëria (e po aq nga Kosova dhe pjesa perëndimore e Maqedonisë Veriore) për shkak se nuk shohin të ardhme në vendin e tyre, dhe politikanët zgërdhihen, çajnë trapin, siç thuhet në pijetoret e Tiranës, Shkodrës, Gjirokastrës.

Dditë pas dite, zbehen shpresat se shqiptarët janë të aftë të mbajnë shtete funksionale. Për shtete të tilla kanë nevojë si për ujin e bukën shqiptarët, sepse oligarki parapolitike dhe të korruptuara e vendplaçkitëse ka sa të duash edhe në Afrikë. Qëmoti në Shqipëri (e edhe në Kosovë) politika nuk është sinonim për shërbim ndaj shoqërisë, por për plaçkitje. Andaj ata që janë në pushtet duan ta ruajnë atë me çdo mjet dhe ata që janë në opozitë duan ta marrin pushtetin me gati çdo mjet – si dje në Tiranë me shufra hekuri.

Po erdhën këta nesër a pasnesër në pushtet, shufrat i lënë aty, sepse vijnë të tjerët, opozitarët, i marrin dhe fillojnë të thyejnë xhama e të bërtasin si të çmendur: pushtet, pushtet, pushtet. Kush e ndalë këtë batërdi? Këtë batërdi që është shndërruar në metaforë, koncept dhe gjendje të Shqipërisë. Dhe kjo gjendje, siç e kemi parë, shpesh ka shkaktuar edhe viktima.

 

 

Next Post
Selanik/Dyshime tek i biri për vrasjen e një 45-vjeçari shqiptar

Selanik/Dyshime tek i biri për vrasjen e një 45-vjeçari shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com