• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Banda e vrasësve me pagesë/ Ja akuzat për grupin e Admir Tafilajt

by Aalison Pearse Stevens
13/02/2016 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar sot për gjykim 13 persona, pjesë e grupit që drejtohej nga Admir Tafilaj, të cilët akuzohen pë vrasje me pagesë. 3 prej anëtarëve të grupit akuzohen për “krijim të grupit të strukturuar kriminal” dhe “vrasje me paramendim”, ndërsa të tjerët për vepra të rënda penale si “vrasje”, “vetëgjyqësi”, “sigurim kushtesh për kryerjen e veprës penale”, “armëmbajtje pa leje”.

Admir Tafilaj i drejtonte anëtarët e tjerë nga burgu, ku po vuan dënimin me burgim të përjetshëm për krime të tjera. Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin ndaj të pandehurve në Shkurt 2015, në bazë të informacionit të referuar nga Policia e Shtetit.

Në përfundim të hetimeve, nga ana e Prokurorisë janë ngritur akuzat, si më poshtë:

  1. Admir Tafilaj akuzohet për: – “Vrasje me paramendim”; – “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”; – “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”; – “Vetëgjyqësi”; – “Krijimi i Grupit të strukturuar kriminal”; dhe – “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
  2. Kristi Pine, akuzohet për: – “Vrasje me paramendim” – “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”; – “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”; – “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”; – “Prodhimi dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”; – “Krijimi të Grupit të strukturuar kriminal”; dhe – “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
  3. Elson Merdani, akuzohet për: – “Vrasje me paramendim”; – “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, dy herë; – “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”; – “Krijimit të Grupit të strukturuar kriminal”; dhe – “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
  4. Dritan Peksani akuzohet për: – “Vrasje me paramendim”.
  5. Alfred Qefalia, ­“Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë” – “Prodhim dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”.
  6. Adrian (Isuf) Uzuni akuzohet për: ­“Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”; – “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”.
  7. Klajdi Shermadhi, akuzohet për ­“Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”; – “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”.
  8. Aleksandër Gora, akuzohet për: – “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”; – “Prodhimit dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
  9. Fatos Koka, akuzohet për: – “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
  10. Albano Beqiraj, akuzohet për: – “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
  11. Dhimitër Zito, akuzohet për: – “Moskallzimi i krimit”.
  12. Kalem Hyka akuzohet për: – “Vetgjyqësi” kryer në bashkëpunim.
  13. Besnik Daci akuzohet për: – “Vetgjyqësi” kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda rezultoi se grupi i personave merrte porosi dhe ka realizuar vrasje, disa të mbetura në tentativë, në këmbim të shumave të konsiderueshme të parave. Në bazë të hetimeve, ka rezultruar se të pandehurit Admir Tafilaj, Kristi Pine, Elson Merdani dhe Dritan Peksani, në baashkëpunim, kanë kryer veprën penale të “Vrasjes me paramendim” të shtetasit Ibrahim Mani, ngjarje e ndodhur në 25.06.2014, në Shkodër.

Po ashtu, të pandehurit Alfred Tafilaj, Kristi Pine, Ardian Ozuni, Alfred Qefalia dhe Klajdi Shermadhi në bashkëpunim midis tyre kanë kryer veprën penale të “Vrasjes me paramendim mbetur në tentativë” të shtetasit Edmond Cakmashi”, ngjarje e ndodhur në dt. 05.11.2013.

Të pandehurit Admir Tafilaj, Kristi Pine, Aleksandër Gora, Elson Merdani kanë konsumuar veprën penale të “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” të shtetasit Leonard Murati. Këta persona kanë planifikuar vrasjen e shtetasit Murataj, por nuk kanë mundur ta kryejnë, pasi është vrarë më parë nga persona të tjerë, për të cilët po vijojnë ende hetimet.

Të pandehurit Kristi Pine, Fatos Koka, Elson Merdani dhe Albano Beqiraj në bashkëpunimm midis tyre kanë kryer veprën penale të “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” të shtetasit Majlind Lila, në Dhjetor 2014.

Të pandehurit Kristi Pine, Admir Tafilaj, Alfred Qefalia dhe Ardian Ozuni kanë kryer veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Të pandehurit Admir Tafilaj, Kalem Hyka dhe Besnik Daci në bashkëpunim midis tyre kanë kryer veprën penale të “Vetgjyqësisë”, pasi i kanë marrë në mënyrë jashtë­ligjore një shumë parash shtetasit P.B, i cili ua kishte borxh Hykës dhe Dacit.

Ndërsa i pandehuri Dhimitër Zito ka kryer veprën penale të “Moskallzimit të krimit”, pasi ka qenë i pranishëm në momentin kur, me vetëgjyqësi, i janë marrë një shumë parash shtetasit P.B. /BalkanWeb/

Next Post

Hafizi: Ka dhe të tjerë që duan zgjedhje për kreun e PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm për bomba në disa aeroporte të Evropës, devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët luftarakë

Alarm për bomba në disa aeroporte të Evropës, devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët luftarakë

November 5, 2026
Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Horror në Burrel: vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

November 5, 2026
‘Mos i jepni karkaleca Dumanit’/ Dosja ‘Plumbi i Artë’, Petrit Qoli shpërthen kundër prokurorit Dibra: Po bëni gjenocid

SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin

November 5, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

November 5, 2026
Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

November 5, 2026
“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

November 5, 2026
Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

Ditari nuk është procesverbal!

November 5, 2026
Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

November 5, 2026
Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

November 5, 2026
Zvicra vendi numër 1 në botë për gjobat ndaj makinave

Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë, detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In