• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Banda e Shijakut që grabiste karburantet: Jemi pa punë, na duheshin para

by A R
11/01/2017 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen dëshmitë e grabitësve të karburanteve me maska dhe nën kërcënimin e armëve.

Dje u arrestuan Klajdi Pupa, i dënuar më parë për posedim të lëndëve narkotike, dhe Florian Thana, 19 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje. Ndërsa është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit B.K., 20 vjeç, gjithashtu i dënuar më parë për vjedhje. Të tre të rinjtë janë nga qyteti i Durrësit. Gjatë deklarimit të dhënë para oficerëve të policisë, dy të arrestuarit kanë pranuar dhe shpjeguar mekanizmin e kryerjes së grabitjeve.

“Grabisnim sepse ishim të papunë dhe na duheshin para. Ne merrnim makina me qira në mënyrë të rregullt, që të mos pikaseshim dhe identifikoheshim. Pasi përfundonim grabitjen, makinat i kthenim sërish te vendi ku i kishim marrë. Armët dhe maskat i kishim siguruar në rrugë të ndryshme. Kemi kryer disa grabitje, kryesisht karburante, pasi ato ishin të hapura gjatë orëve të natës. Rojet dhe punonjësit i dhunonim psikologjikisht nën kërcënimin e armëve. Ne nuk kishin për qëllim të dhunonim fizikisht apo qëllonim mbi punonjësit, pasi objektivi ynë ishte të merrnim paratë e xhiros ditore dhe të iknim”, kanë pohuar ndër të tjera për policinë të arrestuarit.

Si u zbuluan

Këta të fundit u pikasën dhe u identifikuan nga policia, falë kamerave të sigurisë të instaluara në pikat e karburanteve. Në bashkëpunim me njëritjetrin, tre të rinjtë nga Durrësi dyshohen se kanë kryer disa grabitje në autostradën Tiranë-Durrës. Duke u gdhirë e hëna, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të tre këta persona kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve dy pika karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, te “Mbikalimi i Fllakës”, duke marrë shuma të ndryshme parash, raporton Panorama.

“Më datë 09.01.2017 dyshohet se nën kërcënimin e armës dhe me maska kanë vjedhur dy karburante në të dy krahët e autostradës (në Fllakë) dhe më pas janë larguar me një mjet tip ‘Golf’. Më datë 12.12.2016, rreth orës 02:50, shtetasit e mësipërm dyshohen se nën kërcënimin e armës i kanë marrë xhiron ditore rojeve të një karburanti, në afërsi të mbikalimit të Fllakës, rreth 150 000-200 000 lekë”, sqaroi policia, e cila dyshon se tre të rinjtë kanë kryer edhe grabitje të tjera.

Sakaq, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet tip “Volkswagen Golf 5”, me të cilin autorët kryenin vjedhjet, një çantë krahu, në të cilën mbanin armën, maskat dhe dy telefona celularë.

Next Post
Fotot HOT të modeles, që po “çmend” 3 milionë persona (GALERI)

Fotot HOT të modeles, që po "çmend" 3 milionë persona (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Largim i papritur në ‘Ferma VIP 3’, Ermiona Lekbello ndërpret rrugëtimin

Largim i papritur në ‘Ferma VIP 3’, Ermiona Lekbello ndërpret rrugëtimin

April 24, 2026
Irani mohon negociatat me SHBA-në në Islamabad, akuzon mediat amerikane për përhapje informacioni të rremë për bisedime të reja

Irani mohon negociatat me SHBA-në në Islamabad, akuzon mediat amerikane për përhapje informacioni të rremë për bisedime të reja

April 24, 2026
Negociatat/ Trump: Ora po troket për Iranin. Teherani s’ka kohë më!

Trump zbulon lëvizjet e fundit të Iranit: Do të na paraqesë një propozim, por do ta shohim

April 24, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Presidenti Macron synon të largohet nga politika vitin e ardhshëm

April 24, 2026
“Konsum rekord”, kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë

“Konsum rekord”, kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë

April 24, 2026
Kreu i Autoritetit të Konkurrencës shpjegon arsyet se çmimi i naftës në Kosovë rezulton më i ulët se në Shqipëri

Kreu i Autoritetit të Konkurrencës shpjegon arsyet se çmimi i naftës në Kosovë rezulton më i ulët se në Shqipëri

April 24, 2026
Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cerrik, humb jetën një person

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cerrik, humb jetën një person

April 24, 2026
Netanyahu: E fsheha kancerin e prostatës nga publiku për shkak të luftës me Iranin

Netanyahu: E fsheha kancerin e prostatës nga publiku për shkak të luftës me Iranin

April 24, 2026
Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

April 24, 2026
Drejtoria e Burgjeve: Një i dënuar me burgim të përjetshëm u transferua nga burgu i Peqinit në atë të Burrelit, iu gjet dhe lëndë narkotike

Drejtoria e Burgjeve: Një i dënuar me burgim të përjetshëm u transferua nga burgu i Peqinit në atë të Burrelit, iu gjet dhe lëndë narkotike

April 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In