• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Banda e Kserës që ka rrjepur paratë e romëve dhe paraplegjikëve

by Java News
31/01/2016 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Shumë prej ish kolegëveapo kolegëve të Spiro Kserës mund të qeshin me akuzën e ngritur ndaj tij. Nja 8 të arrestuar për 300 milion lëke të vjetra. “Hahahahaha, po ne kemi marrë nga 300 milion Euro”- mund të thonë ata në kor. Por më duket se kjo vjedhja e Kserës është më e rëndë se të gjitha vjedhjet e tjera. Më e rëndë se ato të doganave, karburanteve, pullave fiskale, koncesioneve të tjera, tenderave të rrugëve…Janë vjedhur paratë e dhëna për shtresat më të varfëra të shoqërisë. Për paraplegjikët, personat me aftësi të kufizara dhe romët. Janë njerëzit që kane nevojë më shumë se kushdo. Janë ata, fëmijët e të cilëve vdesin nëpër kutitë e kartonave nga i ftohti në dimër. Janë njerëzit e paralizuar në karroca, që presin mbështetjen e shtetit për cdo gjë. Pikërisht paratë e këtre banda e Kserës i ka vjedhur.

Padyshim që janë shumë pak 300 milion lekë të vjetra, shumë pak. Ata kanë rrjepur cdo fond që është dhënë për këtë shtresë. Dhe këtu Ksera nuk është vetëm, nuk bëhet fjalë për nëpunësit e tij ordinerë, por për bandën e OJQ-ve dhe bandën e donatorëve të huaj. Paratë që kjo ministri duhej të shpenzonte për këto kategori të shoqërisë(behet fjale per miliona Euro cdo vit) jepeshin më së shumti nga donacione të huaja dhe padyshim që ndaheshin po mes tyre.


Jam vetë dëshmitar sesi përmes kësaj ministrie, bëheshin dalje fondesh në emër të fëmijëve të ngujuar dhe askush nuk e dinte se ku përfundonin(padyshim që në xhepat e tyre). Ksera shkarkoi nga detyra drejtorin Personave më Aftësi të Kufizuara sepse nuk firmoste projekte fiktive në emër të tyre.


Ja pse kjo bandë duhet të mbetet në burg. Por duhet të kthejë edhe paratë. Ah, desh harrova: Hetimi duhet të publikojë edhe emrat e OJQ-ve që kanë bërë aktivitete fiktive dhe kanë firmosur paratë e Kserës. Populli duhet të mësoje se cila është kjo shoqëri civile ordinere.

Next Post

Putin urdhëron zbulimin e vaksinës kundër virusit Zika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Amnesty International”: Ekzekutimet në mbarë botën arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 1981

“Amnesty International”: Ekzekutimet në mbarë botën arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 1981

May 18, 2026
“Kupa është mbushur!” Studentja nga Tetova: Partitë shqiptare na thonë duroni, ne nuk presim më

“Kupa është mbushur!” Studentja nga Tetova: Partitë shqiptare na thonë duroni, ne nuk presim më

May 18, 2026
Plagoset efektivi në Shkozë, grupi hetimor kreh zonën, detajet e para nga Policia

Plagoset efektivi në Shkozë, grupi hetimor kreh zonën, detajet e para nga Policia

May 18, 2026
Eurovision 2026/ Kush është Dara, artistja që i dhuroi Bullgarisë trofeun e parë

Eurovision 2026/ Kush është Dara, artistja që i dhuroi Bullgarisë trofeun e parë

May 17, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Sulm me dron pranë centralit bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Sulm me dron pranë centralit bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara

May 17, 2026
Tatimet: Afat deri më 5 qershor për “Paqen Fiskale”, kush përfiton dhe kush përjashtohet

Tatimet: Afat deri më 5 qershor për “Paqen Fiskale”, kush përfiton dhe kush përjashtohet

May 17, 2026
New York Times: Izraeli ka ndërtuar baza sekrete ushtarake në Irak

New York Times: Izraeli ka ndërtuar baza sekrete ushtarake në Irak

May 17, 2026
Humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali, ky është 19-vjeçari shqiptar

Humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali, ky është 19-vjeçari shqiptar

May 17, 2026
Grabitja e argjendarisë në Kamëz, si hynë dy të maskuar dhe morën bizhuteritë me vlerë 7 milionë lekë

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, si hynë dy të maskuar dhe morën bizhuteritë me vlerë 7 milionë lekë

May 17, 2026
Mbi 150 mijë çështje presin zgjidhje, KLGJ kërkon ndihmë nga Beogradi për stokun e dosjeve

Mbi 150 mijë çështje presin zgjidhje, KLGJ kërkon ndihmë nga Beogradi për stokun e dosjeve

May 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In