• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Banda e kasafortave, kush ishin ‘kokat e grupit’

by Java News
21/06/2018 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Forca e Ligjit” goditi dje një grup të strukturuar kriminal, anëtarët e të cilit, nën kërcënimin e armëve, vidhnin kasaforta në biznese të ndryshme në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit.

Policia arrestoi 5 persona, si dhe sekuestroi automjete, armë zjarri, lëndë narkotike, veshje, portofola me stema Policie e pajisje të tjera të përdorura për realizimin e grabitjeve, 11 prej të cilave të dokumentuara. Pas një pune disamujore me metoda speciale të hetimit, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Policinë e Tiranës, në bashkëpunim me komisariatet dhe nën drejtimin e Prokurorisë, finalizoi operacionin policor të koduar “Kasaforta”. Gjatë këtij operacioni u arrestuan 5 persona, mes së cilëve edhe një ishpunonjës Policie, i cili kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, i dënuar për “shpërdorim detyre”.

Të arrestuarit janë: Saimir Kuçi, 35 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje me armë; Elton Lika, 35 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje me armë; Valmend (Gjon) Pelivani, 27 vjeç, dënuar më parë për vjedhje; Donald Ahmetaj, 28 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje; ish-polici Engrid Hënaj, 31 vjeç, i dënuar më parë për shpërdorim detyre.

DREJTUESIT E GRUPIT

Dy prej të arrestuarve, Elton Lika dhe Saimir Kuçi, dyshohet të jenë drejtuesit e grupit kriminal që kryente grabitjen e bizneseve dhe banesën e një biznesmeni në zonën e Kamzës. Lika dhe Kuçi kanë qenë të dënuar edhe më parë për vjedhje me armë, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal prej 8 personash.

Ata u arrestuan për herë të parë më 13 dhjetor të vitit 2009, gjatë operacionit të koduar “Hijet e Natës”, për një seri vjedhjesh të bizneseve të mëdha dhe gjobëvëniesh. Elton Lika dyshohet të ishte një nga autorët e vjedhjes së bujshme të biznesmenit të ndërtimeve I.Ç., të cilit i morën në banesë kasafortën me 340 mijë euro, 5 mijë paund dhe 13.4 milionë lekë të rinj.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në të gdhirë të datës 28 prill 2009, në një apartament në katin e nëntë të një pallati të ri në rrugën “Hamid Shijaku”. Gjithashtu, ky grup akuzohej edhe për vjedhjen në Ambasadën Daneze në Tiranë.

ma.me

Next Post
Kur vendi mbulohet nga nata

Imami me 90 gra, matura dhe beteja për teatrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës: Kur ishe ministër emërove Greta Koçin si Drejtoreshë, vetëm 22 vjeçe

Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës: Kur ishe ministër emërove Greta Koçin si Drejtoreshë, vetëm 22 vjeçe

February 27, 2026
“Do prezantojnë nismë të përbashkët për zgjerimin e BE-së”, gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç

“Do prezantojnë nismë të përbashkët për zgjerimin e BE-së”, gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç

February 27, 2026
Shkodra pajiset me sistem inteligjent për zbulimin e zjarreve me dron, Rama: Çdo vatër do zbulohet në kohë reale

Shkodra pajiset me sistem inteligjent për zbulimin e zjarreve me dron, Rama: Çdo vatër do zbulohet në kohë reale

February 27, 2026
Kryenin vjedhje me thyerje në disa biznese, vihen në pranga 3 shqiptarë në Itali

Kryenin vjedhje me thyerje në disa biznese, vihen në pranga 3 shqiptarë në Itali

February 27, 2026
Një fenomen i rrallë astronomik do jetë i dukshëm këtë fundjavë, gjashtë planete rreshtohen në qiell

Një fenomen i rrallë astronomik do jetë i dukshëm këtë fundjavë, gjashtë planete rreshtohen në qiell

February 27, 2026
Turizmi dhe shitblerja e pronave nuk mjaftojnë, FMN: Zgjerimi i PBB nuk e kalon nivelin 3.5% deri në vitin 2029

Turizmi dhe shitblerja e pronave nuk mjaftojnë, FMN: Zgjerimi i PBB nuk e kalon nivelin 3.5% deri në vitin 2029

February 27, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

February 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

De Gol, koteci dhe kasollja me yll

February 27, 2026
Nënkryetarja e Kuvendit në Budapest: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE mision kombëtar, tejkalon ndarjet politike

Nënkryetarja e Kuvendit në Budapest: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE mision kombëtar, tejkalon ndarjet politike

February 27, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Tenderat’, 35 vite burg, po për 30 të vrarët në Gërdec e 21 janar sa jep SPAK?

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In