Sajmir Tahiri e ka quajtur amatore bandën e Habilajve, në krahasim me bandën, që sipas tij ka gatuar këtë histori dhe që po kërkon arrestimin e tij.
“Po hedhin baltë mbi mua por do e përballoj. Të drejtën dua ta gjej vetë pa ndihmë dhe pa mbështetje
Unë u siguroj se cilado bandë kriminelësh qoftë, ngjan amatore krahasur me bandën që ka gatuar këtë histori duke hedhur bomba për publikun që lëviznin institucione të tjera, që sot betohen para ligjit dhe llogari japin para pushtetit politik.”
Deklaratat e ish-ministrit erdhen një ditë para se Kuvendi të mblidhet për të vendosur për kërkesën e prokurorisë për arrestimin e tij. Kujtojmë se Këshilli i Mandateve ka çuar dy raporte në Kuvend, ku opozita kërkon të votohet arrestimi i tij, ndërsa PS ka paralajmëruar votën kundër
javanews/a.ç










