• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Banda e grabitësve u zbulua nga iPad–i

by
25/08/2015 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banda e grabitësve u zbulua nga iPad–i

Një iPad i vjedhur në një prej vilave në zonë e Farkës bëri që policia të arrestonte tre grabitës, që prej disa muajsh ishin kthyer në terrorin e banorëve. Pajisja teknologjike ishte vjedhur disa javë më parë. Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se një nga autorët e vjedhjeve kishte mbajtur për përdorim personal këtë pajisje.

Pas denoncimit të pronarit policia vuri nën përgjim iPad-in. Pas përgjimit disa javor dhe metodave të tjera speciale të hetimit, policia arriti të dokumentonte veprimatrinë kriminale të Ardian Suti, Armend Krosi dhe Durim Rama.

Të tre këta persona u arrestuan ditën e hënë nga efektivët e komisaritit numër 1. Sipas hetuesve ky grup është autor i një serie vjedhjesh të ndodhura në vilat dhe komplekset e banimit në zonën e Farkës.

Në cilësinë e provës materiale policia ka gjetur në banesat e autorëve pajisje teknologjie të fjalës së fundit si celularë apo kompjutera. Gjithashtu janë sekuestruar dhe sasi të kosniderueshme bizhuterish  vjedhura në kohë dhe vende të ndryshme. Pritet që ditën e mërkurë tre personat e ndaluar të dalin para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Tre javë më parë në prangat e policisë ra dhe Rrahman Domi, edhe ky grabitës në këtë zonë të Tiranës.

Next Post

Sulm në Francë, 3 të vdekur e 4 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com