• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Banda e gjobëvënësve, arrestohet i ‘forti’ i Shkodrës Safet Bajri, si dhe disa anëtarë të fisit

by Java News
22/09/2018 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arrestohet në Tiranë Safet Bajri (Rustemi), i njohur edhe si “i forti” i Shkodrës. Arrestimi është kryer mbrëmjen e djeshme në zonën e ‘Xhamllikut’ nga policia e kryeqytetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe prokurorinë e Shkodrës ndërsa aksioni ende vijon. Operacioni ka nisur pasditen e djeshme rreth orës 17:00 në Tiranë dhe Shkodër njëkohësisht për të goditur fisin Bajri.

Publikohen dhe pamjet nga operacioni që është realizuar pasdite në lagjen Dobraç në qytetin verior të Shkodrës, ku banon familja Bajri, ndërsa janë kryer kontrolle të shumta në banesa. Por, Safet Bajri është arrestuar në Tiranë së bashku me tre persona të tjerë në zonën e ‘Xhamllikut’, ndërsa në Shkodër janë ndaluar disa persona të tjerë të fisit, por emrat ende nuk bëhen publikë nga policia. Mesohet se janë prerë mbi 15 urdhër arreste.

Ai theksoi se Safet Bajri është arrestuar për llogari të drejtësisë belge, pasi është dënuar në Bruksel me disa vite burg për disa vepra penale, ndërsa aktualisht ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në pritje të vendimit nëse do të ekstradohet për të vuajtur dënimin.

Nga ana tjeter sipas burimeve nga prokuroria, Bajri është arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare pas kallëzimit të disa biznesmenëve në qytetin verior për gjobëvënie. Ende nuk dihet roli i Safet Bajrit në këtë procedim, por nëse 42-vjeçari do të ketë telashe me drejtësinë shqiptare bllokohet ekstradimi në Belgjikë. Ligji nuk lejon ekstradimin përsa koha ka procedim edhe në Shqipëri. Ndërkohë që ne rastin konkret nuk kemi marrëveshje ekstradimi me Belgjikën, prandaj duhet të bëhet njohja e dënimit në Shqipëri.

Safet Bajri është shprehur pak kohë më parë se me drejtësinë shqiptare, por edhe atë blege nuk ka asnjë problem, por prokuroria mendon ndryshe duke lëshuar urdhër arrestin. Safet Bajri është cilësuar nga opozita shqiptare si pjesë e familjeve kriminale që veprojnë në qytetin e Shkodrës.

Nga operacioni janë sekuestruar armë dhe drogë, por nuk dihet sasia dhe cfarë lloji, pasi operacioni është ende në vijim. Policia e Shtetit ka deklaruar se ditën e sotme do të ketë një deklaratë për mediat në mbyllje të operacionit. Ndërkohë që në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar disa persona edhe në Belgjikë dhe në Angli.

Next Post
Thaçi nuk tërhiqet për kufijtë: E vetmja mënyrë që Serbia të njohë Kosovën!

Presidenti Thaçi: UÇK ka pasur vetëm 13-15 mijë ushtarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In