Dy banane mund t’ju furnizojnë me energji të mjaftueshme për të përballuar një stërvitje 90-minutëshe. Ky është rezultati i një studimi të fundit. Kjo është arsyeja pse banania është fruti i preferuar i sportistëve.
Disa nga vetitë kuruese të bananes janë:
Kuron ulcerat
Bananet janë përdorur si mjete natyrore për të kuruar sëmundjet e zorrëve, zvogëlojnë irritimin dhe mbi-aciditetin e zorrëve.
Kuron aneminë
Për shkak të niveleve të larta të hekurit, konsumimi i rregullt i bananes mund t’ju ndihmojë të luftoni aneminë. Hekuri stimulon prodhimin e qelizave të kuqe tëgjakut dhe për këtë arsye rrit nivelin e hemoglobinës në gjak.
Rregullojnë presionin e gjakut
Banania është e pasur me kalium dhe e ulët në natriumi, që e bën atë të përsosur për rregullimin e presionit të gjakut.









