• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bamir Topi rrëfen mungesën e prindërve: I kujtoj çdo ditë, nuk ka situatë në jetë që …

by A M
21/04/2024 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa foli për momentet më të veçanta të jetës së tij, Bamir Topi nuk la pa përmendur edhe mungesën e madhe që ndjen për prindërit e tij që nuk jetojnë më.

I ftuar në S’e Luan Topi me moderatoren Erjona Rusi, ish-presidenti rrëfeu pjesë nga fëmijëria e tij. Duke folur për vëllain dhe prindërit që nuk jetojnë më, Topi tha se i kujton me mall të jashtëzakonshëm.

“Çdo njeri që kujton prindërit që janë larguar nga kjo jetë, i kujton me mall të jashtëzakonshëm. Babai, ka qenë një burrë shumë i urtë, shumë i ekuilibruar, nëna ishte më aktive në familje, ndoshta më e fortë në raport me edukimin. Por të dy bashkë, bënin atë simbiozën e mrekullueshme për të edukuar fëmijët dhe sot krenohem me vëllezërit e mi. Njëri jeton, doktor Flamuri që besoj e njihni dhe vëllai i dytë që është ndarë nga kjo jetë, inxhinier”, tha Topi.

Mes të tjerash, ish-kreu i shtetit kujtoi edhe disa shprehje të cilat i ati i ndjerë ia linte çdo ditë në dhomën ku flinte ku veçoi shprehjen e Niçes “Jeto me rrezikun”.

“Babai herë pas here tek dhoma ku flija, ngjiste shprehje të caktuara që të përgatisnin për jetën. Ndoshta shprehja më interesante që unë e rikonfirmoj “jeto në rrezik” sepse bota është e egër. Ti duhet të mësohesh të jetosh me rrezikun. Së pari më mungon prania e tyre fizike sepse shpirtërisht jemi të pandashëm me prindërit tanë. I kujtoj çdo ditë, nuk ka situatë në jetë që mos të përkojnë me orientimin që ata të japin”- shtoi ish-presidenti.

Next Post
Diola Dosti shijon pushimet në resortin luksoz me partnerin e ri: Të përhumbur në shoqërinë e njëri-tjetrit

Diola Dosti shijon pushimet në resortin luksoz me partnerin e ri: Të përhumbur në shoqërinë e njëri-tjetrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmërimi i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

Rama ndan pamjet: Njerëzit e punës nxjerrin çdo ditë më të mirën nga toka shqiptare

June 22, 2026
Parkimi po bëhet luks, pse drejtuesit e mjeteve po paguajnë gjithnjë e më tepër

Parkimi po bëhet luks, pse drejtuesit e mjeteve po paguajnë gjithnjë e më tepër

June 22, 2026
Edukimi për Median dhe Informacionin po avancon në shkollat shqiptare

Edukimi për Median dhe Informacionin po avancon në shkollat shqiptare

June 22, 2026
“Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare

“Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare

June 22, 2026
Përplasje te Aeroporti i Vlorës, punonjësit e Pacollit nxjerrin nga zyrat ata të Valon Ademit

Përplasje te Aeroporti i Vlorës, punonjësit e Pacollit nxjerrin nga zyrat ata të Valon Ademit

June 22, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Gruaja që donte trenin në Sazan

June 22, 2026
Velipojë, pësuan avari në mjetin lundrues në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona

Velipojë, pësuan avari në mjetin lundrues në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona

June 22, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë përparim në bisedime, hiqen sanksione dhe lirohen asete iraniane

SHBA dhe Irani arrijnë përparim në bisedime, hiqen sanksione dhe lirohen asete iraniane

June 22, 2026
Gazetari Stafa bën kallëzim në polici: Dy persona më sulmuan në protestë

Gazetari Stafa bën kallëzim në polici: Dy persona më sulmuan në protestë

June 22, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do jenë kalimtare. Ja sa do shënojë termometri

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta, temperaturat minimale dhe maksimale

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In