• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Bamir Topi: Incidentet me Berishën, si ma zuri vendin në Samitin e NATO-s

by A R
31/05/2019 08:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë, ish-presidenti Bamir Topi, në librin e tij autobiografik me titull ‘Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti), rrëfen një incident në Samitin e NATO-s në Bukuresht, në prill të 2008, ku protagonistë ishin Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Bëhet fjalë për Samitin ku Shqipëria dhe Kroacia morën ftesën për t’u anëtarësuar në NATO.

Topi rrëfen se Lulzim Basha shkeli protokollin, duke ‘rrëmbyer’ Berishën për krahu dhe duke e ulur në vendin ku i takonte presidentit Topi.

Ish-presidenti rrëfen se Berisha e parakaloi me hapin e tij karakteristik si një garë vrapimi, ndërsa Basha i thoshte me ankth: ‘Doktor vendin e ke këtu’. “Delegacionet e Shqipërisë dhe Kroacisë u vendosën ne një mjedisi të përbashkët, afërt sallës së Samitit, në pritje të njoftimit për t’u futur dhe për t’u ulur në vendet e rezervuara. Emocionet na kishin përpirë të gjithëve.

Së bashku me ne ishin edhe presidenti kroat, Stjepan Mesiç dhe kryeministri Ivo Sanader. Ndërkohës hapet dera dhe shfaqet protokolli i Samitit duke na njoftuar të futeshim në sallë, në pritje të lajmërimit publik nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Në pozicionin qendror të një tryeze të madhe të rrumbullakët dalloheshin presidenti amerikan, George W. Bush, sekretarja e Shtetit, Condolezza Rice dhe sekretari i NATO-s, Schefer. Në krahun e djathtë të tyre ishin dy vendet e Kroacisë dhe në krahun e majtë dy karrige bosh të Shqipërisë. Njoftohen zyrtarisht që Kroacia dhe Shqipëria të zënë vendet e tyre të rezervuara në tavolinë. Sipas protokollit fillimisht u sistemua delegacioni kroat, ku i pari zuri vend presidenti Mesiç e më pas Sanader në krahun e tij. Në çastin kur delegacioni shqiptar njoftohet të sistemohet në vendet e tij, ndodhi diçka e papëlqyeshme që po e shpreh për herë të parë në këtë libër. Nga çasti i njoftimi ishim rreth 30 metra distancë për t’u përshkruar deri tek vendet tona në tavolinë. Sipas protokollit unë po ecja i pari dhe pas meje vinte kryeministri Berisha. Në metrat e fundit, para se të zinim vend në karriget tona, shfaqet papritur Lulzim Basha, i cili e ‘rrëmben’ për krahu Berishën dhe me një gjest të papranueshëm thyen protokollin e eventit. Berisha më parakaloi me hapin e tij karakteristik si në një garë vrapimi, nën porositë e Bashës i cili i thoshte me ankth: ‘Doktor vendin e ke këtu’, duke ulur shefin e tij në vendin e rezervuar për presidentin, në krah të sekretarit Schefer. Me një qetësi dhe aleancë e kapërceva këtë moment të sikletshëm duke u ulur në krah të Berishës. Në ato çaste m’u kujtua një shprehje e vjetër e gjyshes sime që e përdorte shpesh në kësi rastesh: ‘Nuk kam turp, nuk ke çfarë më bën’”.

Incidenti i dytë

Ish-presidenti Bamir Topi shkruan se Berisha theu protokollin edhe gjatë pozicionimit për foton zyrtare.“Secili prej nesh mbajti fjalën e rastit. Unë, midis të tjerave, falënderova Aleancën dhe sidomos presidentin Bush në emër të shtetit dhe të popullit shqiptar për realizimin e një ëndrre të madhe. Kur Samiti po mbyllte punimet e tij, protokolli na ftoi për të fiksuar këtë moment historik, në foton zyrtare të Samitit, ndërkohë që presidentët dhe kryeministrat e Kroacisë dhe Shqipërisë po u bashkëngjiteshin kryetarëve të vendeve të NATO-s. Të gjithë po shkonin drejt shkallëve, ku secili kishte emrin e tij për t’u pozicionuar për foton zyrtare. Këtu vjen çasti tjetër, tashmë komik, që lidhet sërish me padurimin e Sali Berishës, i cili zgjedh vend qendror, pa respektuar pozicionin e paracaktuar. Sikurse do shihej edhe në kronikat televizive, protokolli e detyron të lëvizë dhe të shkojë në vendin e rezervuar për të. Në përfundim të këtij procesi, duke u larguar përgjatë korridorit, u përshëndetëm me presidentin Bush, të cilin e falënderuam edhe një herë. Ai, në mënyrë shumë sportive, ngriti krahun për t’i përplasur duart si në basketboll e duke qeshur në atë mënyrën e tij të veçantë”, shkruan Topi.

Incidenti në Strasburg

Topi rrëfen një tjetër incident, tashmë në Samitin e Strasburgut, një vit më vonë, ku Shqipëria do pranohej në NATO. “Delegacioni shqiptar udhëtoi për në Strasburg me një avion special, ku përveç çiftit presidencial dhe kryeministror që qëndronin në pjesën e përparme të avionit, kishte autoritete si ministri i Jashtëm, ministri i Mbrojtjes, kryetarja e Kuvendit, gazetarë të mediave kombëtare që po e përjetonin me gëzim këtë moment. Mesa mora vesh, kishte insistuar të vinte, pa qenë e ftuar, edhe Jozefina Topalli. Gjatë gjithë kohës së qëndrimit, vinte kudo rrotull, pa e ditur përse ishte atje. Data 3 prill do të vinte me një mot të bukur pranvere dhe gjelbërimi ishte shumë intensiv. Akomodimi i delegacionit shqiptar ishte në një hotel karakteristik dykatësh buzë lumit. Në mëngjes, Samiti u mblodh në seancë plenare, në të cilën, përveç të tjerave, u njoftua vendimi i Aleancës për të pranuar Shqipërinë dhe Kroacinë. Atmosfera isha solemne. Fjalën kryesore e mbajti Presidenti Obama, i cili kishte rreth tre muaj që ishte ulur në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë. Pas fjalës së presidentit amerikan, me radhë e morën fjalën presidenti Mesiç, kryeministri Sanader, unë dhe kryeministri shqiptar. Pas kësaj, sekretari i NATO-s ftoi përfaqësuesit e dy vendeve t’i afroheshin presidentit Obama.

Ai do t’i dorëzonte presidentit shqiptar edhe kroat protokollin e NATO-s që nënkuptonte edhe aktin final të aderimit. U ngritëm në këmbë për ceremoninë. Me një gjest miqësor Obama i dorëzoi fillimisht presidentit Mesiç dhe më pas ma dorëzoi mua, duke më bërë dëshmitar autentik të ngjarjes më të madhe historike për Shqipërinë në vitet e demokracisë. Në këtë çast ku po fiksohej në fotografi zyrtare, në krahun e majtë të presidentit Obama qëndronin presidenti Mesiç e Sanader dhe në të djathtë qëndroja unë. Papritur, nga mbrapa kërkon të futet gati me ‘dhunë’ midis meje dhe presidentit Obama, pikërisht Berisha dhe duke mos gjetur asnjë hapësirë, pas një sjelljeje që u komentua gjerë si komike, u rreshtua në krahun tim të djathtë, duke konsumuar të njëjtë sjellje si një vit më parë në Bukuresht. Në analizën time, Berisha donte me çdo kusht të ishte në pozicionin qendror, jo vetëm për t’u fiksuar në histori, por me çfarë kam kuptuar më vonë, për të pasur shansin për të prerë dhe retushuar e censuruar historinë, duke çmontuar cilido që ishte aty nga pamjet në fotot në televizionet që kontrolloheshin nga ai. Hidhërimi i tij arriti kulmin gjatë pasdites, ku u njoftua takimi zyrtar i mbrëmjes, Shqipëria do të përfaqësohej nga presidenti dhe ambasadori shqiptar në NATO, Artur Kuko. Pasditja ofronte një udhëtim me helikopter duke kaluar nga pjesa franceze e Strasburgut, në pjesën gjermane të Kehlit. Nga sipër, e gjitha hapësira dukej pa kufij të dallueshëm, si një qytet që e kishte lënë konfliktin pas, për të ndërtuar një atmosferë të mrekullueshme të miqësisë dhe bashkëpunimit midis Francës dhe Gjermanisë”, shkruan Topi.

Kthimi në Tiranë

ish-presidenti Bamir Topi, në librin e tij autobiografik me titull ‘Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti), rrëfen një incident në Samitin e NATO-s në Bukuresht, rrëfen detaje edhe nga kthimi i delegacionit në Tiranë dhe se si Berisha e përdori politikisht anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. “Delegacioni shqiptar u kthyer të nesërmen në aeroportin ‘Nënë Tereza’, ku do të pritej me ovacione dhe ndërsa unë po i drejtohesha zyrës në Presidencë, Berisha kishte përgatitur një festim që do të merrte nuanca të qarta të një manifestimi partiak, për ta shfrytëzuar politikisht për zgjedhjet politike që do të zhvilloheshin pas dy muajsh, ndërkohë që opozita e Edi Ramës nuk dukej gjëkundi, sikur të parashikonte që edhe zgjedhjet e 2009 do t’i merrte personi që kishte mashtruar duke e thirrur në bashkëpunim për ndryshimet kushtetuese të një viti më parë, pikërisht ku Berishës i kishte shpërthyer në dorë biznesi familjar i demontimit të armëve në Gërdec”.

Lëvizja e beftë

“Sipas protokollit unë po ecja i pari dhe pas meje vinte kryeministri Berisha. Në metrat e fundit, para se të zinim vend në karriget tona, shfaqet papritur Lulzim Basha, i cili e ‘rrëmben’ për krahu Berishën dhe me një gjest të papranueshëm thyen protokollin e eventit”.

Incidenti tjetër

“Këtu vjen çasti tjetër, tashmë komik, që lidhet sërish me padurimin e Sali Berishës, i cili zgjedh vend qendror, pa respektuar pozicionin e paracaktuar. Sikurse do shihej edhe në kronikat televizive, protokolli e detyron të lëvizë dhe të shkojë në vendin e rezervuar për të”.

Next Post
SHIFRAT/ Rritja e çmimit apo ndërgjegjësimi? Shqiptarët po heqin dorë nga cigarja

Shifrat e frikshme, mbi 8 milionë njerëz vdesin çdo vit nga duhani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përgjigje për drejtorin e medias të Sali Berishës!

Përgjigje për drejtorin e medias të Sali Berishës!

May 20, 2026
Trump befason me deklaratën për Iranin: Nuk po nxitojmë për marrëveshje

Trump befason me deklaratën për Iranin: Nuk po nxitojmë për marrëveshje

May 20, 2026
Pezullimi i zgjedhjeve në PD, Gjykata i kthen mbrapsht padinë Kokalarit

Pezullimi i zgjedhjeve në PD, Gjykata i kthen mbrapsht padinë Kokalarit

May 20, 2026
Gjekmarkaj takon zyrtarin e lartë austriak: I shpreha shqetësimet për situatën politike në Shqipëri

Gjekmarkaj takon zyrtarin e lartë austriak: I shpreha shqetësimet për situatën politike në Shqipëri

May 20, 2026
Plani i Rritjes/ Komisioni Evropian miraton 158.9 milionë euro fonde, ja sa përfiton Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi

Plani i Rritjes/ Komisioni Evropian miraton 158.9 milionë euro fonde, ja sa përfiton Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi

May 20, 2026
Priten zhvillime të reja në Lindjen e Mesme! Trump dhe Netanyahu zhvillojnë një bisedë telefonike

Priten zhvillime të reja në Lindjen e Mesme! Trump dhe Netanyahu zhvillojnë një bisedë telefonike

May 20, 2026
Zvarritet sërish gjyqi për aferën Partizani, “bllokohet” dëshmia e ish-ministrit Pango! Seanca shtyhet më 8 qershor

Zvarritet sërish gjyqi për aferën Partizani, “bllokohet” dëshmia e ish-ministrit Pango! Seanca shtyhet më 8 qershor

May 20, 2026
Ebola ngre alarmin për Botërorin 2026, FIFA monitoron situatën në Kongo

Ebola ngre alarmin për Botërorin 2026, FIFA monitoron situatën në Kongo

May 20, 2026
“Zero tolerancë”, Sula paralajmëron kontrolle të ashpra në bregdet gjatë verës

“Zero tolerancë”, Sula paralajmëron kontrolle të ashpra në bregdet gjatë verës

May 20, 2026
Pesë shtete të BE-së propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në tregun europian

Pesë shtete të BE-së propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në tregun europian

May 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In