• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Baltosja e Luizës

by Mero Baze
23/08/2022 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në Shqipëri është bërë e frikshme të jesh kampion. Është e frikshme të kesh sukses, apo të shkëlqesh, pasi do llogarisësh mirë se si do festosh. Luiza Gega me siguri ka pas më shumë makth sot nga ata që e shajnë dhe lavdërojnë pse e respektoi kryeministri, se sa në finishin e garës ku u shpall kampione.

Shumica e atyre që dje e ngrinin në qiell si mbretëreshë e Shqipërisë, sot i janë turrur sikur ka turpëruar Shqipërinë, pse u prit nga kryeministri i vendit. Mendoni sikur kryeministri i vendit mos ta kishte pritur fare. Atëherë epidemia e fyerjeve mbi të do ishte një kampion më vete në botë.

Baltosja e Luizës vjen nga qasja opozitare se kryeministri po “vjedh” suksesin e saj, duke e pritur apo duke e shpërblyer. Në fakt ka plot vend për një opozitë serioze ndaj politikave të qeverisë për sportin. Dhe jo vetëm kësaj qeverie, por për tridhjetë vite.

Qeveria nuk ka asnjë meritë, për asnjë sukses në sport. Shqipëria nuk ka politika sportive, as në sistemin shkollor, as në nivel federatash, që janë kthyer në klube klienteliste ish- sportistësh, dhe as në stimulimin e tyre. Sportistët shqiptarë që shkëlqejnë, janë merita personale sportistësh apo trajnerësh pasionantë. Siç është dhe rasti i vajzave xhudiste të Kosovës.

Por kjo nuk do të thotë që Qeveria të mos respektojë një kampione dhe akoma më keq, nuk do të thotë që kampionia jonë duhet linçuar pse e respektoi Qeveria.

Baltosja e Luizës është si baltosja e kampiones tjetër shqiptare që garoi me flamurin grek, në hedhje shtize, të cilën shqiptarët e sulmojnë pse garoi për Greqinë dhe mijëra grekë të çmendur e përbuzin pse është shqiptare.

Nga ana tjetër, pagesa e qeverisë për Luizën si kampione Evrope, është një debat më vete.

Personalisht mendoj se ajo meriton edhe më shumë se sa ka paguar Qeveria për të, por mënyra se si Qeveria paguan një kampione si “shpenzim i paparashikuar”, tregon problemin real që ne kemi me sportin dhe individët e talentuar.

Investimi kryesor i Qeverisë duhet të jetë në promovimin e sportit në sistemin shkollor, në funksionimin e federatave sportive si ndërmarrje të qëndrueshme dhe jo klane mafioze, dhe mbi të gjitha, në krijimin e një standardi shpërblimesh dhe përfitimesh për sportistët e talentuar.

Sot askush nuk di të më thotë pse Luiza Gegës i dhamë afërsisht 100 mijë dollarë dhe nuk i dhamë 1 milionë apo 10 mijë dollarë. Nuk di të thotë njeri se nuk jemi të përgatitur as të kemi kampionë dhe as të paguajmë për ta.

Të njëjtin problem e kemi dhe kur paguajmë për artistë të shquar, këngëtarë shqiptarë të njohur në botë etj. Ky është një tregues që ne Luiza na ka kapur në befasi dhe nuk dimë ç’të bëjmë me të. Por dimë t’i tregojmë asaj se çfarë nuk duhet të bëjë ajo.

Të kishte mëndtë “tona” Luiza, nuk do ishte kampione. Do ishte “blogere” dhe do na jepte mend e jo medalje ari.

Next Post
Vlora ‘pushtohet’ nga flakët/ Pas Palasës, bie zjarr edhe në Nartë, rrezikohen banesat

Vlora 'pushtohet' nga flakët/ Pas Palasës, bie zjarr edhe në Nartë, rrezikohen banesat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 10 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 10, 2026
A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

November 10, 2026
Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

November 10, 2026
ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

November 10, 2026
Nga sot 40% më pak autobusë në Tiranë, shkak çmimi i naftës

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

November 10, 2026
Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In