Sulmuesi italian Mario Balotelli ka shkuar te merkuren ne Nice, ne diten e fundit te merkatos, per te kaluar viziten mjeksore. Klubi francez ka kohe deri ne mesnate per te gjetur akordin me Liverpulin per kete transferte, shkruan L’Equipe.
Vizita mjeksore eshte nje formalitet normal para akordit per nje transferte te mundshme. Eshte kjo aresyeja qe Balotelli “nuk ka dashur te humbase kohe”, shkruante gazeta franceze.
Klubi francez kerkon nje transferte perfundimtare per te marre sherbimet e fantazistit italian. Por, nese nuk bihet dakord me Liverpulin, atij do t’i duhet te largohet.
Sipas gazetes, nje opsion tjeter eshte huazimi per nje vit dhe me pas blerja e italianit. /r.a