Mario Balotelli i shton një pjesë historisë së Gianluigi Donnarumma, vetëm pak ditë pas kthimit të portierit në “San Siro” dhe protestës së tifozëve të Milanit:
“Më erdhi keq për Gigio, ne nuk i dimë vërtet gjërat që ndodhën te Milani. Tifozët nuk e kuptojnë, por më vjen keq, sepse ai nuk e meriton këtë trajtim”.
Sulmuesi italian vazhdoi: “Nëse do të kishte mundur, do të kishte qëndruar te Milani. Unë e di se çfarë ka ndodhur dhe ai nuk është aspak fajtor”.
Balo, megjithatë, justifikon tifozët kuqezinj: “Me sa dinë ata për këtë çështje, është në rregull që të sillen kështu, por Donnarumma nuk iu përgjigj askujt dhe nuk bëri asgjë”.
Duke folur për “TvPlay”, sulmuesi i Adana Demirspor ka trajtuar edhe temën e Massimiliano Allegrit: “Nuk më pëlqen të luaj “catenaccio”, por nëse ai zgjodhi këtë taktikë dhe fitoi, ka të drejtë”.
/a.r