Mario Balotelli do të largohet nga Nice në fund të këtij edicioni. Sulmuesi italian, Mario Balotelli ka kaluar një edicion fantastik në Nice, ku ka shënuar 17 gola në 28 ndeshje këtë edicion.
Por, ai nuk do të mbetet në Nice, pasi skuadra franceze nuk mund të përballoj edhe një vit tjetër pagën e italianit.
Sipas L’Equipe, Balotelli do të vazhdojë të mbetet në Francë, por kësaj radhe te skuadra e Marseille.Drejtuesit e skuadrës franceze kanë pronarë të rinj, të cilët janë duke tentuar të ndërtojnë një super skuadër për vitet e ardhshme.
Në rast se dështon Balotelli, atëherë alternativa tjera të Marseillet janë sulmuesi i Arsenalit, Oliver Giroud dhe ai i Monacos, Valere Germain, përgatiti ”Express”. (b.an)