• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Balona kineze/ Biden: Jo kërcënim madhor, nuk i theu dot barrierat e sigurisë

by Java News
10/02/2023 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se nuk beson që balona-spiune kineze që fluturoi mbi Shtetet e Bashkuara të ketë qenë një kërcënim madhor.

Në një intervistë televizive, Biden tha se nuk pendohet për mënyrën se si menaxhoi situatën, duke iu referuar rrëzimit të saj kur ndodhej mbi oqeanin Atlantik pasi kishte udhëtuar nëpër Shtetet e Bashkuara.

Disa ligjvënës e kanë kritikuar presidentin për faktin se ai nuk e shkatërroi më herët objektin.

“Nuk është një thyerje madhore e masave tona të sigurisë. Por ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar. Jemi në hapësirën tonë ajrore dhe nëse objekti hyn, ne mund të bëjmë ç’të duam me të”, deklaroi Biden.

Kreu i shtetit nënvizoi se ushtria ishte e shqetësuar se shkatërrimi i mjetit mbi tokë do të kishte vënë në rrezik njerëzit në terren.

“Ata morën një vendim të mençur. Ata e qëlluan kur ndodhej mbi det dhe aktualisht po mbledhin pjesët e saj”, tha Biden.

Të enjten, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një rezolutë që e konsideron balonën një “shkelje të turpshme” të sovranitetit amerikan. Një lëvizje kjo e kritikuar nga Kina, që e ka cilësuar si të ekzagjeruar dhe të motivuar politikisht.

Balona hyri për herë të parë në hapësirën ajrore amerikane më 28 janar nga Alaska dhe u qëllua fundjavën e kaluar kur ndodhej në brigjet e Karolinës së Jugut, ku pjesët e saj po mblidhen nga marina.

/s.f

 

Next Post
U takua me Altin Dumanin, xhaxhai i Aleks Nikës: Kaseta është “pronë” e jona, ja kush ja dha Artan Hoxhës

"Një lojë mes..."/ Artan Hoxha: Ja pse SPAK nuk pranoi të hetojë 21 janarin! Së shpejti do publikoj audion e plotë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ditë dimri, reshjet e para të dëborës zbardhin Bjeshkët e Tropojës!

Ditë dimri, reshjet e para të dëborës zbardhin Bjeshkët e Tropojës!

September 26, 2026
DETAJET/ SPAK operacion në Shkodër, “Muri i lartë” prangos Bledar Cafin, arrin të shpëtojë Indrit Dokle! Të dy akuzohen për trafik droge dhe grup të strukturuar (FOTO)

VIDEO/ Pamjet e operacionit të SPAK në Shkodër dhe Tiranë, momenti kur specialet e RENEA-s kapërcejnë ‘murin e lartë’ për të kapur Cafin e Doklen

September 26, 2026
Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe AI -

15 mijë $ për çdo ushtar amerikan, oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të

September 26, 2026
“Ndizet” dhe Komisioni i Kulturës! Mblidhen në fundjavë për të drejtën e autorit dhe flasin për çështjen “Hyseni”! Zhupa: Ka rënë shteti! Malaj ironizon: Kujtova se…

“Ndizet” dhe Komisioni i Kulturës! Mblidhen në fundjavë për të drejtën e autorit dhe flasin për çështjen “Hyseni”! Zhupa: Ka rënë shteti! Malaj ironizon: Kujtova se…

September 26, 2026
Shtëpia e Bardhë bllokon CNN të udhëtojë me Air Force One

Shtëpia e Bardhë bllokon CNN të udhëtojë me Air Force One

September 26, 2026
Zvicra arrin një fitore të ngushtë ndaj Islandës

Shtohen telashet për Granit Xhakës, dyshohet se përdori certifikatën e falsifikuar të vaksinimit në SHBA

September 26, 2026
VIDEO/ Ambasadori Eric Wendt në “Pallatin e Brigadave”, i dorëzon letrat kredenciale presidentit Begaj! Nis detyrën si kryediplomat i SHBA në Tiranën zyrtare

VIDEO/ Ambasadori Eric Wendt në “Pallatin e Brigadave”, i dorëzon letrat kredenciale presidentit Begaj! Nis detyrën si kryediplomat i SHBA në Tiranën zyrtare

September 26, 2026
EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave, zbardhen identitetet! (FOTO)

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave, zbardhen identitetet! (FOTO)

September 26, 2026
Nations League/ Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, 4 futbollistë përfundojnë në tribunë me urdhër të Maran! (EMRAT)

Nations League/ Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, 4 futbollistë përfundojnë në tribunë me urdhër të Maran! (EMRAT)

September 26, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në Athinë, gjashtë persona nën rrënoja, mes tyre dhe 3 shqiptarë! Dy pistat e dyshuara të policisë greke

Shpërthimi i fuqishëm në Athinë, gjashtë persona nën rrënoja, mes tyre dhe 3 shqiptarë! Dy pistat e dyshuara të policisë greke

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com