• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Balluku tryezë me shoqatat e transportit: Rregullim të linjave të transportit publik

by Java News
24/03/2019 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e transportit publik ndërqytetas dhe ndërkombëtar që operojnë në vendin tonë. Shqetësimeve të ngritura prej tyre, Balluku ju përgjigj duke njoftuar hartimin e një pakete të re që ka për synim rregullimin e operimit të sektorit të transportit publik ndërqytetas dhe ndërkombëtar.

Ministrja tha se të gjitha problematikat e ngritura do të marrin zgjidhje, teksa i ftoi përfaqësuesit e transportit publik që të bëhet pjesë e procesit. Balluku theksoi se paketa e re që do të hartohet ka për qëllim ofrimin e një shërbimi sa më të mirë për qytetarët.

“Qytetari për ne është shumë i rëndësishëm dhe rregullimi i proceseve të operimit në sektorin tuaj do të bëhet për t’u ofruar një shërbim më të mirë qytetarëve, për të vendosur rregull dhe drejtësi në mënyrën sesi ju operoni dhe sigurisht për t’ju lehtësuar ju. Të gjithë problematikat tuaja do marrin zgjidhje dhe ju duhet të bëhet pjesë e këtij procesi”, u shpreh Balluku.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, tha se paketa e re që po hartohet do të prek të gjitha linjat dhe zgjidhja që do të ofrohet do të jetë në favor të qytetarëve.

“Po përgatisim një paketë që ministria të ketë për gjithë rrjetin e linjave. Të ketë një qartësi se çfarë është më e leverdishme për qytetarin në radhë të parë, sepse duhet ta kuptojmë se nuk jemi as ne, as ju të parët por është qytetari. Ne duhet zgjidhim çështjen në në favor të tij, të çmimit, të tarifave, të komoditetit etj.”, nënvizoi Gonxhe.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e transportit publik shprehën shqetësime sa i takon numrit të madh të licencave që operojnë në vend, konkurrencës së pandershme që u bëhet por edhe nevojën për lehtësim të disa procedurave.

Ministrja Balluku kërkoi nga drejtuesit e Task Forcës së transportit, që duke filluar nga dita e hënë të intesifikohen kontrollet në terren dhe të informohen pjesëmarrësit në takim se do të aplikohen penalitetet e parashikuara nga ligji.

/g.kosovari

Next Post
Shkarkimi i Panuccit dhe e ardhmja, De Biasi thyen heshtjen!

Shkarkimi i Panuccit dhe e ardhmja, De Biasi thyen heshtjen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

September 7, 2026
Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com