• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balluku prezanton ligjin për biokarburantet: Përafrohemi akoma më shumë me kërkesat e BE-së

by A R
26/06/2025 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv/kryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi të enjten e 26 qershorit, projektligjin për përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport.

“Sot duke hedhur një hap të ri, me miratimin e këtij projektligji ne do të përafrohemi akoma dhe më shumë, të gjithë kërkesave dhe angazhimeve që kemi marrë në procesin e negocimit për anëtarësimin në BE”, tha Balluku nga foltorja.

Sipas saj, ky projektligj përcakton sasinë minimale vjetore në treg të biokarburanteve dhe lëndëve të tjera të rinovueshme për transport, të cilat plotësojnë kriteret e qëndrueshmërisë dhe kriteret e emetimeve të gazit serrë për biokarburantet.

“Që duhet të jenë jo më pak se 1% e sasisë së konsumit përfundimtar të lëndëve djegëse në sektorin e transportit duke filluar nga viti 2026 me synimin që të rritet 1% çdo vit, duke arritur kështu një 7% të volumit në fund të vitit 2030”, tha Balluku.

Balluku tha se përdorimi i energjisë së rinovueshme kërkon mbështetje dhe edukim të të gjithë përdoruesve.

Në projektligj është përfshirë edhe parashikimi i incentivimit të përdorimit të biokarburanteve nëpërmjet masave fiskale lehtësuese, praktikë kjo e ndjekur edhe nga vende të tjera të BE-së. Balluku mori si shembullin më të mirë Gjermanisë, ku theksoi se impakti fundor i përfshirjes së biokarburanteve në lëndët djegëse për transport të mos sjellë rritje të çmimit.

“Ky ligj do të shoqërohet edhe me një paketë aktesh nënligjore të cilat do të rregullojnë edhe mekanizmat monitorues dhe kontrollues të aplikimit të detyrimit të përfshirjes së biokarburantit si dhe mekanizmat për licencimin e veprimtarive të reja të prodhimit dhe përzgjedhjes së biokarburanteve”, tha Balluku.

Sipas Ballukut me projektligjin e ri është forcuar koncepti i përllogaritjes në tre fusha të ndryshme të energjive të prodhuara nga burimet e rinovueshme.

“Ai i konsumit të energjisë elektrike të prodhuara nga burime të rinovueshme, ai i konsumit të energjive të rinovueshme për ngrohje dhe ftohje, konsumi i energjisë nga sektori i transportit i prodhuar nga burimet e rinovueshme. Aktualisht dy fushat e para janë rregulluar nëpërmjet ligjit 24 të 2023 për promovimin e përdorimit të energjisë së rinovueshme”, tha zv/kryeministrja.

Balluku tha se objektiv i ligjit, përveç arritjes për uljen emetimeve të gazit serrë, janë edhe mundësitë e zhvillimit të aktiviteteve tregtare në prodhimin e biokarburanteve dhe krijimi i një sektori të ri, i cili ndërlidh sektorin bujqësor me atë të energjisë së rinovueshme.

Ndër të tjera ajo theksoi ky projektligj është pjesë e akteve që synojnë përafrimin e legjislacionit vendas me paketën europiane për klimën, sikurse është ligji për performancën energjetike të ndërtesave, ligji për sektorin e energjisë që do të përcillet së shpejti në komisionet parlamentare apo edhe ligji për eficencën e energjisë.

Balluku i bëri thirrje deputetëve ta votojnë këtë ligj.

Next Post
Dronë dhe raketa në fund të Ramazanit? Irani këshillon SHBA: Rrini larg izraelit dhe nuk do lëndoheni

Meme, teori konspiracioni dhe kritika / Fjalimi i Khameneit shuan spekulimet për mungesën në publik

Comments 1

  1. Anonymous says:
    8 months ago

    Eshte e vertete se po i afroheni be,me dhafe e prralla,cdo dite e me afer jeni.sh balluku,pa zgjedhje te lira,ska shanse,te behemi pjese e be.mose lini gje pa vjedhur e plackite,per pislliqe jene nr 1 jeni ju,dhe komandanti juaj,k/hajduti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In