Belinda Balluku zhvilloi një takim me fermerët në Lushnjë, ku theksoi rëndësinë e Myzeqeja si një nga zonat kryesore prodhuese bujqësore në vend.
Gjatë fjalës së saj, ajo vlerësoi punën dhe përkushtimin e fermerëve të zonës, duke nënvizuar gjithashtu mbështetjen që qeveria shqiptare i ka dhënë sektorit të bujqësisë gjatë 12 viteve të fundit.
“Ndodhemi në zemër të Myzeqesë, një nga njësitë prodhuese bujqësore dhe pa dyshim një nga vendet me njerëzit më punëtorë, të cilët e kanë bazuar jetën e tyre dhe kontributin e tyre tek bujqësia, por pa dyshim kanë provuar edhe gjithë mbështetjen që qeveria shqiptare i ka dhënë bujqësisë në 12 vitet e fundit”, tha Balluku.











