• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Balluku në Berlin, fokus qëndrueshmëria e burimeve të rinovueshme dhe siguria energjetike

by Java News
09/04/2019 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka marrë pjesë në forumin e nivelit të lartë “Energy Transition Dialogue”, që është zhvilluar në Berlin të Gjermanisë, me pjesëmarrjen e ministrave dhe përfaqësuesve të shoqatave të energjisë nga 90 vende të botës. Qëndrueshmëria e burimeve të rinovueshme si dhe siguria energjetike kanë qenë në fokus të diskutimeve të mbajtura në konferencë, por edhe në takimet me ministrat homologë.

“Berlin Energy Transition Dialogue” është një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare përsa i përket energjisë, që zhvillohet çdo vit në Berlin. Këtë vit, temat kryesore që janë diskutuar ka qenë qëndrueshmëria e burimeve të rinovueshme si dhe siguria energjetike, çështje të cilat janë shumë të rëndësishme dhe për Shqipërinë. Ne jemi duke punuar për diversifikimin e energjisë së rinovushme, jo vetëm të prodhuar nga uji, por të prodhuar edhe nga parqet eolike, apo parqet fotovoltaike”, është shprehur ministrja Balluku pas përfundimit të konferencës.

Konferenca është zhvilluar nën kujdesin e Qeverisë Federale Gjermane, ndërsa ministri i Ekonomisë dhe Energjisë, Peter Altmaier si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Heiko Maas kanë marrë fjalën në forum, duke nënvizuar rëndësinë që i kushton qeveria e tyre zhvillimit të sektorit të energjisë së rinovueshme.

Në këtë kontekst ministrja Balluku ka theksuar: “Vëmendja e Qeverisë Federale Gjermane në çështjet e energjisë është një nga nxitësit kryesor të zhvillimeve në Europë, gjithashtu një mbështetëse kryesore ndaj Qeverisë Shqiptare për çështjet energjetike dhe energjinë e rinovueshme. Gjatë takimeve të sotme me kolegët e mi, të cilët vinin nga 90 vende të botës, kemi shkëmbyer shumë ide dhe mendime për zhvillimin energjetik në të ardhmen”.

Konferenca e nivelit të lartë ministror, “Energy Transition Dialogue” në vitet e fundit është shndërruar në një forum udhërrëfyes për zhvillimet në sektorin e energjisë. Në takimin e këtij viti fokusi i diskutimeve ishte tranzicioni i integruar drejt energjisë së rinovueshme, çka do të ketë një impakt të ndjeshëm në uljen e nivelit të shkarkimeve të CO2 në atmosferë.

Gjithashtu gjatë forumit, theksi u vendos tek gjetja e një ekuilibri mes zhvillimit të sektorit energjitik dhe mbrojtjes së mjedisit, si një nga objektivat mbarëbotërore, në kushtet e emergjencës ku planeti ndodhet.

Në forum spikatën si folës dhe figura të shquara me kontribute të veçanta në fushën energjetike apo në sensibilizimin e rrezikut mjedisor, të cilët treguan eksperiencat e tyre të vyera në procesin e rëndësishëm, por dhe të vështirë të tranzicionit të energjisë si Komisionerja Dr. Amani Abou-Zeid dhe ish-Presidentja e Irlandës, Znj. Mary Robinson.

 

/a.meta

Next Post
Rama dhe Manastirliu inspektojnë punimet në spitalin e ri të Kirurgjisë: Gati në qershor

Rama dhe Manastirliu inspektojnë punimet në spitalin e ri të Kirurgjisë: Gati në qershor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In