• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Balluku inspekton rrugën e Rinasit: Ndërhyrje për të eliminuar rrezikshmërinë e kryqëzimeve

by Java News
26/02/2019 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Rrugore, zhvilloi një inspektim në aksin rrugor kthesa e Kasharit – Aeroporti i Rinasit, si përgjigje ndaj shqetësimit të banorëve për problematikën dhe rrezikshmërinë që paraqesin kryqëzimet e këtij aksi.

Duke sjellë në vëmendje faktin se aksi në fjalë ka një frekuencë të lartë të lëvizjes së automjeteve dhe për pasojë numri i aksidenteve të ndodhura për gjatë tij është shqetësues, ministrja Balluku kërkoi nga ARRSH dhe kompania e mirëmbajtjes e rrugës që të gjejnë një zgjidhje të menjëhershme për të ndryshuar situatën në këtë aks.

“Ne duhet të gjejmë zgjidhje për komunitetin, duhet të rrisim sigurinë rrugore. Ky është synimi jonë. Duhet të zbatojmë Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Rrugore dhe absolutisht, si gjithmonë, qytetarët janë të parët dhe gjithçka që ata e shfaqin si problem, ne duhet të tregojmë reagim të menjëhershëm”, ka theksuar Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë është zotuar se ndërhyrjet përmirësuese në këtë aks shumë të rëndësishëm, do të jenë të dukshme menjëherë në ditët në vazhdim dhe para fillimit të sezonit veror do të kemi një zgjidhje të sigurtë dhe të qëndrueshme për tre udhëkryqet e rrugës Qafa e Kasharit – Aeroport.

Nga ana e saj, drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato theksoi se gjatë vitit 2018 ka pasur një vëmendje të shtuar në eliminimin e pikave të zeza në akset rrugore kombëtare, vëmendje e cila do të shtohet gjatë këtij viti.

Gjatë inspektimit, përfaqësuesi i kompanisë që mirëmban këtë aks rrugor shpjegoi teknikisht edhe mundësitë e ndërhyrjes për të sistemuar kryqëzimet në këtë rrugë.

“Mundësitë fizike këtu janë sepse është fushë nga të dyja anët dhe mund të bëhet një zgjidhje me zgjerimin e korsive, me korsitë e përshpejtimit, me korsinë e pritjes në mes dhe me korsinë tjetër për ata që dalin për ta bërë këtë kryqëzim një kryqëzim të rëndësishëm jo vetëm për efekt të trafikut por edhe për efekt të konfiguracionit që do ketë. Sepse është një kryqëzim i rëndësishëm për trafikun por nuk ka rëndësinë që i jepet nga konfiguracioni i rrugës”, ka thënë inxhinieri i kompanisë.

/a.meta

Next Post
EMRI/ Gjenerali që do të bëjë vettingun në Policinë e Shtetit

EMRI/ Gjenerali që do të bëjë vettingun në Policinë e Shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In