• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balluku inspekton punimet për rrjetin e kanalizimeve në Mat: Asnjë tolerancë për subjektet që ndotin ujërat larës

by Java News
10/02/2024 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Bashkinë e Matit po zbatohet projekti për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të ndotura dhe impiatin e trajtimit të tyre. Projekti përfshinë qytetin e Burrelit dhe zonat perifierike të tij duke i dhënë zgjidhje një problematike shumëvjeçare për këtë zonë.

Projekti parashikon shtrimin e rreth 24 kilometrave linjë të kanalizimeve, 300 puseta për disiplinimin e ujërave të ndotura dhe shtrimin e rrjeteve sekondare dhe terciale.

Në terren, për inspektimin e punimeve ku deri më tani janë realizuar afro 30% e tyre, ishte e pranishme Zëvendëskryeministrja, njëherësh Minisër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me administratorrin e AKUK, Klevis Jahaj dhe kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj.

“Kolektori kryesor me diametër 1500 do të mbledhë 4 linjat kryesore të qytetit, të fshatit Muzhak dhe të zonës periferike të qytetit. Ky kolektor kryesor do të shkojë me vetërrjedhje pranë impiantit. Projekti parashikon dhe ndëritmin e një impianti para trajtimit të ujërave të ndotura, gjithashtu dhe një godinë për personelin së bashku me laboratorin, lidhjen e energjisë elektrike pranë tij, makineritë dhe pajisjet që i duhen drejtorisë rajonale për ta mirëmbajtur dhe për të operuar në pastrimin e të gjithë rrjetit të kanalizimeve”, njoftoi drejtori Jahaj.

Aktualisht zona periferike e Burrelit dhe fshati Muzhak largimin e ujërave të ndotura e bën ndërmjet gropave septike, të ndërtuara jashtë kushteve teknike, ndërsa pjesa tjetër përmes kanaleve të hapura të cilat paraqesin një rrezik të vazhdueshëm. Me invesitmn që po bëhet kjo problematikë merr zgjidhje.

Duke vlerësua këtë ndërhyrje që po realizohet në bashkinë e Matit, Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku u ndal tek aksioni që Qeveria Shqiptare njoftoi vetëm pak ditë më parë, i cili ka në fokus ujërat larës, dhe reduktimin e ndotjes së tyre. Balluku përsëritii edhe një herë apelin drejtuar subjekteve që operojnë pranë ujërave larës që të marrin masa për trajtimin e ujërave të ndotur.

“Të gjithë ato njësi tregtare që operojë dhe flasim kryesisht për hoteleri, restorante, pika të tjera argëtimi, të cilat operojnë në zonën bregdetare, në të gjitha ato zona ku ndodhen ujërat larëse, liqenet edhe lumenjtë, duhet që të implementojnë një impiant për pastrimin, për purifikimin e ujërave të ndotura para se ato të hidhen në kolektorët apo në ato vende të dizenjuara për tu shkarkuar. Kjo për shkak se tashmë Shqipëria 4 fishon numrin e saj të banorëve gjatë periudhës së sezonit turistik”, tha Balluku.

Për subjektet të cilat do të refuzojnë këto masa, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, solli në vëmendje penalizimet të cilat shkojnë deri në pezullim të aktivitetit të subjekteve.

“Pas 90 ditëve Task Forca do të ketë të drejtën të fillojë të kontrollojë dhe të monitorojë në terren se çfarë ndodh në të vërtetë, a janë këto subjekte tashmë të pajisura me impiantin? Në rast se do të vihet re që disa subjekte nuk e kanë përmbushur këtë kërkesë detyrimisht ato do të gjobiten përmes një mase administrative dhe do ti jepet edhe 60 ditë kohë për implementimin dhe në rast se pas 60 ditësh do të vazhdoj të ketë një mos bindje nga ana e bizneseve për të vendosur impiante, gjoba do të eskalojë, por nga ana tjetër Task Forcës do ti lindë dhe e drejta për të bllokuar aktivitetin e subjekteve”, nënvizoi Balluku duke shtuar se bashkëpunimi edhe me të zgjedhurit vendor është i rëndësishëm në këtë aksion.

Nga ana e tij, kryebashkiaku Malaj vlerësoi invesitmin sa i takon disiplinimit të ujërave të ndotur në bashkinë e Matit. Projekti pritet të jetë gati para sezonit turistik të vitit të ardhshëm, disa muaj para afatit të parashikuar./m.j

Next Post
“Njohje të reja për beqarët”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e dielë 11 Shkurt 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten rastet e demencës, po prek gjithnjë e më shumë të moshuarit: Shifrat që ngrejnë shqetësim

Rriten rastet e demencës, po prek gjithnjë e më shumë të moshuarit: Shifrat që ngrejnë shqetësim

August 17, 2026
Alarm në Kongo! Ebola shënon shpërthimin më vdekjeprurës në historinë e vendit, mbi 2,300 viktima

Alarm në Kongo! Ebola shënon shpërthimin më vdekjeprurës në historinë e vendit, mbi 2,300 viktima

August 17, 2026
Rekrutuan luftëtarë për në Siri, GJKKO: 14 të dënuar, në total 112 vite burg

Akuzohet për 870 kg kanabis në Dronovicë, GJKKO lë në burg 31-vjeçarin Xhuliano Hoxha pas ekstradimit nga Britania

August 17, 2026
Deklarata tronditëse e ministrit izraelit: Të vriten 30 ose 40 persona në Gaza çdo natë

Deklarata tronditëse e ministrit izraelit: Të vriten 30 ose 40 persona në Gaza çdo natë

August 17, 2026
Gazidede dhe Horoskopa

Welcome to Penelopa

August 17, 2026
PDK i “zë derën” Kurtit, deputetët bllokojnë hyrjen në Kryeministri: Po ushtron funksionin në kundërshtim me ligjin

PDK i “zë derën” Kurtit, deputetët bllokojnë hyrjen në Kryeministri: Po ushtron funksionin në kundërshtim me ligjin

August 17, 2026
Zjarret përfshijnë Dibrën! Tre vatra vijojnë aktive, flakët pranë banesave, rrezik për përhapje drejt Matit

Zjarret përfshijnë Dibrën! Tre vatra vijojnë aktive, flakët pranë banesave, rrezik për përhapje drejt Matit

August 17, 2026
I armatosur me kallashnikov dhe 3 krehëra, si u kap Ylli Zalla, fshihej vetëm 500 metra nga banesa

I armatosur me kallashnikov dhe 3 krehëra, si u kap Ylli Zalla, fshihej vetëm 500 metra nga banesa

August 17, 2026
BE përgatit goditjen e radhës ndaj Rusisë, Kallas paralajmëron paketë të re sanksionesh: Lista zgjerohet me një të tretën

BE përgatit goditjen e radhës ndaj Rusisë, Kallas paralajmëron paketë të re sanksionesh: Lista zgjerohet me një të tretën

August 17, 2026
“U shit te Tom Doshi”/ Sherr brenda “Revolucionit Flamingo”, përplasen organizatorët, akuza për administrimin e mbi 10 mijë eurove

“U shit te Tom Doshi”/ Sherr brenda “Revolucionit Flamingo”, përplasen organizatorët, akuza për administrimin e mbi 10 mijë eurove

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com