• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balluku inspekton punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës: Do të jemi gati në afatin e premtuar

by Java News
19/06/2024 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtori i Aviacionit Civil, Maksim Ethemaj ishin në kantierin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës ku ndoqën nga afër ecurinë e punimeve në këtë projekt. Po punohet me ritme të shpejta, ku krahas ndërtimit të pistës së aeroportit, punohet paralelisht edhe për ndërtimin e të gjithë infrastrukturës aeroportuale që janë pjesë e projektit.

Deri më tani janë realizuar më shumë se 40% e punimeve fizike. Drejtori Ethemaj bëri të ditur se projekti, ashtu sikundër ishte parashikuar, po zhvillohet me disa faza.

“Aeroporti në vetvete është planizuar që të zhvillohet në tre faza. Kjo është faza e parë e zhvillimit, i cili do të shoqërohet pastaj, në bazë të numrit të pasagjerëve, në fazat e tjera. Kjo që shihet shoqërohet edhe me një proces koordinimi mes palëve. Aktualisht drejtoria e Aviacionit Civil, aeroporti, Dogana dhe Policia kanë filluar punën për përcaktimin e kërkesave, vendeve ku do alokohen me qëllim llogaritjen e stafit të nevojshëm. Punimet po ecin shumë mirë”, tha Ethemaj.

Punimet fizike parashikohet që të përfundojnë në fund të këtij viti për ti lënë më pas kohë proceseve të certifikimit dhe kolaudimit të këtij aeroporti, i konsideruar si një ndër më të mëdhenjtë e rajonit.

“Fazat janë të definuara, se çfarë do të ndodhë në secilën fazë, pasi një njësi kaq e madhe e aviacionit civil, ku ka disa komponentë brenda, nuk ndërtohet e gjitha që në fazën e parë. Ashtu siç është edhe e planizuar në studimin e fizibilitetit ka disa faza për të avancuar me të gjithë procesin e ndërtimit të aeroportit deri në realizimin final të të gjithë volumeve të punës që ky aeroport do të ketë. Për këtë arsye edhe ne jemi të përgatitur sipas një kalendari dhe fazave që do të hedhim një nga një, por për fazën e parë, e cila do të jetë faza e hapjes të operimeve dhe e nisjes së disa nga sektorëve, ne jemi plotësisht gati”, u shpreh Balluku.

Aeroporti do të zhvillohet në tre sektorë, aviacion civil, mirëmbajtje e avionëve, një kargo e mirëfilltë, e cila deri më tani i mungon Shqipërisë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e vendosi theksin tek respektimi i afateve duke sjellë në vëmendje edhe faktin se tashmë vendi ynë ka eksperiencën e duhur për finalizimin e të gjithë procesit.

“Kemi me të vërtetë në radhët tona ekspertë të mirë të fushës, të cilët e njohin tashmë procesin. Kemi bërë një test me procesin e aeroportit të Kukësit dhe ja kemi dalë në afate dhe në kohë, kështu që tashmë edhe skuadrat tona janë skuadra me eksperiencë, me kontakte shumë të mira me partnerët ndërkombëtarë dhe nga ana tjetër kanë kaluar dhe një test të fuqishëm që ka qenë ai i certifikimit të Kukësit. Kështu që tashmë le të themi kjo nuk është një provë, ky është një sukses i garantuar, mjafton që ne ti qëndrojmë afateve, ndaj insistoj tek pjesa e afateve”, nënvizoi Balluku.

Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës do të jetë i kategorisë 4E, me një pistë me gjatësi prej 3.2 kilometrash duke mundësuar edhe fluturimet transoqeanike./m.j

Next Post
Mitsotakis e shpalli Belerin zyrtarisht kandidat për eurodeputet, nëse fiton heq dorë nga mandati si kryebashkiak i Himarës

Eurodeputetët e Demokracisë së Re në Greqi në takimin e parë, merr pjesë dhe Beleri! Mediat greke zbardhin mbledhjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

March 15, 2026
Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

March 15, 2026
Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

March 15, 2026
Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

March 15, 2026
“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

March 15, 2026
Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

March 15, 2026
Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

March 15, 2026
“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

March 15, 2026
Paralajmërim për sulme të reja, Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut

Paralajmërim për sulme të reja, Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut

March 15, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Statutet e partive si letër higjenike

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In