• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balluku inspekton punimet në tunelin e Llogarasë: Po ecim me ritme të shpejta

by A R
27/12/2022 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka inspektuar paraditen e sotme punimet në Tunelin e Llogarasë.

Balluku vëzhgoi nga afër kantierin duke theksuar se puna ka ecur me ritme të shpejta.

“Jemi 5500 metra në tunelin kryesor dhe 3.4 kilometra në tunelin ndihmës. Ritmet e punës janë mbresëlënëse, ishte e pamundur të hyje dhe të dilje në krahun e Palasës nëpër kantier pasi kishte lëvizje të automjeteve, punëtorëve dhe gjithçkaje tjetër. Unë besoj se ju do të vazhdoni të mbani të njëjtat ritme, hiq ato ditë festash, që edhe gjithë punëtorët duhet të pushojnë dhe të jenë pranë familjeve”, tha Balluku.

Ajo u shpreh po ashtu se ky projekt inxhinierik është nga më të rëndësishmit dhe do t’u shërbejë të gjithë shqiptarëve.

“Ka nisur me një detajim të rëndësishëm dhe një garë ndërkombëtare të projektimit, gjë që ka bërë që të papriturat të jenë shumë të pakta. Kjo është dhe një nga arsyet që ne do ta përdorim si shembull Tunelin e Llogarasë për dizejnimin inxhinierik dhe të punës së mëtejshme, të bazuar në projektime të mirëfillta”, shtoi ajo.

Ministrja tha se e rëndësishme është dhe ndërtimi i rrugës lidhëse me Palasën dhe mbyllja e këtyre punimeve sa më shpejt në mënyrë që të shmanget trafiku nga mjetet e rënda.

“Pas hapjes së tunelit na pret një fazë shumë e rëndësishme. Pjesë e rëndësishme është dhe ndërtimi i rrugës lidhëse me Palasën, e cila është 1.2 kilometra. Do të mundohemi të mbyllim të gjitha këto deri në Maj që të mos lëmë automjetet e rënda të bllokojnë trafikun. Shenjat e ujit që pamë në fillim të tunelit janë të shirave, pra s’ka burim natyror. Megjithatë e rëndësishme është që vepra ka të bëjë me infrastrukturën, ky projekt ishte kthyer në një ëndërr për të gjithë shqiptarët”, përfundoi Balluku.

Tuneli hap një portë të re në jug të vendit, që synon ta kthejë jugun e Shqipërinë në një atraksion turistik jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin dhe pse jo edhe për Mesdheun. Me këtë vepër aksi Orikum – Palasë do të përshkohet në vetëm 10 minuta.

/a.r

Next Post
Kishin mbushur kosheret me armë, bomba e fishekë! Asnjë i shoqëruar nga fisi Martinaj

Kishin mbushur kosheret me armë, bomba e fishekë! Asnjë i shoqëruar nga fisi Martinaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë u diskutua në takimin e Ramës me Merz në Budva? Reagon zyra për shtyp e kancelarit gjerman

Çfarë u diskutua në takimin e Ramës me Merz në Budva? Reagon zyra për shtyp e kancelarit gjerman

October 23, 2026
Administrata Trump kërkon bllokimin e rezultateve të zgjedhjeve në Alaskë, shkak ngjashmëria e emrave të kandidatëve

Administrata Trump kërkon bllokimin e rezultateve të zgjedhjeve në Alaskë, shkak ngjashmëria e emrave të kandidatëve

October 23, 2026
SHBA shpall heliumin si material kritik, ndërsa Evropa përballet me vështirësi në furnizim

SHBA shpall heliumin si material kritik, ndërsa Evropa përballet me vështirësi në furnizim

October 23, 2026
“Hila nuk është viktimë, për këtë ai do të…”- Eksperti: Ishin kamera të fshehta të lidhura me laptopin, ja çfarë u gjet në vilën e tij! Në papafingo…

Karamuço ngre dyshime për organizimin e protestës: Të hetohen dronët dhe komunikimet e grupeve

October 23, 2026
Pamje të rënda, momentet e sulmit të armatosur në një kishë në Jordani, 7 të vrarë dhe 34 të plagosur (VIDEO)

Pamje të rënda, momentet e sulmit të armatosur në një kishë në Jordani, 7 të vrarë dhe 34 të plagosur (VIDEO)

October 23, 2026
“Lëvizja Bashkë e Qorit koordinohet me Vetëvendosjen”, Çupi: Ka vepruar kundër stabilitetit të Shqipërisë

“Lëvizja Bashkë e Qorit koordinohet me Vetëvendosjen”, Çupi: Ka vepruar kundër stabilitetit të Shqipërisë

October 23, 2026
Sekretari amerikan i Thesarit: Linja e naftës së Iranit është shkatërruar, terminali i saj kryesor është bosh

Sekretari amerikan i Thesarit: Linja e naftës së Iranit është shkatërruar, terminali i saj kryesor është bosh

October 23, 2026
Firmoset marrëveshja për Gazën nga ministri Nufi, i pranishëm edhe ambasadori amerikan Eric Wendt: Konfirmojmë angazhimin për paqen

Firmoset marrëveshja për Gazën nga ministri Nufi, i pranishëm edhe ambasadori amerikan Eric Wendt: Konfirmojmë angazhimin për paqen

October 23, 2026
Trump flet për mandatin e tretë: Mendoj se kam të drejtë të kandidoj sërish

Trump flet për mandatin e tretë: Mendoj se kam të drejtë të kandidoj sërish

October 23, 2026
50 mln euro, “Iris” e Claude Monet bëhet vepra më e shtrenjtë e shitur në ankand në Francë

50 mln euro, “Iris” e Claude Monet bëhet vepra më e shtrenjtë e shitur në ankand në Francë

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In