• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balluku inspekton punimet në nënstacionin elektrik të Lezhës: Investimet i përgjigjen zhvillimit të zonës

by A R
28/10/2024 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënstacioni elektrik i Lezhës po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë, i cili do të dyfishojë kapacitetet ekzistuese të tij duke bërë të mundur akomodimin e gjithë nevojat të qytetit, si dhe rritjen e sigurisë së furnizimit me energji për banorët e zonës dhe bizneset, në mënyrë të veçantë ato të sektorit të turizmit. Ky nënstacion është ndërtuar në vitin 1960 dhe që prej asaj kohe ka pasur ndërhyrje të pjesshme, por asnjëherë një rikonstruksion të plotë.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtori i OSSH, Blendian Dalipi dhe kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu inspektoi ecurinë e punimeve në këtë objekt, të cilat fillimisht do të përqendrohen në ngritjen e nivelit të nënstacionit për shmangur përmbytjen e tij si pasojë e reshjeve intensive të shiut.

“Është nënstacioni kryesor për të gjithë qarkun e Lezhës, jo vetëm për zonën e Shëngjinit. Dhe nga ky nënstacion furnizohen sot deri në 40 mijë abonentët. Herë pas here janë bërë disa ndërhyrje të pjesshme, duke ndërruar transformatorët, por asnjëherë nuk është ndërmarrë një nisëm e tillë për të pasur një rikonstruksion total”, u shpreh drejtuesi i OSSH, Blendian Dalipi.

Zëvendëskryeministrja Balluku tha se këto investime, jo vetëm i përgjigjen fluksit aktual të zonës, por edhe zhvillimit të mëtejshëm të saj.  Punimet për rikonstruksionin e nënstacionit, u shpreh Balluku, nuk do të krijojnë pengesa në furnizimin normal me energji elektrike të qytetarëve. “Do të ketë dyfishim të kapaciteteve të nënstacionit, jo vetëm për të akomoduar të gjithë nevojat e qytetit edhe ato të zonës së Shëngjinit, duke pasur parasysh që ka një kërkesë të shtuar, por edhe planet e tjera që keni për ndërtim në zonën e bregdetit”, tha Balluku.

Në zonën e Lezhës është bërë e mundur gjithashtu rikonstruksioni i disa kabinave elektrike dhe ndërtimi i disa të rejave, ndërsa është ndërhyrë edhe për rikonstruksionin e rrjetit të tensionit të mesëm dhe atij të ulët. “Kemi bërë edhe një planizim të investimeve ashtu siç duhet për vitin 2024 dhe çfarë është më e rëndësishme dhe kjo duhet thënë, që OSSH-ja tashmë, ashtu siç të gjitha kantieret tona të tjera, nuk zvarrit asgjë për më tepër ne jemi në presionin e kohës dhe detyrimisht kërkojmë dhe mirëkuptimin e kompanive që operojmë, pasi është shumë e nevojshme për ne që të përfundojnë të gjitha këto vepra edhe para afateve, siç është rasti i këtij nënstacioni”, u shpreh Balluku.

Kryebashkiaku Ndreu nga ana e tij duke vlerësuar investimet e realizuara dhe ato që janë në proces tha se përmes tyre janë adresuar disa prej shqetësimeve dhe kërkesave që banorët kanë ngritur.

Investimi në nënstacionin e Lezhës bën të mundur eliminimin e ndërprerjeve të energjisë për shkak të defekteve, nga mbingarkesa apo amortizimi i rrjetit të vjetër, uljen e nivelit të humbjeve, si dhe përmirëson sigurinë teknike të rrjetit në parametra teknikë bashkëkohorë.

/a.r

Next Post
Tre orë në SPAK, Roshi: Nuk besoj që jam nën hetim! Bëhet fjalë për në Sarandë ku…

Tre orë në SPAK, Roshi: Nuk besoj që jam nën hetim! Bëhet fjalë për në Sarandë ku...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

Ditari nuk është procesverbal!

November 5, 2026
Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

November 5, 2026
Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

November 5, 2026
Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

November 5, 2026
Zvicra vendi numër 1 në botë për gjobat ndaj makinave

Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë, detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë

November 5, 2026
Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

November 5, 2026
Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

November 5, 2026
Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

November 5, 2026
“Arrogancë dhe kamzhik ndaj opozitës”- Etika i përjashtoi dy muaj, Tabaku merr në mbrojtje Bardhin e Balliun: Standard i dyfishtë i Parlamentit, të ndëshkohen me votë

Tabaku për progres-raportin: Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe pa vlerat e BE-së

November 5, 2026

Blunami në SHBA dhe Zvërneci

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In