• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balluku inspekton punimet në Kombinat-Ndroq-Plepa: Lehtëson lëvizjen dhe nxit zhvillimin e zonës

by A R
14/02/2025 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kantierin për rehabilitimin e aksit rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa, loti 1, janë realizuar afro 25% e punimeve fizike. Ky lot ka një gjatësi prej 4.8  kilometrash, ndërsa projekti parashikon kthimin e këtij aksi në parametrat e kategorisë C.

Punimet janë fokusuar nga dalja e Urës së Beshirit, ku ka përfunduar procesi i gërmimeve në trupin e rrugës, si dhe është bërë e mundur spostimi i linjave elektrike dhe atyre të ujësjellësit, si dhe sistemimi i ujërave të zeza.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër ecurinë e punimeve.

“Ky segment rrugor është i projektuar sipas standardeve në fuqi. Është kthyer në një segment interurban dytësor i kategorisë C1 me ky korsi kalimi nga 3.75 metra. Dy bankinat e emergjencës të cilat janë ndarë në zonën urbane në 2.5 metra që shërbejnë dhe si korsi emergjence dhe në zonën interubane me nga 1.5 metra gjerësi.  Projekti fillon në dalje të Kombinatit dhe 1.8 kilometrat e para janë trajtuar si zonë urbane me trotuare dhe me ndriçim”, tha Gjyli.

Zëvendëskryeministrja Balluku e cilësoi projektin për rehabilitimin e këtij aksi, si një ndër më të rëndësishmit, i cili jo vetëm do të lehtësojë lëvizjen, duke rritur edhe sigurinë rrugore, por do të ketë një impakt të drejtpërdrejt edhe në zhvillimin e të gjithë zonës.

“Kemi nisur rikonstruksionin e thellë të kësaj rruge, por jo vetëm rikonstruksion, sepse do të kemi edhe eliminimin e disa prej pikave të zeza që kemi pasur, ato që ne i quajmë kështu për shkak të sigurisë rrugore dhe që afektojnë shikueshmërinë, duke qenë se janë kthesa. Nga ana tjetër, në këtë segment do të kemi edhe një sërë risish, duke pasur një zgjerim të kurorës së rrugës e cila shkon deri në 12.5 metra, rritje të shpejtësisë dhe nga ana tjetër do të kemi dhe ndërtimin e një ure e cila është pjesë e projektit të Bankës Botërore që quhet projekti i urave”, tha Balluku.

Zona që shtrihet përgjatë këtij aksi ofron mundësi të shumta për zhvillimin e agroturizmit dhe me rehabilitimin e këtij aksi, pritet që ky sektor të marrë një zhvillim edhe më të madh.

“Me sistemimin dhe me rikonstruksionin e thellë të kësaj rruge ne jemi të sigurtë që gjithë zona e Pezës, Ndroqit dhe deri në Plepa do të marrë një zhvillim tjetër turistik, atë të agroturizmit, duke pasur parasysh që i gjithë relievi i zonës e lejon këtë. Nuklat bujqësore të vendosura këtu prej vitesh do të marrin një zhvillim më të madh. Zona e Ndroqit deri në Plepa është i aksesueshëm shumë lehtë nga Tirana, siç është dhe nga Durrësi, kjo e bën projektin një nga projektet më të rëndësishme dhe kantieret më të rëndësishme që ne kemi në këto momente”, nënvizoi Balluku.

Aksi rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa ka një gjatësi prej 27.4 kilometra.

Next Post
EMRAT/ Bullgarët i morën 98.000 euro, si u mashtrua fierakja në Greqi! Autorët e morën në telefon…

Vinte nga Spanja, shqiptarja kapet me 26 kg marijuanë në aeroportin e Athinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com