• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balluku inspekton punimet në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës: Do respektohen afatet, fluturimi i parë më 8 maj

by B K
30/04/2025 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ishte në kantierin e aeroportit të Vlorës, ku inspektoi punimet. Balluku tha se po punohet me tre turne për të plotësuar afatet e përfundimit të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.

Ky aeroport do të ofrojë 1200 vende pune dhe do të jetë aeroporti i dytë kombëtar i Shqipërisë, pas aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë. E veçanta e këtij aeroporti është se do të ketë dhe një sipërfaqe të posaçme që do i kushtohet Akademisë së Aviacionit dhe se nuk do të shërbejë vetëm për transportin e njerëzve, por dhe të mallrave.

“Duket kulla e përfunduar, por ka akoma skela edhe terminale duket disi i përfunduar, por duhet të dimë që po flasim për një sipërfaqe tepër të madhe. Gëlon ky kantier, këtu punohet dhe me tre turne. Nuk është një kantier dosido, është pista e në aeroporti ndërkombëtar. Puna që bëhet këtu është një punë që kërkon shumë kujdes dhe që duhen të plotësohen të gjitha standardet. Kemi ngritjen e logjistikës, magazinat, të mos kryhen vetëm fluturime me pasagjerë, por dhe me mallra. Kemi një komponentë tjetër që është Akademia e Aviacionit Civil. Ky aeroport i ri hap 1200 vende pune”, tha Balluku.

Duke e cilësuar si një pikë shumë të rëndësishme, që do të ndihmojë në ekonominë dhe turizmin e vendit, Balluku shtoi se do të përmbushen të gjitha afatet dhe standardet për ndërtimin e aeroportit dhe se fluturimi i parë do jetë më 8 maj.

“Kjo është industria e parë shqiptare që është në përputhje me të gjitha kërkesat e vendeve europiane. Do të jetë një nga pikat e zhvillimit ekonimik dhe të truizmit më të madh të të gjithë vendit. Duhet thënë që kemi partnerë shumë të mirë nga Italia. Unë jam besimplotë që ne do të përmbushim afatet që jo vetëm Vlora të ketë një aeroport fluturimesh, por që e gjithë Shqipëria të ketë një aeroporti tjetër ndërkombëtar. Atëherë shihemi 8 maj”, përfundoi Balluku.

Next Post
Ilir Proda takim me Këshillin e prindërve të Tiranës: Do garantojmë sigurinë e fëmijëve

Ilir Proda takim me Këshillin e prindërve të Tiranës: Do garantojmë sigurinë e fëmijëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In