• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Balluku inspekton punimet e realizuar në nënstacionin elektrik Laç 2: Do ndërhyhet edhe në rrjetin shpërndarës

by Java News
13/11/2019 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi nga afër investimin e realizuar në nënstacionin elektrik Laç 2  si dhe u njoh me efektet që pritet të sjell transformimi i këtij nënstacioni.

Bledian Dalipi, Drejtor i Rrjetit të Transmetimit, bëri të ditur se falë këtij investimi bëhet e mundur një furnizim më i sigurt me energji i banorëve të këtij rajoni.

Për drejtorin e Rrjetit të Transmetimit, rehabilitimi i këtij nënstacioni si dhe përfundimi i disa investimeve të tjera të rëndësishme në zonë do të jenë një ndihmë e madhe jo vetëm për 5 mijë banorët e zonës, por edhe për përdoruesit, që transmetojnë energji përmes rrjetit, siç janë HEC-et e ndryshme, që operojnë në zone.

Ministrja Belinda Balluku theksoi se ky investim është prova e radhës e bashkëpunimit të mirë midis dy operatorëve OST dhe OSHEE, që do të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me energji elektrike për zonën e Laçit.

“Ky ka qenë një investim që ka kushtuar rreth 234 milionë lekë dhe vjen në një zonë me problematikë shumë të madhe përsa i përket shpërndarjes së energjisë. Një zonë në të cilën nuk ishte investuar prej dekadash dhe që normalisht e ka shumë afër një burim shumë të rëndësishëm energjetik siç janë dy HEC-et e Shkopetit dhe Ulzës. Por fatkeqësisht dihet që Laçi dhe gjithë zona përreth ka vuajtur gjatë për energjinë elektrike, ndërprerjet e shumta për defekte teknike, humbjet në rrjet dhe gjithë problematikat e tjera”, u shpreh Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi më tej se pas investimeve në nënstacionet elektrike është e rëndësishme që të ndërhyhet edhe në rrjetin shpërndarës, si atë të tensionit të mesëm ashtu edhe atë të ulët, për të rritur edhe më cilësinë e furnizimit për të gjithë qytetarët.

“Kemi pasur një rritje të cilësisë së ofrimit të shërbimit në rrjet, gjë të cilën e synojmë në të gjithë territorin. Duke mbyllur investimet që kemi nisur në nënstacionet e OST, krijojmë sigurinë në transmetimin e rrjetit energjetik, që është më e rëndësishmja, dhe më pas lind nevoja e ndërhyrjes dhe në rrjetin e transmetimit të tensionit të mesëm dhe të ulët, i cili mbulohet nga OSHEE-ja”, nënvizoi Balluku.

Këto investime do të ndihmojnë edhe në tërheqjen më të mirë të energjisë nga HEC-et private, që operojnë sipas kushteve të sanksionuara në kontrata, si dhe nga parqet fotovoltaike në të ardhmen, një energji për të cilën aktualisht shteti paguan për t’a blerë.

“Këto rrjete do të ndihmojnë edhe më pas kur të krijohen parqet fotovoltaike të cilat janë shumë të rëndësishme për shkak të diversifikimit të burimeve natyrore që ne kërkojmë që të krijojmë këto momente. Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë dhe të kemi kapacitete të mëdhaja të energjisë së rinovueshme, pra nga uji apo nga dielli, por nga ana tjetër të kemi dhe mundësi që t’a tërheqim këtë energji dhe ta transmetojmë në rrjet pa humbje. Ky është dhe synimi kryesor”, u shpreh Balluku.

Në nënstacionin Laç 2 janë ndërruar tërësisht traktet e 3 linjave 110 kV, Laç 1- Laç 2, Ulëz-Skuraj-Laç 2 dhe Lezhë-Laç 2. Gjithashtu janë vendosur edhe pajisje për kontrollin dhe monitorimin e nënstacionit duke rritur sigurinë dhe cilësinë e transmetimit në rrjetin 110 kV.

g.kosovari

Next Post
Presidenti Meta dekreton Marsida Xhaferllarin si anëtaren e dytë të Gjykatës Kushtetuese

Presidenti Meta dekreton Marsida Xhaferllarin si anëtaren e dytë të Gjykatës Kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In