• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balluku: Hidrocentrali i Skavicës rrit kapacitetet prodhuese dhe mbrojtjen nga përmbytjet

by
02/10/2021 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ishin sot në zonën ku do të ndërtohet hidrocentrali i Skavicës dhe ku ka nisur puna në terren për hartimin e projektit për këtë vepër kaq të rëndësishme për Shqipërinë.

HEC Skavica është pjesa e katërt dhe e munguar e kaskadës së Drinit prej 50 vjetësh, e cila rrit sigurinë energjitike, rrit kapacitetet prodhuese dhe mbrojtjen nga përmbytjet, kontribuon ndjeshëm drejt transformimit të Shqipërisë në vend eksportues neto të energjisë elektrike.

Balluku tha se “HEC-i i Skavicës është një ëndërr e të gjithë shqiptarëve dhe sot jemi këtu të konkretizojmë atë që ka qenë thjesht një projekt apo ëndërr për shqiptarët”.

Balluku tha se kjo nuk do të jetë vetëm një vepër e infrastrukturës kritike, por duke ndërtuar Skavicën në këtë zonë, ne kërkojmë të arrijmë disa parametra që kanë të bëjnë me sigurinë energjetike.

Sipas saj, siguria energjetike është thelb i këtij projekti të rëndësishëm.

Shqipëria prej kohësh po mundohet të rrisë kapacitetet e tregut vendas duke u kthyer në vend eksportues i energjisë së rinovueshme dhe jo importues me çmime të larta që krijojnë probleme në buxhetin e shtetit, tha ajo.

Po ashtu, Balluku theksoi se ky është një projekt me impakt social. Zona ku do të ndërtohet do të marrë tërë vëmendjen dhe zhvillimin e infrastrukturës dhe do të ketë mundësi të tjera zhvillimi. Me përfundimin e këtij HEC-i fillon një epokë e re për zonën e Kukësit dhe Dibrës, pasi mund të zhvillohen nga ana turistike për shkak të infrastrukturës që do të ndërtohet në ndihmë të HEC-it, tha ajo.

Rrugët e aksesit që janë krijuar në ndihmë të projektit, sipas Ballukut janë sot të mirëpritura nga komuniteti.

Imagjinoni se si do të jetë situata këtu në përfundim të kësaj vepre gjigande, një nga më të mëdhatë që kemi ndërtuar në Republikën e Shqipërisë, tha ajo.

Balluku theksoi se kompania ‘Bechtel’ është përzgjedhur për eksperiencën e saj për të trajtuar me kujdes impaktin social të infrastrukturave kritike gjatë ndërtimit dhe operimit të këtij HEC-i.

Jam e sigurt që gjithçka kemi adresuar, ata do ta përfshijnë në projekt. Detyra jonë është të mbajmë në kontakt të gjithë komunitetet që preken nga ky projekt kaq i rëndësishëm për të dëgjuar nevojat e tyre dhe për t’i akomoduar deri në përfundim të projektit, nga shpronësimi dhe deri te sistemimi i tyre i mëtejshëm, tha Balluku.

/b.h

Next Post
“Nuk rrezikojmë valë tjetër”/ Alimehmeti: Situata e COVID drejt përmirësimit!

Epidemiologu Alimehmeti bën publike informacionet për luftën kundër COVID: Efekti ishte aq i lartë saqë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

April 9, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In