• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balluku e Kumbaro inspektojnë punimet në aksin Berat-Ballaban: Rrugë s rëndësishme për zhvillimin bujqësor e turistik

by Java News
03/02/2024 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Ballaban-Berat po ecin me ritme të shpejta. Në të gjithë gjatësinë e lotit numër 3 është hapur traseja dhe po vijon puna me ndërtimin e veprave të artit. Punohet gjithashtu edhe për mbrojtjen e skarpateve dhe mureve mbajtëse.

Aksi rrugor Berat-Ballaban, me një gjatësi prej 58 kilometrash, lidh qarkun e Beratit me atë të Gjirokastrës. Përgjatë tij shtrihet një numër i madh fshatrash të cilat me ndërtimin e këtij aksi do të jenë më lehtë të aksesueshëm. Zona konsiderohet gjithashtu me potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, drejtorin e ARRSH, Evis Berberi dhe kryetarët e bashkive të Këlcyrës, Memaliajt, Përmetit dhe Tepelenës që preken nga ky projekt, ndoqën nga afër ecurinë e punimeve.

“Koha na ka favorizuar. Jemi duke punuar kryesisht me veprat e artit, të cilat janë të shumta, duke qenë se 5 kilometrat e parë shtrihen në një terren gjysmë fushor, gjysmë kodrinor, ndërsa 10 kilometrat e tjerë shtrihen në një terren malor. Po punojmë me mure mbajtëse, me kanalet kulluese dhe me skarpatet. Është hapur gati e gjithë traseja”, sqaroi Berberi.

Fillimi i punimeve për ndërtimin e këtij aksi rrugor ka nisur të japë edhe efektet e para. Banorë të zonës kanë nisur të ngrenë strukturat e para të pritjes. Ministrja Kumbaro tha se modeli i agroturizmit është një mundësi reale për zonën pasi ofron të gjitha resurset e nevojshme.

“Përveç banorëve të Përmet, Këlcyrës, Memaliajt, Tepelenës, të cilët janë përdorues të këtij aksi, numri i turistëve gjithmonë e më shumë po shtohet. Ajo që është më e rëndësishme është që banorët do të vazhdojnë të rrijnë sepse nëse ne ua çojmë turistët, konsumatorët. Falë kësaj infrastrukture do të ketë një zhvillim ekonomik edhe ka mjaft banorë, djem të rinj të kësaj zone, që jetojnë në Tiranë dhe në frymën e agroturizmit që ne kemi nxitur, duan të kthehen të investojnë nëpër fshatrat e tyre, në shtëpitë e prindërve”, u shpreh Kumbaro.

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku tha se ndërtimi i këtij aksi, jo vetëm do të lehtësojë lëvizjen dhe aksesin në të gjithë zonën përgjatë të cilit ai shtrihet, por do të ndikojë edhe në rritjen e ekonomisë lokale duke nxitur zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit, si dy sektorë të rëndësishëm.

“Kjo do jetë një rrugë shumë e rëndësishme për zhvillimin bujqësor dhe atë turistik. Është një krahinë e jashtëzakonshme përsa i përket bukurive natyrore dhe duhet pasur parasysh që rruga Berat-Ballaban kalon përmes Beratit, Skraparit, Përmetit dhe Tepelenës, kështu që prekim dhe rajone të rëndësishme si të zhvillimit bujqësor ashtu dhe të zhvillimit turistik”, tha Balluku.

Investimet në infrastrukturë dhe energji, theksoi Balluku, kanë një rol kyç në zhvillimin e të gjithë sektorëve që kontribuojnë në rritjen ekonomike të vendit, ndaj do të vijojë të investohet në zonat ku edhe potencialet janë të shumta.

“Infrastruktura dhe energjia janë dy kolona mbështetëse, të cilët çojnë ekonominë përpara. Ekonomia është dinamike, ndryshon, pra prioritetet ndryshojnë. Dikur ne kemi pasur prioritet bujqësinë. Nuk e lëmë pas dore, vazhdojmë me paketat subvencionuese, vazhdojmë me politikat mbështetëse që kemi për bujqit dhe blektorët, por nga ana tjetër turizmi vetë për shkak të të ardhurave që ka krijuar gjatë vitit 2023 është ai që ka marrë fokusin kryesor. Detyrë e infrastrukturës dhe energjisë është që të krijojë të gjitha kushtet logjistike për zhvillimin e këtyre sektorëve”, nënvizoi Balluku.

Aksi i ri rrugor Berat- Ballaban është i ndarë në tre lote. Aktualisht po punohet në lotin numër 3, i cili ka një gjatësi prej afro 16 kilometrash.

Next Post
Veliaj pret dy kampionët e boksit, Ermal Hadribeaj e Muhamet Qamili: Jeni ambasadorët e vendit tonë

Veliaj pret dy kampionët e boksit, Ermal Hadribeaj e Muhamet Qamili: Jeni ambasadorët e vendit tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

June 19, 2026
Vëmendje për viktimat

Disa shënime mbi një këngë zvicerane të ngjashme me këngët shqiptare të nizamëve

June 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2026

June 19, 2026
“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

June 19, 2026
Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

June 19, 2026
Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

June 19, 2026
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In