• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balluku: 16 miliardë euro investime të huaja në Shqipëri

by A R
10/11/2025 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, në prezantimin e projektit “OSHEE Charge”, u ndal dhe tek përmirësimi i sektorit që ajo përfaqëson në vend.

Kështu, Balluku, u shpreh se në progres-raportin e javës së kaluar, energjia ka marrë vlerësimin “progres i mirë”. Ajo theksoi se mbi 40 masa janë vlerësuar, duke ia kontribuar këtë vlerësim për shkak të përafrimin me kuadrin ligjor evropian.

“Do ta nisja nga progress raporti i fundit, i cili u shpall vetëm javën e kaluar, ku bazuar mbi 40 masa të vlerësuara, energjia ka marrë vlerësimin progres i mirë. Progres i mirë i dhënë për vitin e dytë radhazi, që padyshim na bën krenarë, e pasqyron të gjitha përpjekjet e bërë nga secili prej jush në këtë sektorë, nga elektriçisti, e deri tek drejtuesit e sektorit, apo dhe rendi që ne kemi ndjekur gjatë gjithë periudhës sa i përket kuadrit ligjor dhe gjithçka tjetër që ka sjellë këtë rezultat”, tha Balluku.

Më tej, duke u ndalur tek investimet e huaja në vend, Balluku u shpreh se janë kryer të paktën 16 miliardë euro investime të tilla, një shifër kjo mjaft e lartë dhe shtytës për sektorin.

“Sot 16 miliardë euro investime të huaja në vendin tonë. Janë mbi 250%, krahasuar me një dekadë më parë.

Sa i përket energjisë, kontributi në valutë, ka arritur rreth 3.72 miliardë euro. Por, për të mos lënë asnjë derë të hapur për retorikë dhe pretendime, vetëm në 5-vjeçarin e fundit, pra krahasuar me mesvitin e 2020, jemi rritur me 52% në investimet e huaja, vetëm në sektorin energjetik.

Ndërkohë, sa i përket sektorit të nxjerrjes, sot kemi një kontribut i cili shkon rreth 2.60 miliardë euro, ose e thënë ndryshe 162% më shumë, krahasuar me vitin 2020”, tha Balluku.

Marrë shkas nga të gjitha këto vlera, Balluku shprehet se janë tregues të qartë të besimit së ndërkombëtarëve për investimin në Shqipëri.

“Ky është një tregues i qartë i besimit që investitorët ndërkombëtar kanë tek potenciali, serioziteti dhe qëndrueshmëria e këtij sektori. Tashmë, kemi hyrë në një fazë të re të zhvillimit, ku inovacioni është busulla e mandatit tonë qeverisës”, tha ajo.

Next Post
“Burgu është i ashpër”, Prokuroria e Parisit kërkon liri me kusht për Nicolas Sarkozy

“Burgu është i ashpër”, Prokuroria e Parisit kërkon liri me kusht për Nicolas Sarkozy

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia sulmon Ukrainën pas përfundimit të armëpushimit në qytetin Oleshky, i ndërmjetësuar nga Melania Trump

Rusia sulmon Ukrainën pas përfundimit të armëpushimit në qytetin Oleshky, i ndërmjetësuar nga Melania Trump

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, MAGA kryeson shpenzimet për reklama dixhitale

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, MAGA kryeson shpenzimet për reklama dixhitale

November 3, 2026
VIDEO/ “Unë, Aleksandar, gambit shtetëror”, ky është filmi dokumentar që tërboi Vuçiqin

A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?

November 3, 2026
Teksasi dhe Kansasi nën kërcënimin e stuhive të fuqishme, erërave dhe tornadove

Teksasi dhe Kansasi nën kërcënimin e stuhive të fuqishme, erërave dhe tornadove

November 3, 2026
Komisioni Evropian publikon nesër raportin e progresit: Cilat vende kryesojnë procesin e anëtarësimit dhe cilat mbeten prapa?

Komisioni Evropian publikon nesër raportin e progresit: Cilat vende kryesojnë procesin e anëtarësimit dhe cilat mbeten prapa?

November 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Pas transferimit të papritur në Fier, Veliaj sot përballë GJKKO-së. Refuzon avokatët e caktuar nga Gjykata

November 3, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 3 nëntor 2026

November 3, 2026
SHBA-ja ndërmjetëson bisedimet e reja Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi javën e ardhshme, mes sulmeve vdekjeprurëse në Kherson

SHBA-ja ndërmjetëson bisedimet e reja Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi javën e ardhshme, mes sulmeve vdekjeprurëse në Kherson

November 3, 2026
VIDEO / Rama këmbëngul për dialog, fton sërish studentët në “Sofrën e Gurtë” para Kryeministrisë

VIDEO / Rama këmbëngul për dialog, fton sërish studentët në “Sofrën e Gurtë” para Kryeministrisë

November 3, 2026
Trump rikonfirmon mbështetjen për Netanyahun: Votoni Bibin, duhet ta përfundojmë punën kundër Iranit

“Trump mund të godasë Iranin me armë bërthamore brenda pak ditësh” / Paralajmërimi tronditës: Netanyahu po ushtron presion, vendimi deri më 7 nëntor

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In