• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ballkoni i fundit anti-amerikan”, Haklaj: Po Berisha s’duhet dënuar për ndotje akustike? Përfunduan te brava e Ramës

by Java News
12/04/2024 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debati mbi mandatin e deputetes Olta Xhaçka vijon ende. Në ‘Studio Live’ në Report Tv, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Azgan Haklaj shprehet se mandati i saj është i papajtueshëm me kushtetutën, duke shtuar se mazhorancës po i shtohet skuadra në burg, sa nga qeveria sa nga bashkia.

‘Mandati i saj është i papajtueshëm. Ka marrë një status me dokumenta fallco. Është investitor strategjik. Në shkelje flagrante të ligjit. PS i bëri mbrojtje politike. Për të treguar se mazhoranca ka formë, për ta zvarritur që të shkojë deri në fund të mandatit. Kemi dy skuadra. Njëra skuadra e qeverisë, tjetra e bashkiakëve. Dy skuadra futbolli po shkojnë në burg. PS duket e tronditur rëndë.

Është e pafalshme, ajo që ka ndodhur me bashkinë e Tiranës. Por më i rëndë është edhe teatri që bëhet nga ata që protestojnë tek bashkia Tiranë. Problemi që kanë këta e kanë me SPAK. Aq shumë po i tronditur SPAK sa bëjnë veprime të çoroditura. A e shihni zotin Meta? Kërkon një raport. Edhe fjalimi i zonjës Kryemadhi, kur tha se gratë bëhen mish për top për burrat.’, tha Haklaj.

Juristja Sonila Velo tha se zonja Xhaçka duhej të kishte iniciativën vetë për ta çuar çështjen e mandatit të saj në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo tha që burri im nuk ka asnjë përfitim. Kemi vërtetë dy lloj investitorë. Edhe ai i asistuari është një lloj strategjiku. Një investitor i tillë përfiton terrene me pronësi shteti për t’i përdorur, për të ndërtua resortin e ëndrrave të tij. Zonja Xhaçka duhej të kishte iniciativë të lejonte Kuvendin të dërgonte mandatin e saj në Kushtetuese. Atje shkon nëse ankimohet’, tha juristja.

Ndërkohë analisti Ben Andoni komentoi në lidhje Skype edhe zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike duke shprehur keqardhje që Rithemelimi si individ më të spikatur ka Gazment Bardhin.

‘Nuk besoj se çfarë ka ti bëjë zotit Berisha. Bardhi do të jetë mëkëmbës tek PD dhe do të marri asete. Nuk arrin të kuptojë se lufta reale është ligjore ajo se ku do shkojë vula. Dhe kemi pjesën morale, që besoj se tek PD-ja që iu bashkua Bardhit mungon. Zoti Bardhi nuk mund të bënte strucin. Dhe me këtë pozicion që mban në parlament, në disa raste e vlerësoj. Por disa nisma duhet të kenë edhe moral. Pjesa që përfaqëson zotin Bardhi mungon. Më vjen keq që PD-ja e Rithemelimit, që individin më të spikatur që ka është zoti Bardhi’, tha Andoni.

Haklaj përsërit akuzat për ‘trekëndëshin e Bermudës’, Berisha-Rama-Meta se bashkëpunimi i tyre po i vjen fundi.

‘Dy vite e kusur na kanë sulmuar Lul Brava. Tani kanë përfunduar tek brava e Edi Ramës. Kthimi i Berishës është karshillëk ndaj SHBA, karshillëk ndaj SPAK. Kjo aleancë e çatisë e kullave është frymëmarrje provizore e autokracisë. Lufta imagjinare 6-mujore në parlament, lufta imagjinare në parlament ka mbaruar. Betejën kryesore e kanë për vulën. Vulën e ka PD-ja, kryetar është Lulzim Basha. Gjykata e Lartë e ka kthyer që Apeli të japë vendim. Kur të vijë ky moment do hapet ajo dosje dhe shikohet dokumentacioni me çfarë është firmosur’, u shpreh Haklaj.

Nga ana tjetër, ai shton se Berisha duhet akuzuar edhe për ndotje akustike për fjalimet tek ballkoni.

‘Për ndotje akustike Berisha mund të ketë akuzë tjetër? Sa kushton një ditë e zotit Berisha aty? Vëmendja mediatike. Është ballkoni i fundit anti-amerikan. Ka përpjekje për institucionalizimin e anti-amerikanizmit. Në vend që ti shprehim mirënjohje, i bëjmë karshillëk SHBA’, theksoi Haklaj./m.j

 

Next Post
FOTO/ Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale: Ja si ndodhi vrasja e 21-vjeçares nga ish-bashkëshorti

FOTO/ Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale: Ja si ndodhi vrasja e 21-vjeçares nga ish-bashkëshorti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Opozita akuzon për trafik armësh, ministri Nufi në Komision: Përralla për ekran! Kayo? Ka vetëm paratë e themelimit

Opozita akuzon për trafik armësh, ministri Nufi në Komision: Përralla për ekran! Kayo? Ka vetëm paratë e themelimit

November 6, 2026
Zjarr i madh në magazinën e bimëve medicinale pranë Mamurrasit, flakët shkrumbojnë gjithçka, dëme të konsiderueshme! (VIDEO)

Zjarr i madh në magazinën e bimëve medicinale pranë Mamurrasit, flakët shkrumbojnë gjithçka, dëme të konsiderueshme! (VIDEO)

November 6, 2026
Rriten krimet seksuale! 15 të mitur viktima vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti

E rëndë në Vlorë/ Shtatë nxënëse të mitura denoncojnë mësuesin për ngacmim seksual në shkollë, ndalohet arsimtari 35-vjeçar!

November 6, 2026
E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

Pas Vlorës ndodh edhe në Dibër, humb jetën një tjetër elektricist! 60-vjeçari ndërron jetë në spital, nën hetim përgjegjësi i nënstacionit elektrik

November 6, 2026
Hoxha takohet me ministrin e Projekteve Evropiane të Rumanisë: Forcim bashkëpunimit për të përmbushur përgjegjësitë që sjell anëtarësimi në BE!

Hoxha takohet me ministrin e Projekteve Evropiane të Rumanisë: Forcim bashkëpunimit për të përmbushur përgjegjësitë që sjell anëtarësimi në BE!

November 6, 2026
Buxheti 2027, ministri Gonxhja: Zgjeron mbështetjen për të rinjtë, më shumë fonde për programe dhe infrastrukturën rinore

Buxheti 2027, ministri Gonxhja: Zgjeron mbështetjen për të rinjtë, më shumë fonde për programe dhe infrastrukturën rinore

November 6, 2026
Debate në Komision për SHISH-in, fondet diskutohen si sekret! PD akuzon: Hyseni i hoqi dhe tavanin!

Debate në Komision për SHISH-in, fondet diskutohen si sekret! PD akuzon: Hyseni i hoqi dhe tavanin!

November 6, 2026
Udhëheqësi i sektit në Kenia dënohet me 200 vite burg për vdekjen e 191 personave, shumica e viktimave fëmijë!

Udhëheqësi i sektit në Kenia dënohet me 200 vite burg për vdekjen e 191 personave, shumica e viktimave fëmijë!

November 6, 2026
Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit!

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit!

November 6, 2026
Rrëzohet kërkesa për çështjen “McGonigal”! GJK zbardh vendimin: Kuvendi duhet të hetojë zgjedhjet e 11 Majit

Pas protestave të dhunshme dhe sulmit ndaj saj, Kushtetuesja “blindon” sigurinë! Tender 1.6 milionë lekë për alarmet kundër zjarrit

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In