• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ballkanin po e dëmton Bosnja (serbe), edhe pse sytë janë te Kosova

by Ben Andoni
30/06/2023 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Është e lodhshme, e bezdisshme, por më shumë se kaq e palejueshme që një shtet me problemet e veta aq të mëdha të kthehet në pengesë për të ardhmen e Ballkanit. Kjo po ndodh me Federatën e Bosnje Hercegovinës (BeH-së) prej problemeve të vazhdueshme që po i sjell makthi i Republikës Sërpska (RS-së). E fundit, Asambleja e kësaj Republike kërkon të mos njohë autoritetin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës. Më tepër se kaq, “i plotfuqishmi Dodik” dhe aleatët e tij, jo vetëm nuk duan të respektojnë më autoritetet e ndarjes së pushteteve në federatë, që rrjedhin nga Marrëveshja e Dejtonit, por më shumë se kaq shfaqin edhe sigurinë t’i bëjnë ato.

A na interesojnë vërtetë ato që bëhen në Federatën e Bosnjes dhe Hercegovinës?! Me sa duket: Po. Pas ngjarjeve të Veriut në Kosovë, Zheljka Cvijanoviq anëtarja e presidencës së BeH-së ka gjetur një mënyrë në dukje dytësore për t’ia nxirë jetën Kosovës sa i përket regjimit pa viza, ndikuar prej Procesit të Berlinit. Zyrtarja e SNSD-së e ka quajtur këtë çështje si shkatërruese për interesin jetik të entitetit të Republikës Sërpska!!! Argumenti ka pak ngrohje tashmë dhe nga kundërshtimet që po i vishen ngado në kurriz qeverisë “Kurti”: “regjimi” i kryeministrit të Kosovës, “nuk meriton përfitime”, u shpreh ajo. Procesi i heqjes së vizave për rajonin, këtu flitet për Kosovën sepse rajoni e ka tejkaluar këtë gjëndje, nisi pas nënshkrimit të marrëveshjes për lëvizje të lirë në Ballkanin Perëndimor, nga nëntori i vitit 2022, brenda kuadrit të Procesit të Berlinit. Kjo i referohet lirisë së lëvizjes vetëm me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor. Për fat, tashmë për Kosovën është vendosur që 1 janari i vitit 2024 të jetë momenti, kur qytetarët e saj të lëvizin pa viza në të gjithë kontinentin, një moment aq shumë i pritur për Republikën e re, përballur me aq shumë probleme. Mbi të gjitha prej situatës së dialogut, ku përveç ngurtësisë së vendimeve të kryeministrit Kurti shpesh të padakordësuara me faktorin ndërkombëtar (madje edhe kjo e fundit të shpalljes si organizata terroriste të dy organizimeve), kemi përballë një Serbi, që e nguc shpesh Veriun, aq jetik në Kosovë në problematika. Duke ditur lidhjet historike të Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, shumëkush e kupton se bllokimi i heqjes së regjimit të vizave, i cili prej vitesh i ka rënduar banorët e të dyja vendeve, është një akt tejet i njëanshëm nga boshnjakët serbë. Ndërkohë dy etnitë e tjera, me autoritetet e tyre, janë dakordësuar dhe nuk kanë nxjerrë probleme me ratifikimin. Paradoksalisht, politikanët nga Republika Sërpska e refuzojnë ratifikimin, edhe pse ish-kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tegeltija, i cili është anëtar i partisë së Dodikut, ishte një prej nënshkruesve të atij dokumenti në Berlin, pak muaj më parë. Por, Kosova është vetëm një aspekt i trazirave që mund të sjellë Bosnja, pasi tashmë Asambleja e Republikës Serbska po shkon shumë më tej: Ata po refuzojnë strukturat e ndarjes së pushtetit që ekzistojnë në Bosnje. Këto ndarje të pushtetit janë përcaktuar në Marrëveshjen e Dejtonit, që i dha fund luftës në Bosnje. Kujtojmë se marrëveshja e arritur më 1995 i kanë ndarë funksionet qeveritare, administrative dhe funksionet e tjera përmes vijave etnike mes shumicës boshnjake, serbe dhe kroate. Kuptohet se procesi i bllokimit është ende me mbështetjen e Dhomës së Ulët të Parlamentit të Republikës Sërpska, duhet të kalojë në Dhomën e Lartë dhe miratimin e nivelit presidencial në këtë entitet. Dihet, po ashtu se: përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, po ashtu mund të anulojë legjislacionin, për të ofruar funksionim të institucioneve civile të BeH-së. Në mënyrë të përmbledhur, BE-ja duket në prag të falimentit në Ballkan, për shkak të frymës serbe, në dukje RS-së që po e “shkelin frymën e kushtetutës së shtetit dhe Marrëveshjes së Paqes së vitit 1995”, sipas autoriteteve.

Ne na intereson Kosova dhe kur shikon problematikat e saj, kupton se është Bosnja ajo që po i vë dërrmën një procesi paqtimi, që u ngjiz me vështirësi në Dejton, që mori frymë tjetër me fundin e Luftës dhe pavarësinë e Kosovës, por që nuk po gjen dot jetë pa demokratizimin e Serbisë dhe derivatit të saj: Republikës Srpska. Evropa duhet të shikojë se Kosova veç gabimeve të saj, po mbrohet para të pamundshmes, që vjen nga shikimi i faktorit të huaj, por edhe relativizimit të faktorit serb. (Javanews)

 

Next Post
U merrte hua shuma të mëdha/ I mashtroi dhe më pas i helmoi, gruaja “monstër” akuzohet për vrasjen e 14 personave

U merrte hua shuma të mëdha/ I mashtroi dhe më pas i helmoi, gruaja "monstër" akuzohet për vrasjen e 14 personave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koçeku braktisi grupin socialist, deputeti i PS: E telefonova sapo mora vesh lajmin, por e kishte fikur telefonin

Koçeku braktisi grupin socialist, deputeti i PS: E telefonova sapo mora vesh lajmin, por e kishte fikur telefonin

June 15, 2026
Shkatërrohet “banka sekrete” e krimit në Itali, 41 të arrestuar, qindra milionë euro të trafikut të drogës dhe rrjete shqiptare nën hetim

Shkatërrohet “banka sekrete” e krimit në Itali, 41 të arrestuar, qindra milionë euro të trafikut të drogës dhe rrjete shqiptare nën hetim

June 15, 2026
Pasojat e rënda të një harte administrative

Pse shtresa të pa kthjelluara shoqërore po nxisin paqëndrueshmëri?

June 15, 2026
Bido për marshimin në Rinas: Drejtimi i protestuesve te infrastruktura kritike është akt antikombëtar

Bido për marshimin në Rinas: Drejtimi i protestuesve te infrastruktura kritike është akt antikombëtar

June 15, 2026
“Zot më jep forcë…”, Marjana Koçeku reagon sërish pas largimit nga PS

“Zot më jep forcë…”, Marjana Koçeku reagon sërish pas largimit nga PS

June 15, 2026
“Heqje e sanksioneve, zhbllokim asetesh dhe dëmshpërblime lufte”, Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA-në

“Heqje e sanksioneve, zhbllokim asetesh dhe dëmshpërblime lufte”, Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA-në

June 15, 2026
“Shumë banorë në Vlorë e duan investimin”, deputetja: Bllokimi i aksit të Rinasit nga protestuesit, gabim

“Shumë banorë në Vlorë e duan investimin”, deputetja: Bllokimi i aksit të Rinasit nga protestuesit, gabim

June 15, 2026
Manjani: Nuk jam kundër protestës, por kundër revolucionit, pas saj shoh ndikime politike ndërkombëtare

Manjani: Nuk jam kundër protestës, por kundër revolucionit, pas saj shoh ndikime politike ndërkombëtare

June 15, 2026
Protestat, analisti: Po përdoren për të sulmuar Trumpin

Protestat, analisti: Po përdoren për të sulmuar Trumpin

June 15, 2026
GB News: Protestat në Shqipëri po godasin turizmin, rriten anulimet e rezervimeve

GB News: Protestat në Shqipëri po godasin turizmin, rriten anulimet e rezervimeve

June 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In