• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ballkani do të përballet edhe gjatë me problemin e radikalizmit

by A R
09/07/2016 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Luftëtarët e huaj të grupit militant, Shteti Islamik, i përbëjnë edhe qindra qytetarë nga Ballkani. Disa prej tyre janë vrarë në zonat e luftës në Irak dhe Siri, të tjerë janë kthyer.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Joby Warrick, libri i të cilit “Flamujt e Zinj – Rritja e ISIS-it”, ka fituar çmimin Pulitzer, çmimi më i lartë në gazetarinë amerikane, tregon se çfarë i ka nxitur qytetarët e rajonit të Ballkanit t’i bashkohen organizatës më famëkeqe terroriste.

“Disa prej tyre janë ndikuar nga propaganda në internet, disa nga radikalizmi i ngadalshëm, i cili ka zënë vend në këto rajone gjatë 10-15 vjetëve të fundit. Këto janë zona që s’kanë pasur ndonjë lëvizje islamike ose krah radikal të Islamit, derisa nuk kanë nisur luftërat civile në vitet 1990”, thotë Warrick.

Në muajin mars, Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se janë rreth 70 qytetarë nga Kosova, të cilët gjenden në vatrat e luftës në Siri dhe Irak.

Sipas shifrave zyrtare në Bosnje, 188 qytetarë të këtij vendi kanë shkuar për të luftuar në Siri – 50 prej tyre janë vrarë dhe 47 janë kthyer. Ngjashëm ka ndodhur edhe me dhjetëra qytetarë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia.

“Disa nga këta njerëz kthehen tani, pak të zhgënjyer, sepse nuk e kanë gjetur veten te Shteti Islamik. Megjithatë, ky është një problem, me të cilin Ballkani do të përballet për kohë të gjatë, sepse atje ka ndodhur një proces i radikalizmit, pjesërisht për shkak të Shtetit Islamik”, thotë Warrick, i cili flet edhe për origjinën e problemit në Kosovë dhe Shqipëri.

“Ka qenë ajo periudhë kohore në mes të viteve 1990, kur misionarë vahabi kanë shkuar në Shqipëri dhe në Kosovë për të ngritur xhami e medrese. Ata rekrutonin studentë të rinj dhe i dërgonin në Arabinë Saudite ose, në disa raste, në Turqi për trajnime fetare”.

“Disa nga këta individë janë kthyer në shtëpi dhe kanë ngritur xhamitë e tyre. Jam takuar me disa nga këta njerëz në burg në Shqipëri dhe ata janë në favor të ngritjes së mini-shteteve islamike në gjithë Ballkanin”, thotë Warrick.

Sipas tij, grupi militant Shteti Islamik, në formën që ka aktualisht, është rezultat i transformimit të një kryengritjeje të gjatë sunite, e cila ka pasuar pushtimin amerikan të Irakut në vitin 2003.

Warrick thotë se Shteti Islamik nuk daton nga viti 2014, kur ka nisur të pushtojë territore, porse farat e tij janë mbjellë më shumë se një dekadë më parë.

Warrick e lidh lindjen e tij me, siç thotë, gabimet që janë bërë kur SHBA ka ndërhyrë në Irak, “e papërgatitur për të menaxhuar një vend dhe e papërgatitur për të trajtuar konflikte etnike”.

Warrick thotë se në këtë mënyrë “është hapur dera për disa karaktere vërtet të këqija”, të cilat kanë nisur diçka që sot njihet si Shtet Islamik.

Grupit ekstremist, me kalimin e kohës, i janë bashkuar qindra shtetas të Azisë Qendrore dhe Rusisë dhe thuhet se rusishtja është gjuha më e folur nga militantët, pas arabishtes.

Warrick thotë se Shteti Islamik aktualisht numëron rreth 20,000 luftëtarë.

Next Post

Pse meshkujve u pëlqen seksi me femra që mbajnë syze?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Familja merr vendimin e vështirë, aktori Bruce Willis do të ndihmojë shkencën edhe pas vdekjes! Trurin do ta dhurojnë për kërkime

Familja merr vendimin e vështirë, aktori Bruce Willis do të ndihmojë shkencën edhe pas vdekjes! Trurin do ta dhurojnë për kërkime

October 30, 2026
Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

“Nuk i lejoj…!”- Meloni i mbyll derën politikanit të ekstremit të djathtë: Do t’u kërkoj italianëve që të qeverisim pa shantazhe!

October 30, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO! Dhoma e Avokatisë vendos zbatimin e vendimit të Gjykatës Administrative

October 30, 2026
Transferimi i çuditshëm, kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në paraburgimin e Fierit!

“Jemi të shqetësuar”- Veliaj në paraburgim, zyrtari europian: Të garantohet proces i rregullt ligjor!

October 30, 2026
Ku do të kandidojë Vangjel Dule? Kreu i PBDNJ: Java që vjen do të jetë java e lajmeve…

“Duhet reflektim”- Dule: Ish-aleatët e Ramës kanë dalë në protestë! Moment kritik për Shqipërinë

October 30, 2026
“Institucionet të adresojnë shqetësimet e qytetarëve”, Ambasadorja e BE thirrje për uljen e tensioneve

“Institucionet të adresojnë shqetësimet e qytetarëve”, Ambasadorja e BE thirrje për uljen e tensioneve

October 30, 2026
1,2 miliardë euro investim, Inter dhe Milan zbulojnë projektin e stadiumit të ri

1,2 miliardë euro investim, Inter dhe Milan zbulojnë projektin e stadiumit të ri

October 30, 2026
Trafikim i qenieve njerëzore nga Kina, policia finlandeze arreston nëntë persona

Trafikim i qenieve njerëzore nga Kina, policia finlandeze arreston nëntë persona

October 30, 2026
E paprecedentë/ Papa Leoni XIV voton me postë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

E paprecedentë/ Papa Leoni XIV voton me postë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

October 30, 2026
Rritja e pagës për çdo gradë në polici, nga janari 2027, inspektorët 20 mijë lekë më shumë

Rritja e pagës për çdo gradë në polici, nga janari 2027, inspektorët 20 mijë lekë më shumë

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In