• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ballkani, skena e përplasjeve gjeostrategjike. A përbën rrezik futja e Kinës?

by Java News
27/09/2018 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Investimet kineze në vendet e Ballkanit Perëndimor po rriten nga viti në vit. Kritikët flasin për rrezikun e ndikimit politik të Pekinit. Por askush nuk thotë, se ku qëndron ky rrezik.

Kur në mediat perëndimore flitet për nevojën e një integrimi në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, thirren në kujtesë rregullisht rreziqe të ndryshme. Të gjitha këto vende filluar me Maqedoninë në Lindje e Serbinë në veri, Bosnje-Hercegovinën, Kososvën, etj perceptohen si burimi i problemeve. Në të njëjtën kohë, Ballkani Perëndimor shihet edhe si skena e përplasjeve gjeostrategjike të të ashtuquajturve “global player”  lojtarët globalë. Tek fuqitë tradicionale, BE apo Rusi është shtuar vitet e fundit edhe Kina, një aktor i angazhuar dhe aktiv. Në rajon kjo fuqi identifikohet me një fuqi aktive. Kina ndjek “interesa gjeostrategjike”, kjo është frika e përbashkët, sidomos në Bruksel. Në një kohë që të gjitha rreziqet për paralajmërime mbeten të vagullta, vështirë se dikush e përcakton avantazhin politik konkret të Kinës në angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor.

Kina –  një kapitaliste në tregun botëror

Ndryshe është diagnoza, kur bëhet fjalë për interesat ekonomike të Kinës në rajon. Në vitin 2013, presidenti kinez, Xi Jinping bëri publik strategjinë “one belt-one road” – i njohur si “Rruga e Re e Mëndafshit”, që parasheh zhvillimin e disa projekteve infrastrukturore me synim transportimin e shpejtë dhe të lirë të mallrave nga Kina në tregjet e pasura perëndimore. Si një pjesë e rëndësishme në këtë tranzit janë edhe vendet e Europës Juglindore, saqë flitet herë pas here edhe për “Rrugën e Mëndafshit të Ballkanit”.

Investimi i parë i madh në këtë drejtim u krye në Greqi. Në vitin 2009, COSCO, koncerni i madh kinez i anijeve dhe porteve investoi në portin e Pireut më shumë se 250 milionë euro, më vonë edhe 650 milionë të tjera për të siguruar shumicën e aksioneve në këtë port. Investimi më i suksesshëm, sepse sot Pireu renditet ndër 10 portet më aktive në Europë.

Griechenland Piräus Hafen (Getty Images/M. Bicanski)Porti i Pireut, Greqi

Program koniunkturor kinez

Ndërkohë firmat kineze investojnë në të gjitha vendet e Europës Juglindore në shuma miliardash dyshifrore. Duhen dalluar investimet direkte nga dhënia e kredive të leverdisshme, thotë Jens Bastian, analist i ekonomisë i pavarur dhe një nga njohësit më të mirë të investimeve kineze në Europnë Juglindore. “Me përjashtim të Greqisë dhe Serbisë, në të gjitha vendet e tjera bëhet fjalë për kredi me leverdi për qeveritë përkatëse.”

Dhënia e këtyre kredive është e lidhur me kushte që krijojnë një “qark të mbyllur kreditimi”. Bankat kineze e japin kredinë me kushtin që porositë t’i marrin firmat kineze. Ata sjellin punëtorë dhe materiale nga Kina për të ndërtuar një urë apo një autostradë si në Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe Kroaci. “Ky është një lloj programi koniunkturor për ekonominë kineze që ka mbikapacitete”, thotë Bastian.

Qëllimi: Tregjet perëndimore

Interesat ekonomike kineze janë të qarta: Tregjet perëndimore. Në këtë kontekst vendet e Ballkanit Perëndimor marin rolin e një “porte që duhet hapur për të hyrë në Europë”, sipas Bastian. Prandaj investohet në infrastrukturë, rrugë, ura, hekurudha, porte. Por vëllimi i këtyre investimeve nuk është shumë i madh. Jens Bastian thotë se “po të shohësh se sa investime të BE rrjedhin në programe të ndryshme kredish për Bosnje-Hercegovinën, Kosovën, Serbinë, Kroacinë apo Hungarinë, kuptohet se këto janë shuma disa herë më të mëdha se sa ato që do dhe është gati të investojë Kina.”

Po aq i madh është edhe dallimi në shumat që investitorët kinezë japin për vendet e Ballkanit krahasuar me ato perëndimore. Firmat kineze kanë interes të madh për teknologjinë e zhvilluar, për këtë ato janë gati të fusin dorën thellë në xhep. Nëse investimi kinez për portin e Pireut shkoi deri në 1 miliardë euro, vetëm për të blerë prodhuesin gjerman të robotëve, Kuka, në vitin 2016, kinezët ofruan 4,5 miliardë euro. Vetëm në Gjermani kinezët kanë investuar 13,7 miliardë euro, një vlerë rekord. Nga ana tjetër edhe investimet gjermane në Kinë shënojnë rekord. 70 miliardë euro.

Kapitali kinez dhe perëndimi vigjilent

Bëhet fjalë pra për investime klasike të kapitalit në një treg global. Të gjithë e investojnë paranë aty ku kanë interes. Dhe të gjithë kanë një synim: Të pozicionohen sa më mirë në tregun global për të shtuar sa më shumë përfitimin. Se ku investohet, në Kinë, në Gjermani apo në Europnjë Juglindore, kjo është e dorës së dytë. E vërteta është se vendet perëndimore më të forta kanë më shumë mundësi për të mbrojtur ” sferat sensibël” të ekonomive të tyre. Kështu qeveria gjermane e bllokoi blerjen e prodhuesit të chip-avem Aistron nga investitorët kinezë

ÖBB Erster direkter Güterzug von China nach Wien (ÖBB)Treni i parë direkt i mallrave nga Kina në Vjenë, një tren që përshkon 9800 km në pjesën veriore të Rrugës së Re të Mëndafshit

Qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë në këtë drejtim një pozicion më të pafavorshëm, sepse ato janë më shumë të varura nga investimet e Kinës, thotë Jens Bastian. “Kina kërkon në këtë rajon ata partnerë ekonomikë që kanë një pozicion të dobët ndërmjetësimi.” Kjo i mundëson Pekinit të hapë rrugë të reja transporti me relativisht pak shpenzime, sipas Bastian.

Megjithatë mbetet e paqartë, nëse dhe çfarë agjende politike fshihet pas investimeve kineze. “Kina nuk ka interes, ndryshe nga Rusia, që të nxisë një ndryshim qeverish në këto vende”, thotë Bastian. Duket se interesi kinez gjeostrategjik aktual ka vetëm natyrë ekonomike, si një pjesë tranziti për tregjet e pasura perëndimore. E fakti që Kina askujt në këto vende nuk i mban leksione për të drejtat e njeriut apo lirinë e medias më shumë mirëpritet nga qeveritë e disa vendeve të Ballkanit Perëndimor./DW

a.ç

Next Post
“Këtu nuk ka vend për mua”, shkrimi i nxënësit në muret e shkollës i prek të gjithë, ja reagimet

"Këtu nuk ka vend për mua", shkrimi i nxënësit në muret e shkollës i prek të gjithë, ja reagimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In