• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ballkani si ombrellë civilizuese

by Java News
24/10/2020 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Perspektiva e Ballkanit asnjëherë nuk mund të projektohet si një vizion ideal, por ajo çka kërkohet prej gjithë banorëve të këtij gadishulli është lirimi nga mitet e së kaluarës, ose Ballkani një herë e mirë të testojë veten në procesin e çmitizimit të tashmes në favor të së ardhmes.

 

Nga Dr. Skender ASANI

 

Ballkani gjithmonë, siç e ka thënë edhe Çerçili i famshëm, ka prodhur më tepër histori se sa që ka pasur kapacitet ta absorbojë atë. Nga ky këndëvështrim do të thoja se Ballkani ende është një dosje e pambyllur në aspektin e diskurseve gjeopolitike e shkencore. Por, ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur pas rrëzimit të Murit të Berlinit, gjegjësisht pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, e prekën edhe Ballkanin, por me një proces paralel, sepse ndodhi edhe demokratizimi i kësaj hapësire, por ndodhën edhe konfliktet e përgjakshme, që si synim kishin pavarësimin e njësive të ish federates jugosllave.
Pra, ndodhi pikërisht ajo që e kishte thënë Çerçili, sepse për një kohë relativisht të shkurtër popujt e Ballkanit u desht njëkohësisht edhe të përgatiteshin për pluralizëm politik, por edhe për beteja të reja të armatosura.

Hegjemonia e dikurshme komuniste po shkrihej, por vërshimet socio-politike nga kjo shkrirje ishin të pashmangshme, dhe për rrjedhojë Ballkani pësoi një rinkonfigurim të ri gjeoetnik, ku realiteti i ri po përballej me mitet e vjetra të shekullit nëntëmbëdhjetë për formimin e shteteve kombëtare brenda një ngrehine që po rrëzohej, siç ishte ish Federata jugosllave.

Në fakt, popujt e Ballkani, kush më shumë e kush më pak, gjithmonë kanë qenë peng të mitit, realitetit dhe perspektivës. Më të ngarkuar me mitin kanë qenë ato provinienca politike ballkanike , të cilat kishin ambicje ekspansioniste ndaj popujve më të vegjël, ndërkohë që këta të fundit e projektonin lirinë si një ëndërr që notonte në mjegullat e realitetit.

Tash jemi në një momentum ku pikëtakohet realiteti me perspektivën, kurse Ballkani vazhdon të lundrojë si një cope akulli mbi syprinën e ujërave që trazohen nga lopata e popujve që synon Perëndimin, NATON dhe aleancat euro-atlantike dhe nga dora e padukshme e ndikimeve gjeopolitike që si synim kanë mbajtjen e status quos dhe frenimin e proceseve përafruese në mes të popujve të Ballkanit.

Ombrella civilizuese e Ballkanit vazhdon të jetë evropianizimi i politikave dhe strategjive tona të përbashkëta që si pikësynim ka integrimin kulturor, ekonomik, social brenda një hapësire, ku kufijtë mësohen vetëm si histori, kurse perspektiva trajtohet si pjesë integrale e mendësisë sonë të re.
Për Ballkanin janë thurrur legjenda të shumta dhe janë bërë bërë studime nga më të ndryshmet, por popujt që jetuan në këtë pjesë të globit asnjëherë nuk mundën të lirohen nga psikozat nacionaliste të elitave të tyre politike. Kuptohet që më të ekspozuar ndaj këtyre psikozave kanë qenë ata popuj që në vetvete kishin elita me ambicie ekspansioniste dhe hegjemoniste.
Janë bërë shumë ndryshime që i kanë dhënë Ballkanit një dimension të ri socio-politik e ekonomik dhe sfida kryesore tani mbetet ruajtja e kësaj  dinamike pa e cenuar mëvetësinë e secilit popull.
Perspektiva e Ballkanit asnjëherë nuk mund të projektohet si një vizion ideal, por ajo çka kërkohet prej gjithë banorëve të këtij gadishulli është lirimi nga mitet e së kaluarës, ose Ballkani një herë e mirë të testojë veten në procesin e çmitizimit të tashmes në favor të së ardhmes.

 

 

Next Post
Mutacionet e virusit nuk ndikojnë në zhvillimin e vaksinës

Mutacionet e virusit nuk ndikojnë në zhvillimin e vaksinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

November 11, 2026
Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

November 11, 2026
Ishte kthyer në makth për Majorkën, arrestohet “skifteri” shkodran; plan të vidhte dhjetëra shtëpi për Krishtlindje

Fusha e betejës së grupeve kriminale shqiptare! Pazaret e drogës e ekzekutimet, shqiptarët që u vranë në Spanjë

November 11, 2026
VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

November 11, 2026
“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

November 11, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

18 miliardë lekë për Bujqësinë në 2027, Salla: Rritet me 10% buxheti për fermerët dhe prodhimin vendas

November 11, 2026
Pa marrëveshje për paqen, por me një rezultat konkret/ Çfarë u arrit në negociatat Ukrainë-Rusi

Pa marrëveshje për paqen, por me një rezultat konkret/ Çfarë u arrit në negociatat Ukrainë-Rusi

November 11, 2026
U qëllua me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, nis në Romë operacioni i dytë për Erjon Vishkullin

U qëllua me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, nis në Romë operacioni i dytë për Erjon Vishkullin

November 11, 2026
Përsëri shqiponja dykrenare! Drake surprizon me bizhuterinë luksoze në klipin e ri

Përsëri shqiponja dykrenare! Drake surprizon me bizhuterinë luksoze në klipin e ri

November 11, 2026
Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In