• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ballkani shpëtohet në Podgoricë

by Baton Haxhiu
26/08/2020 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baton Haxhiu

E tepërt. Dhe, e pavend. Kështu mund të duket në shikim të parë videoja përmes së cilës kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i jep mbështetje Milo Gjukanoviqit, përkatësisht Socialdemokratëve të tij, para zgjedhjeve të 30 gushtit në Mal të Zi.

Por, kur shikon historinë e këtij njeriu përmes së cilit shpesh përvijohet edhe ajo e vendit të tij, të tepërta dhe të pavenda janë vetëm komentet që e cilësojnë si të tillë.

Historia e suksesit të Milo Gjukanoviqit është historia e suksesit të Malit të Zi. Prandaj, kur Edi Rama prek të kaluarën dhe flet për të ardhmen e këtij shteti, duke i dhënë përkrahjen dhe kërkuar mbështetjen me votë të Milos, ai nuk bën veçse një thirrje për t’i ruajtuar ato të arritura dhe ndërtuar mbi to të ardhmen.

Thirrja e Edi Ramës është thirrje për kujdes, që të mos ndodhë që fituesit e zgjedhjeve ta kthejnë historinë e Ballkanit aty ka qenë më 2004. Po si duket perkrahja e Edi Rames per Milon,  dhe pse mediat serbe e citojnë; “Faleminderit Milo që ekziston”, dhe e vendosin në titull në mënyre selektive, tregon për peshen e deklaratës së Ramës drejtuar kreut te shtetit të Malit te zi.

Historia e shekullit të XX-të dhe veçanërisht dekadave të tij të fundit e tregojnë më së miri këtë gjë. Popujt e Ballkanit duket sikur akoma vuajnë nga kompleksi i të qenit “i vetmi”. I vetmi në gjithçka, gjithmonë dhe përgjithmonë. Ndërkaq, janë të gjithë bashkë.

Historia e shpërbërjes së Jugosllavisë është testament i kësaj të vërtete. Pasi më 1991 Sllovenia dhe Kroacia u shkëputën nga shteti jugosllav, Serbia dhe Mali i Zi shpallën krijimin e Republikës Federale të Jugosllavisë. Dhe, për pasojë shpërtheu lufta. Një nga një dhe shpesh duke ndihmuar njëri-tjetrin, sllovenët, kroatët, boshnjakët, maqedonasit, shqiptarët dhe në fund malazezët shpallën shtetet e tyre të pavarura. Prishja e Jugosllavisë kishte nisur dhe përfunduar me Malin e Zi.

Por, me shpalljen e pavarësisë nga Mali i Zi nuk përfunduan edhe tendencat e ndikimit të Serbisë dhe Rusisë në çështjet e brendshme të Malit të Zi. Në tetor të vitit 2016 ato kulmuan me tentim për grusht shteti. Caku i këtij puçi të mbetur në tentativë ishte kryeministri i atëhershëm, tash president i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Dhe, qëllimi dukej të ishte parandalimi i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Për fat të mirë të malazezëve dhe të të gjithë ballkanasve, e në veçanti të shqiptarëve, puçi u parandalua dhe puçistët u çuan prapa grilave. Idetë dhe idealet e NATO-s dhe Europës së madhe u testuan dhe mbrojtën në shtetin e vogël të Malit të Zi.

Në raport me shqiptarët, Mali i Zi ka qenë po ashtu partner dhe shtet mik. Pas Shqipërisë, është shteti fqinj që më herët se të gjithë të tjerët e ka njohur Kosovën shtet. Dhe, të mos harrojmë, këtë e ka bërë vetëm dy vjet pasi ka shpallur vet pavarësinë nga Serbia.

Edhe në rastin e demarkacionit të kufirit, gogolit që u shpik për agjenda të brendshme, por që prishi e rrezikoi seriozisht agjenda të jashtme, Mali i Zi u tregua i matur. Përtej marrëveshjes që ishte nënshkruar për demarkim të vijës kufitare tre vjet më parë, presidenti malazez Filip Vujanoviq dhe presidenti kosovar Hashim Thaçi më 2018 patën arritur një aneks marrëveshje, me të cilën krijohej hapësirë për adresimin dhe korrigjimin e lëshimeve eventuale nga marrëveshja e vitit 2015.

Mali i Zi është fqinj gjeografik i pashmangshëm i shqiptarëve. Por, këto dhe të tjera momente historike tregojnë se më tepër se kaq: është mik i çmuar. Për Kosovën dhe për Shqipërinë. Duke qenë fqinj gjeografikë të pashmangshëm edhe fatet e shqiptarëve dhe malazezëve, sikur edhe të ballkanasve tjerë, në një mënyrë a një tjetër, janë të lidhura pazgjidhshëm. E ardhmja dhe siguria e shqiptarëve, malazezëve, fqinjëve tjerë dhe krejt europianëve është e ndërlidhur.

Prandaj, nuk është as i pavend, as i papërshtatshëm dhe as i panevojshëm pozicionimi i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama karshi zgjedhjeve në Mal të Zi, për aq sa nuk ishte as i pavend, as i papërshtatshëm, as i panevojshëm pozicionimi i Presidentit Barack Obama për referendumin e BREXIT në Britani. Problemet që ka pjellë ai rezultat, janë tregues i vërtetësisë së  pozicionimit të Obamës.

Thirrja e Edi Ramës për ta mbështetur Partinë Socialdemokrate të Milo Gjukanoviqit në zgjedhjet e 30 gushtit është thirrje për ta ruajtur Malin e Zi dhe idenë e përbashkësisë brenda tij. Partia e Milo Gjukanoviq do të fitojë sipas të gjitha gjasave. Sidoqoftë, sipas të gjitha gjasave opozita e atjeshme nuk do ta njeh rezultatin e zgjedhjeve me synim shtyerjen e vendit drejt trazirave politike.

Në këtë ndërmarrje Kisha Ortodokse Serbe pritet të luaj një rol qëndrorë. Me fjalë tjera, Kisha Ortodokse pas zgjedhjeve do të shndërrohet gradualisht nga një institucion religjioz në një institucion opozitar politik. Prandaj, sfida kryesore e Gjukanoviqit nuk është vetëm fitorja e këtyre zgjedhjeve por edhe ruajtja e stabilitetit të brendshëm pas tyre. Malin e Zi, pra, e pret një episodë dramatik politik ku do thyhen shtizat e interesave të ndryshme të vendeve në rajon, për të mos thënë mes Lindjes e Perendimit në përgjithësi. Në këtë kuptim, mbështetja e Edi Ramës për Gjukanoviqin është largpamëse, parimore dhe e drejtë. Sepse ne Mal te zi ruhet paqja e Ballkanit.

Next Post
Dy të infektuar me koronavirus/ Braçe: Ruani qetësinë! Vetëkarantinim për ata që vijnë nga Italia

“Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Jon”, reagon zv.kryeministri: Mos bëni histeri, s’na ka pushtuar askush

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Pse nuk shkojnë ambasadorë në PD? Boçi: Nuk vizitojnë seli partish, kemi kontakte…

February 2, 2026
Nis rimodelimi i hyrjes në godinën e GJKKO dhe SPAK, fokus rritja e sigurisë në ambientet e “drejtësisë”

Nis rimodelimi i hyrjes në godinën e GJKKO dhe SPAK, fokus rritja e sigurisë në ambientet e “drejtësisë”

February 2, 2026
Atentati në Lezhë / Policia zbardh ngjarjen, shpallen në kërkim 4 autorët: Të gjithë nga e njëjta familje

Atentati në Lezhë / Policia zbardh ngjarjen, shpallen në kërkim 4 autorët: Të gjithë nga e njëjta familje

February 2, 2026
“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

February 2, 2026
Grupi multietnik rikonfirmon mbështetjen për Qeverinë Kurti 3, LVV-së i shtohen edhe 65 vota

Grupi multietnik rikonfirmon mbështetjen për Qeverinë Kurti 3, LVV-së i shtohen edhe 65 vota

February 2, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

February 2, 2026
Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

February 2, 2026
Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë në aksin Pukë-Qelëz, shoferi transportohet në spital

Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë në aksin Pukë-Qelëz, shoferi transportohet në spital

February 2, 2026
Spartak Ngjela: Sali Berisha është antishqiptar i vjetër! Po vepron për llogari të armiqve të Shqipërisë

Spartak Ngjela: Sali Berisha është antishqiptar i vjetër! Po vepron për llogari të armiqve të Shqipërisë

February 2, 2026
Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, Policia Kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, Policia Kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In