• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ballkani pas pandemisë

by Janusz Bugajski
02/05/2020 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Janusz Bugajski

Me ekonomitë e ngrira dhe shoqëritë e paralizuara është e vështirë të imagjinohet se si do të duket bota pasi pandemia të largohet. Por koha kur të gjitha skenarët e mundshëm duhet të shqyrtohen, janë pikërisht të tilla momente. Dhe në rajonet e varfëra si Ballkani Perëndimor përshtatjet me realitetet e reja do të vënë në një provë të ashpër elasticitetin e shoqërisë.

Pandemia do të ketë  ndikim të gjerë ekonomik në mbarë Europën, edhe sipas skenarit më optimist që parashikon një shok afatshkurtër dhe të pjerrët. Parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) paralajmërojnë tkurrje të thella në prodhimin e të gjitha ekonomive të Ballkanit, në përputhje me rënien e rëndë në pjesën tjetër të Europës. Rënia ekonomike globale do të jetë shumë më e shpejtë sesa gjatë krizës financiare të 2008-2009 dhe mund të arrijë në 7.5% të PBB-së në zonën e euros. Në Europën Juglindore tkurrja ekonomike pritet të variojë midis 3 dhe 10%.

FMN gjithashtu parashikon që ekonomia globale mund të ripërtërihet shpejt dhe të regjistrojë 5.8% rritje të PBB-së në vitin 2021, duke kapur 4.7% në zonën e euros dhe 4.2% në ekonomitë europiane në zhvillim, si Ballkani. Sidoqoftë, kjo varet nga rihapja e një niveli relativisht të lartë të aktivitetit ekonomik. Kufizimet e tanishme të lëvizjes dhe grumbullimit do të zgjasin për disa muaj, me një hapje graduale dhe kthim në një përngjasim të normalitetit që pritet gjatë gjysmës së dytë të këtij viti.

Të gjitha kryeqytetet europiane po planifikojnë të ulin kufizimet sociale, me disa që tashmë e kanë filluar këtë proces, megjithëse hapja ekonomike është kryesisht eksperimentale. Një numër i vendeve të Ballkanit Perëndimor po përgatiten të lejojnë bizneset e vogla dhe të mesme të hapen në maj. Grumbullimet publike me numër më të lartë, përfshirë shkollat, qendrat tregtare, parqet dhe ambientet sportive do të hapen më gradualisht, nëse humbjet e jetës vazhdojnë të ulen.

Sidoqoftë, një rikuperim i shpejtë nuk është i sigurt dhe disa vëzhgues paralajmërojnë një valë të dytë të pandemisë në vjeshtë dhe dimër. Nëse vaksina nuk gjendet dhe imuniteti shoqëror mbetet i kufizuar, atëherë (numri) i vdekjeve mund të rritet sërish dhe ekonomia të qëndrojë nën nivel për (një kohë) shumë më të gjatë. Të gjitha shtetet janë në dilemë, pasi askush nuk ka si të jetë i bindur mbi ekuilibrin e duhur midis aktivitetit ekonomik dhe sigurisë publike. Karantinat e zgjatura do të rezultojnë në humbje të konsiderueshme në prodhim dhe të ardhura, por një rifillim i parakohshëm ekonomik mund të shkaktojë një rritje të pjerrët të vdekjeve.

Për shumicën e shteteve të Ballkanit dy sfera të ekonomisë janë veçanërisht dëmtuese – turizmi dhe remitancat (dërgesat e parave). Ekonomitë e tyre janë shumë të ndjeshme ndaj ndërprerjeve të thella në turizmin global, me të ardhura që tejkalojnë 20 përqind të PBB-së në Shqipëri, Kroaci, Greqi dhe Mal të Zi. Për më tepër, varësia e madhe nga remitancat i bën një numër shtetesh të prekshme ndaj humbjeve të vendeve të punës në Europën Perëndimore. Remitancat tejkalojnë 10 % të PBB-së në Shqipëri dhe 15% në Kosovë.

Izolimet gjithashtu do të imponojnë kosto të konsiderueshme fiskale për qeveritë dhe do të rezultojnë në rritje të mëdha të borxhit publik. Për të ndihmuar në zbutjen e goditjes, Komisioni Europian ka propozuar një paketë ndihme makro-financiare prej 3 miliardë eurosh për dhjetë partnerë të zgjerimit dhe fqinjësisë për t’i ndihmuar të ulin rënien ekonomike. Shqipëria ka të ngjarë të përfitojë 180 milion € dhe Kosova 100 milion €. Propozimi i Komisionit do i nënshtrohet miratimit të Parlamentit Europian dhe Këshillit të BE-së.

Në afatin e gjatë, ekonomi të reja do të shfaqen. Do të ketë një rivlerësim të rrezikut të mbi-përqendrimit në prodhimin global dhe do të rivihet theksi në diversifikim, vetë-mjaftueshmëri kombëtare në sektorët kryesorë dhe ndërvarësi rajonale në vend të ndër-varësisë e distancave të mëdha. Kjo do të shfaqë mundësi të reja biznesi për disa kompani vendase. Politikbërësit në Ballkan mund të fillojnë procesin e ripërshtatjes duke kërkuar perspektivat e prodhimit, shërbimeve dhe tregjeve pas pandemisë.

Nga pikëpamja vendore, industritë e shërbimeve, siç janë transporti, restorantet, sporti dhe argëtimi mund të vuajnë për një periudhë të zgjatur, por industritë e tjera mund të regjistrojnë rritje domethënëse, veçanërisht blerjet online, dërgesat, telekomunikacioni, produktet kompjuterike dhe energjia e rinovueshme. Të gjitha kryeqytetet e Ballkanit gjithashtu duhet të mendojnë rajonalisht për mënyrën sesi ekspertiza e tyre, vendndodhja, fuqia punëtore dhe burimet mund të hapin tregje të reja ndër-shtetërore apo si të veprojnë si bazë prodhuese ose zinxhirë furnizimi për prodhime themelore ose urgjente që nevojiten në BE, përfshirë sektorin shëndetësor.

Paradoksalisht, vendet e varfra në Ballkan me ekonomi paralelisht gri dhe varësi më të vogël nga subvencionet shtetërore dhe kreditë bankare mund të jenë më pak të prekshme nga papunësia e zgjatur dhe varfërimi. Shoqëritë që kanë i kanë mbijetuar komunizmit, luftës dhe pasigurisë ekonomike për dekada të tëra mund të rezultojnë më elastike në zhvillimin përmes pandemisë COVID-19 sesa disa shoqëri tradicionalisht të qëndrueshme të Europës Perëndimore.

 

Next Post
Historia e trishtë karantine/ Nëna nga Fieri shëtit vajzën e saj të sëmurë dhe apelon: Rrini në shtëpi për veten dhe Ertën (VIDEO)

Historia e trishtë karantine/ Nëna nga Fieri shëtit vajzën e saj të sëmurë dhe apelon: Rrini në shtëpi për veten dhe Ertën (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, viktima mbante katër mbiemra

July 9, 2026
Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

July 9, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

July 9, 2026
Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

July 9, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

July 9, 2026
Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

July 9, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

July 9, 2026
Përgjaket aksi Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

July 9, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Ramës nuk ia hapa telefonin për tre ditë”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm!

July 9, 2026

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In