• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ballkani i Hapur? Rama: Nuk është kompania ime private që unë e hap dhe e mbyll. 3 vendet që nuk u përfshinë…!

by Java News
07/07/2023 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e Malit të Zi, Dritan Abazoviç u pyet nëse ka hequr dorë nga Ballkani i Hapur.

Rama shtoi se Open Ballkan nuk është kompania e tij private, ndërsa përsëriti se kjo nismë e ka përfunduar misionin e tij dhe tani është e rëndësishme që të fokusohen tek Procesi i Berlinit.

”Së pari Ballkani i Hapur, nuk është kompania ime private që unë e hapa dhe unë e mbyll. Ballkani i Hapur është nismë e përbashkët e disa vendeve ku unë pata privilegjin të jem pjesë. Unë thjesht kam shprehur opinionin tim, që Ballkani i Hapur e ka shprehur misionin e vet por nuk e imagjinoj që procese e nisma të konsoliduar do ndalojnë të gjitha. Nuk është kompania ime. Unë kam shprehur opinionin tim.

Dhe pse në këtë moment? Sepse duke ju kundërvënë Ballkanit të Hapur me teori konspirative haluçiante, ata kanë dëmtuar Procesin e Berlinit dhe kanë ndikuar në vende të ndryshme për një nismë që ka pasur një virtyt të frytshëm. Po ashtu kemi thënë që kur ne kemi firmosur në Berlin, ne që ishim pjesë e Open Balkan kemi bërë firmë teatrale se kemi firmosur dhe më parë. Thënë këto ne duhet të përqendrohemi te Procesi i Berlinit tani, sepse kemi mundësinë historike të futjes në proces të një plani financimi nga BE për rajonin për të cilën duhet të përpiqemi të gjithë bashkë.

Juve e doni o brenda o jashtë, po mund të jesh dhe brenda dhe jashtë. Nuk është kompani. Unë kam opinion tim, por duhet t’i ballafaqojmë këto opinione me të tjerët. S’është as kamion. Ka 72 nisma të tjera në rajon. Sa më shumë t’i numërosh aq më shumë të vjen të ikësh me vrap. Askush s’merret me to, merren me Ballkanin e Hapur. Duhet të fokusohemi te Procesi i Berlinit. Por Ballkani i hapur ka hapur panairin e verërave, ta mbyllim atë tani?”, tha Rama.

Rama: 3 vendet që nuk u përfshinë, nuk përfituan nga lehtësirat e Ballkanit të Hapur

Kryeministri Edi Rama tha nga Podgorica se Ballkani i Hapur ka krijuar lehtësira për vendet që u përfshinë, ndërsa 3 vendet që nuk pranuan të merrnin pjesë nuk kanë përfituar lehtësirat në eksporte dhe importe. Kreu i qeverise u shpreh se kjo nismë i ka afruar edhe më shumë.

Tre nga 6 nuk u përfshinë edhe dëmtuan veten e tyre, nuk përfituan nga ato që përfituan tre të tjerët.  Sipërmarrja boshnjake iu kërkon Ballkanin e hapur, për arsyen se iu dha mundësi këtyre tre vendeve që të jetësojnë disa marrëveshje që duhet të ishin jetësuar me Berlinin, por u tërhoqën zvarrë. Ca kanë përfituar mund të pyesin, mund ti referoheni shifrat e eksportit dhe importit se është bërë më e lehtë të lëvizësh me barrierat tarifore, 3 palë certifikata, 3 palë dokumente fito sanitar për domatet e zarzavatet. Domatet pa Ballkanin e hapur kur nisen nga Saranda dhe shkojnë në Bosnjë arrijnë salcë. Kështu që ka shumë të tjera, por s’dua të zgjatem. Ballkani i hapur na ka ndihmuar për t’u afruar me njëri-tjetrin. Aliahmeti e përkufizon Ballkanin e hapur si nismën më të dobishme të paqes në Ballkanin Perëndimor./m.j

 

Next Post
“Nisi me Dakon, por..”/ Spahiu zbulon planin e SHBA-së për 12 personat non-grata

Spahiu: Clinton krahasoi Kurtin me Arafatin, kërcënim që mund të kenë të njëjtin fat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In