• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ballkani i Hapur/ Rama: Është një projekt paqeje, mos i vëmë flakën njëri-tjetrit si kemi bërë në shumë vite e shekuj

by Java News
01/09/2022 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U mbajt sot në Beograd ceremonia e hapjes së edicionit të parë të Panairit të Verërave, “OpenBalkanWineVision”,  i cili sipas kryeministrit shqiptar, Edi Rama, do të zhvillohet çdo vit nga njëri kryeqytet në tjetrin, “duke u kthyer hap pas hapi në një instrument të rëndësishëm ekonomik e turistik”.

Rama tha se “kemi humbur shumë kohë duke u përpjekur t’i tregojmë njëri tjetrit kush ka qenë i pari, kush është më i vjetri, kush e ka marrë i pari të drejtën të jetojë në këtë vend, ndërkohë një gjë kemi mësuar të gjithë që asnjë prej nesh nuk do shkojë diku tjetër, të gjitha vendet tona janë këtu për të qendruar dhe pas nesh shumë vite e shekuj pas nesh”.

“Më duhet të flas në gjuhën time se nuk e njoh gjuhën tuaj të çuditshme.

Vendosa të mos e përdor fjalën që më kishte përgtitur ekipi im se niste me shprehjen që “ne në Shqipëri kemi krijuar verën e parë në Ballkan që në epokën e bronxit”.

Unë nuk e di sa e vërtetë është kjo por di që kemi humbur shumë kohë duke u përpjpekur t’i tregojmë njëri tjetrit kush ka qenë i pari, kush është më i vjetri, kush e ka marrë i pari të drejtën të jetojë në këtë vend, ndërkohë një gjë kemi mësuar të gjithë që asnjë prej nesh nuk do shkojë diku tjetër, të gjitha vendet tona janë këtu për të qendruar dhe pas nesh shumë vite e shekuj pas nesh.

Zgjedhja jonë është si të qendrojmë këtu në këtë vend duke qenë bashkë në të njëjtën lagje të Evropës duke u përpjekur ta bëjmë më të jetueshme, paqësore për gjithë njerëzit tanë, apo duke hedhur gurë mbi tjegullat e njëri tjetrit e duke i vënë flakën njëri tjetrit si kemi bërë në shumë vite e shekuj.

Ballkani i Hapur është shumë më tepër se sa ekonomi e tregti, e shumë më tepër se sa politikë po e po, është një projekt paqeje dhe bashkëjetese në paqe, një projekt i bashkimit në paqe të një vizioni të përbashkët për të ardhmen, që kjo lagje e vogël në mes të Evropës mos vuajë më nga hijet e së shkuarës, por të bëhet vendi i të ardhmes për gjithë rininë tonë”, deklaoi Rama.

g.kosovari

Next Post
“Do bëjmë disa pushime dhe…” / Eduart Grishaj tregon kush do jetë pjesë e “Big Brother VIP 2”

FOTO / Arbana Osmani bëhet nënë për herë të tretë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com