• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ballkani i Hapur”, Rama: Do të ngrejmë një grup të përbashkët për krizën dhe zgjidhjet konkrete

by A R
08/06/2022 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një konferencë për mediat, nga Ohri nga ku po mbahet samiti i “Ballkanit të Hapur”, kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur se vendet anëtare të kësaj nisme do të ngrejnë një grup të përbashkët pune për krizën dhe zgjidhjet konkrete të saj.

Edi Rama: Ballkani i Hapur lindi si një ide e 3 njerëzve, sot nuk është më ideja e 3 njerëzve dhe nuk është më një punë e 3 njerëzve. Sot “Ballkani i Hapur” është i të gjithë njerëzve dhe do të jetë gjithnjë e më shumë i gjithë njerëzve. Mjafton të vish në Ohër e të kalosh doganën për të parë ndryshimin ku një tabelë shkruan “Korridori i Gjelbër i Ballkanit të Hapur” për të gjithë ata që transportojnë produkte të punës do të thotë një çlirim i madh dhe falë rrugëve do të thotë të lëvizësh më shpejt dhe për të mos humbur kohë. Ne do të ngrejmë një grup të përbashkët për krizën dhe zgjidhjet konkrete sepse kriza e thellë e cila ka pushtuar mbarë botën, kërkon qëndrueshmërinë dhe përpjekjen e çdo vendi. Çdo gjë që ne mund të bëjmë për të lehtësuar barrën e vendeve tona. Është diçka e vyer në këtë moment kur edhe kokrra e fundit e grurit do të ketë një peshë të madhe sa një thes me grurë, kur dhe kilovati i fundit i energjisë do të ketë një peshë sa një megavat. Grupi jonë i përbashkët do të fillojë menjëheherë nga puna. Në Korrik do të zhvillohet një takim i ballafaqimit të grupeve të punës. Në Shtator në Beograd në panair ku do të jetë edicioni i parë i verërave, janë të ftuar të gjithë qytetarët e të gjithë rajonit “Ballkani i Hapur” ëshët i gjithë qytetarëve, politikanët mund të zgjedhin të mos vijnë këtu. Pastaj samitin e ardhshëm për sigurinë energjitike që do ta bëjmë në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se do të donte që në këtë samit të ishin pjesë 6 shtete. Kujtojmë se angazhimit të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Serbisë në këtë proces, kësaj radhe i janë bashkuar edhe Mali i Zi e Bosnje-Hercegovina në statusin e pjesëmarrësve. I vetmi shtet që ka munguar është Kosova, duke refuzuar sërish që të jetë pjesëmarrëse.

Edi Rama: Më vjen shumë mirë që ne këtu jemi 5, pavarësisht hezitimeve të mëparshme, është një tyrezë e cila ashtu siç tha Dritani, një mundësi për të marrë më të mirën e mundshme në funksion të së mirës së përbashkët. Do të dëshiroja që të ishim 6 dhe kam dëshirë të jemi 6.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri Rama ka theksuar se “Ballkani i Hapur” as nuk do të ndalet dhe as nuk do të mbyllet dhe kush do t’i kundërvihet është i destinuar që të zhgënjehet.

Edi Rama: Ballkani i Hapur as nuk ndalet dhe as nuk mbyllet dhe kush i kundërvihet është i destinuar t’i zhgënjehet. Ne jemi këtu dhe do të vazhdojmë të jemi këtu sepse asnjë nga vendet tona nuk do të ikin diku tjetër. E kemi parë si ka ecur një histori duke qëndruar  me kurriz nga njëri tjetri dhe duke luftuar me njëri tjetrin.

/a.r

Next Post
Rinasi “përmbytet” nga udhëtarët; 50% më shumë se përpara pandemisë

Rinasi “përmbytet” nga udhëtarët; 50% më shumë se përpara pandemisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In