• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ballkani i Hapur, kryeministri maqedon: Ndihmojmë vendet tona nëse do ketë mungesa ushqimore

by A R
02/09/2022 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përballë një dimri të vështirë siç po paralajmërohet nga liderët e vendeve evropiane, vendet e Ballkanit Perëndimor të angazhuar në nismën “Ballkani i Hapur” janë angazhuar për të ndihmuar njëri-tjetrin në rast se përballen me mungesa të furnizimeve ushqimore.

Kështu është shprehur Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i cili deklaroi se tre shtetet, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë mes tyre nëse përballen me probleme.

“Të bërit bashkë dhe të punuarit bashkë është motori që na shtyn përpara përmes sfidave të dimrit të ashpër. Kemi mbledhur së bashku për të nxitur bashkëpunimin rajonal. Kemi ndërtuar marrëdhënie miqësore dhe besim si vende mike, ndërkohë që shohim dhe këtë lloj bashkëpunimi të realizuar në BE. Ne e bëjmë këtë për qytetarët e vendeve tona për të nxitur bashkëpunimin midis nesh.

Do të angazhohemi për disponueshmërinë e ushqimit për qytetarët tanë. Siç duhet të bëjnë fqinjët e mirë, do ta ndihmojmë njëri-tjetrin në rast se do ketë mungesa në furnizimet ushqimore. Nëse secili prej vendeve tona do përballet me probleme të tilla, nuk do ketë ndalesë nga ne, do ketë qarkullim për një numër prodhimesh bujqësore”.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut foli edhe për bashkëpunimin energjetik mes vendeve të rajonit, një problem me të cilin sot përballet Europa dhe bota.

“Kemi aktivizuar potencialet ujore dhe po aktivizojmë burime të energjisë së ripërtëritshme, siç është energjia diellore. Është mirë që flasim për bashkëpunimin në energji, ka potencial për të rehabilituar ndërlidhjet dhe për të bashkëpunuar për ndërtimin e paneleve diellore dhe parqeve të erës. Po punojmë për shkëmbimin e energjisë elektrike. Po intensifikojmë punën për ndërlidhjen me gaz me Republikën e Serbisë”.  

/a.r

Next Post
Ministria e Brendshme: Hysenbelliu po manipulon publikun! E vërteta e lejes për resortin në Golem

Ministria e Brendshme: Hysenbelliu po manipulon publikun! E vërteta e lejes për resortin në Golem

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-Kryeministri Rama në Knesset, pritje zyrtare nga kryeparlamentari i Izraelit, Ohana

VIDEO-Kryeministri Rama në Knesset, pritje zyrtare nga kryeparlamentari i Izraelit, Ohana

January 26, 2026
Sulmi kibernetik nga Irani/ Rama falënderon Izraelin: Mirënjohje të thellë për mbështetjen

Sulmi kibernetik nga Irani/ Rama falënderon Izraelin: Mirënjohje të thellë për mbështetjen

January 26, 2026
Arben Frroku drejt lirisë, Haga refuzon ekstradimin në Shqipëri

U dënua me burg përjetë për vrasjen e komisar Lamajt/ Pas vendimit të Strasburgut, GJK rihap gjykimin për Arben Frrokun! Seanca më…

January 26, 2026
“S’ma ndjen për mender liderat e partisë”, shpërthen Murrizi: Nëse nuk është pjesë e pazarit, PD-ja duhet ta ankimojë vendimin e KAS-it

“Kur humb zgjedhjet të kap ‘neni i Lulit’, kur mbledh rob të kap ‘neni i Mulit’”/ Takimet e Salianjit, Murrizi: Statusi i PD nuk parashikon përjashtim

January 26, 2026
Rama: Shqipëria mbrojti hebrenjtë! Qeveria mban qëndrim të pandryshuar kundër antisemitizmit

“Nesër hapet Dhoma e Tregtisë në Jerusalem!”/ Rama: Ftoj popullin hebre të vizitojë Shqipërinë

January 26, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Rama aty, Berisha aty, çfarë atëherë?!

January 26, 2026
Rama: Shqipëria mbrojti hebrenjtë! Qeveria mban qëndrim të pandryshuar kundër antisemitizmit

Rama: Shqipëria mbrojti hebrenjtë! Qeveria mban qëndrim të pandryshuar kundër antisemitizmit

January 26, 2026
Bordi i Paqes/ Rama: Shqipëria është e nderuar që bëhet pjesë! Do luajmë rolin tonë për stabilizimin e Gazës

Bordi i Paqes/ Rama: Shqipëria është e nderuar që bëhet pjesë! Do luajmë rolin tonë për stabilizimin e Gazës

January 26, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Maqedonia e Veriut midis unitarizmit dhe demokracisë konsensuale

January 26, 2026
Netanyahu: Rama një mik i madh i popullit hebre dhe i imi! Përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë

Netanyahu: Rama një mik i madh i popullit hebre dhe i imi! Përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In