• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ballkani duhet të përgatitet për dyndje refugjatësh, rrugë edhe nga Shqipëria

by Java News
02/03/2020 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turqia ka “hapur portat”, duke lënë të lirë mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme të dynden drejt Ballkanit Perëndimor, për të hyrë më pas në BE.

Që pas vendit të qeverisë turke për hapjen e kufijve të shtunën për shkak të vrasjes së 33 ushtarëve të saj në Siri, në kufirin grek janë mbledhur mijëra emigrantë që tentojnë të hyjnë me forcë në vendin fqinj. Nga Greqia, zakonisht emigrantët e paligjshëm kalojnë në Shqipëri, ku qëndrojnë sa për të kaluar natën dhe nisen më pas drejt vendeve fqinje si Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut.

Greqia thotë se nuk do të pranojë asnjë kërkesë për azil për një muaj. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis deklaroi sot se Greqia do të mbrojë kufijtë e jashtëm të BE, duke u thënë emigrantëve të kthehen mbrapa. Kjo do të thotë se Greqia nuk do të strehojë asnjë nga refugjatët që kanë hyre 24 orët e fundit, apo ata që do të hyjnë për një muaj, duke i lënë të kalojnë drejt vendeve fqinje si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut,

Situata nuk ka qënë kaq e vështirë që nga viti 2015, pasi asnjë nga vendet e Ballkanit nuk mund të përballojë fluksin e madh të refugjatëve të mbledhur në kufirin grek. Gazeta europiane “Euractiv” shkruan se Ballkani duhet të përgatitet për radhët më të gjata të refugjatëve që kriza e emigracionin, tre vite më parë.

Pas përplasjeve mes policisë dhe emigrantëve në kufirin greko-turk, liderët e rajonit të Ballkanit i kanë kërkuar BE-së të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të parandaluar një përsëritje të krizës së emigracionit të vitit 2015.

Në Sofje, kryeministri bullgar Boyko Borissov po përgatitet sot të takohet me Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan në Ankara. Ai i bëri thirrje BE të “bëjë gjithçka” që t’i japë Turqisë paratë që duhen për të ripranuar dhe kujdesur për refugjatët.

Në Zagreb, Ministri i Cështjeve të Brendshme Davor Bozinovic ka thënë se Kroacia po përgatitet për një valë tjetër emigrantësh në kufijtë e saj. “Ne po përgatitemi për një përshkallëzim të situatës, por kjo është një çështje që duhet të adresohet diplomatikisht”, tha ai, duke shtuar se vala e tanishme e migracionit është saktësisht e njëjta me atë në 2015. “BE nuk e ka mësuar mësimin e saj” , theksoi ministri.

Ndërkohë, në Beograd, Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç premtoi të dielën se Serbia nuk ishte e gatshtme të strehonte një numër të madh emigrantësh.

E alarmuar nga nurmri i madh i emigrantëve që po mblidhen në kufijtë e saj, Bashkimi Europin pritet të zhvillojë sot një mbledhje urgjente të ministrave të brendshëm.

Greqia dhe Shqipëria janë dy vendkalimet kryesore të refugjatëve nga vendet e Lindjes. Ata kalojnë nga Janina, në kufirin shqiptar për t’u hedhur më pas në Malin e Zi, Bosnje, dhe Kroaci.

Prej muajsh, në Shqipëri ka mbërritur një grup i policisë kufitare europiane, Frontex, i cili po patrullon tanimë kufijte me Greqinë, në mënyrë që të parandalojë emigracionin e paligjshëm.

Por në Greqi situata paraqitet edhe më dramatike, pasi një fëmijë humbi jetën pasi varka e tyre u përmbys në ishullin e Lesbosit. Të paktën 2.000 emigrantë kanë arritur në ishujt e Egjeut që prej mëngjesit të së dielës.

Ata janë mbledhur në qytezën kufitare të Aleksandropolis, në lumin Evro, ku kanë qëlluar me gurë, sende të forta dhe bomba me gaz lotsjellës drejt forcave speciale greke, të cilat janë vendosur përgjatë kufirit greko-turk.

Gazeta greke “Ekathimerini” shkruan se forcat greke kanë bllokuar gati 10 mijë emigrantë të hyjnë në tokën greke 24 orët e fundit.

“Kufijtë tanë po ruhen dhe po mbrohen në mënyrën më të mirë. Duhet të falenderoj gjithë forcat që operojnë këtu dhe që për ditë me radhë po qëndrojnë këtu për të siguruar paprekshmërinë e kufijve greke dhe atyre europiane”, u shpreh ministri i Mbrojtjes Nikos Panajotopoulos,

Rreth 13,000 refugjatë janë grumbulluar në kufirin turko-grek , përfshirë familje me fëmijë të vegjël pasi Turqia hapi portat e saj drejt Europës duke thënë se nuk mund të përballonte më refugjatët nga Siria e shkatërruar nga lufta.

Të shtunën më shumë se 76,000 emigrantë lanë Turqinë dhe u drejtuan për në Greqi ndërsa policia ngriti barrikada me tela me gjemba në vendkalimet kufitare dhe sulmoi me gaz lotësjellës turmën.

Por policia kufitare dhe rojet bregdetare të Frontex pret që situata në kufirin e Greqisë me Turqinë të përkeqësohet, sipas një raporti konfidencial të publikuar nga gazeta gjermane Die Welt.

Raporti thotë se Greqia nuk do t’i ndalojë më refugjatët të përpiqeshin të kalonin kufirin, për të kaluar më tej në të gjithë Ballkanin.

Raporti shton se presioni në kufirin e jashtëm të BE pritet të intensifikohet edhe nëse autoritetet turke të mbyllin kufijtë. Ai thotë se flukset e emigrantëve nxiten gjithashtu nga informacionet që përhapen shpejt në rrjetet e mediave sociale.

Por emigrantët kanë filluar të kalojnë tanimë edhe përtej Greqisë. Mëngjesin e së hënës, policia në Maqedoninë e Veriut gjeti 78 migrantë, përfshirë gjashtë të mitur, të lidhur në një furgon gjatë një kontrolli rutinë në pjesën qendrore të vendit dhe arrestoi dy burra, të dyshuar për trafikim të paligjshëm të emigrantëve.

Policia tha se 41 pakistanezë, 26 afganë, pesë sirianë, katër egjiptianë dhe dy shtetas turq u gjetën në një fugon pasi një patrullë ndaloi automjetin afër qytetit të Shtipit, rreth 90 kilometra në jug të kryeqytetit Shkup.

Policia tha se shoferi, 46 vjeç dhe një burrë tjetër, 36 vjeç, të dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, janë arrestuar nën dyshimin e trafikimit.

Emigrantët besohet se kanë hyrë në Maqedoninë e Veriut në mënyrë të paligjshme nga Greqia. Ata pritet të transferohen në një qendër paraburgimi në qytetin kufitar të Gjevgjelisë në pritje të dëbimit përsëri në Greqi.

Maqedonia e Veriut ishte pjesë e asaj që u bë e njohur si “rruga ballkanike” për emigrantët dhe refugjatët që kërkonin të shkonin drejt vendeve të BE-së.

Edhe pse ajo rrugë është mbyllur për vite, mijëra ende paguajnë shuma të mëdha për kontrabandistët për t’i ndihmuar ata përmes kufijve të Ballkanit. (si)

 

Next Post
Holokaust/Vatikani hap arkivat e papa Piut XII

Holokaust/Vatikani hap arkivat e papa Piut XII

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

April 6, 2026
Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

April 6, 2026
Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

April 6, 2026
Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

April 6, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

April 6, 2026
Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

April 6, 2026
Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

April 6, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Maqedonia pa shqiptarët nuk është shtet, është rrezik

April 6, 2026
Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In