• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ballkani do 200 vite të arrijë standartet e BE”, parashikimi pesimist i BERZH

by A R
26/02/2018 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë në axhendën e tyre një seri reformash të brendshme por edhe të lidhura me njëra-tjetrën që synojnë ngushtimin e hendekut që ekziston mes Bashkimit Europian dhe këtij rajoni.

Kjo vjen në kushtet kur integrimi mbetet busulla e orientimit për të gjitha këto vende. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në një raport të fundit të saj bën një vlerësim të konvergjencës së Ballkanit Perëndimor me mesataren e standardit të jetesës në BE. Sipas kësaj analize janë nxjerrë tre skenarë, optimist, skenari bazë dhe pesimisti.

“Konvergjenca e plotë me mesataren e standardit të jetesës në BE mund të marrë shumë dekada. Një skenar bazë që përdor rritjen mesatarë për periudhën 2001-2016 tregon se 6 vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në mesatare mund të arrijnë një GDP-në për frymë mesatare të BE-së për gati 60 vite.

Një skenar optimist që përdor nivelin e rritjes së periudhës së para krizës tregon se mund të arrihet standardi i jetesës i BE brenda më pak se 40 vite ndërkohe që në skenarin pesimist që përdor mesataren e rritjes së post krizës rezulton që arritja e BE-së do të vinte pas 200 vitesh. Shpejtësia me të cilën kapet ritmi do të varet nga shpejtësia me të cilën do të adresohet sfidat që pengojnë zhvillimin e rajonit në potencialin e tij të plotë”, thuhet në raport.

Sipas të gjitha gjasave vendet e Ballkanit Perëndimor në skenarin bazë kapin BE-në në vitin 2078, në skenarin optimist në 2053 dhe në atë pesimist në 2220.

Rritja mesatare e GDP-së për frymë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është sa gjysma e mesatares së 11 vendeve të Europës Lindore dhe sa një e katërta e rritjes në ekonomitë e zhvilluara të Europës Perëndimore. Problemi që duket se kërkon edhe zgjidhjen e shpejtë sipas BERZH është garantimi i një rritje produktive afatgjatë.

Arsyet që mbajnë peng këtë rritje produktive që mbetet e ulët sipas analizës së Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim variojnë nga vite të tëra me investime të ulëta në insitucionet ë dobëta dhe një mjedis biznesi të vështirë.

“Sektori privat është kontribuuesi kryesor në ekonomi në të gjitha këto vende gjithsesi shteti ka një rol dominat në disa industri kyçe dhe kanë para një axhendë të ngjeshur privatizimesh. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dominojnë sektorin privat dhe llogarinë për të paktën dy të tretat e vlerës së shtuar në mesatare” thuhet në analizë./monitor/a.m.

Next Post
Balla pyet Bashën: Ku i ke gjetur 1 milion dollarë për të nxirë Shqipërinë?

Balla nxjerr raportin e belgëve: Bandat kriminale financuan Partinë Demokratike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In