• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ballkan/ Rumania, rruga e re e tranzitit të heroinës nga Azia drejt Evropës

by Java News
06/05/2019 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një anije e mbytur që solli zbulimin e një sasie të madhe kokaine në Rumani dëshmon se si trafikantët po përdorin një rrugë të njohur për tranzitin e heroinës nga Azia drejt Europës edhe për të trafikuar kokainë. Konfiskimi i pothuajse 2 tonësh kokainë, që u shfaq në bregun e Detit në Zi, në plazhet e Rumanisë gjatë këtij muaji tregon për popullaritetin në rritje të kësaj rruge. Gjithashtu dëshmon për përfshirjen e trafikantëve ballkanikë, në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Një sasi prej 1,7 tonësh kokaine, e paketuar në dhjetëra pako doli në breg pak kohë pasi autoritetet rumune zbuluan 1 tonë kokainë në një anije të batuar, pranë deltës së Danubit. Me qindra oficerë policie, anije, helikopterë dhe polumbarë janë përfshirë në këtë operacion. Deri më tani, dy shtetas serbë janë arrestuar pasi një pako kokainë ra nga një kamion i drejtuar prej tyre në afërsi të Tulceas, një qytet në grykëderdhjen e Danubit. Policia beson se e gjithë kokaina e sekuestruar deri më tani vjen nga i njëjti burim dhe me shumë gjasa është transportuar përmes të njëjtës anije të përmbysur. Një sasi kokaine doli edhe në brigjet bullgare.

Konfiskimet e realizuara gjatë këtij viti tejkalojnë me qindra herë ato të vitit të mëparshëm, kur vetëm 27 kilogramë kokainë u sekuestruan në të gjithë Rumaninë. Ky rast rikthen në vëmendje operacionin policor të vitit 2016, kur autoritetet rumune arritën të sekuestronin 2,5 tonë kokainë në portin e Konstancës, të fshehura në një ngarkesë bananesh me prejardhje nga Kolumbia.

Analistët, megjithatë, nuk janë të befasuar. Kjo rrugë ballkanike është shfrytëzuar prej kohësh për trafikimin e opiateve nga Azia Qëndrore në Europë, por tashmë po bëhet gjithmonë e më popullore edhe për trafikantët e kokainës.

/a.meta

Next Post
Përmirësimi i hapësirave publike në Rusi, arkitektët: Të ruajmë “kapitalin njerëzor”

Përmirësimi i hapësirave publike në Rusi, arkitektët: Të ruajmë “kapitalin njerëzor”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In