• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balliu: Sali Berisha të japë dorëheqjen, asnjë analizë s’ka vlerë nëse…

by B K
04/07/2025 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-anëtarja e Partisë Demokratike, Alesia Balliu, ka kritikuar ashpër ish-kryeministrin Sali Berisha dhe drejtimin e PD-së gjatë një interviste në “Tirana Live” në ABC Neës. Ajo e cilësoi të pritshme humbjen e partisë në zgjedhjet e fundit, duke akuzuar Berishën për përzgjedhje të kandidatëve të dobët që, sipas saj, janë vendosur për të mbrojtur interesat personale dhe familjare të tij.

Sipas Balliut, rinumërimi i votave ishte një farsë që i kushtoi buxhetit publik 2 milionë euro dhe nuk solli asnjë rezultat konkret. Ajo nuk kurseu as kritika ndaj djalit të Fahri Balliu, Klevis Balliut, duke e quajtur “protagonist të zvarritur që lufton si Don Kishoti me imazh dhe i gjuan avionëve prej letre”. Ajo vuri në dyshim aftësinë dhe integritetin e shumë prej figurave aktuale të PD-së, duke theksuar se mungesa e transparencës dhe përgjegjësisë po i largon qytetarët nga opozita.

Ajo përmbylli deklaratën duke theksuar se largimi i Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike është i pashmangshëm, jo vetëm si një detyrim moral pas humbjeve të njëpasnjëshme, por edhe si një nevojë politike për të hapur rrugën e reformimit të vërtetë të opozitës.

“Zgjedhjet kanë ndodhur dhe Sali Berisha ishte humbës si herën e kaluar edhe tani. Ishte diçka e pritshme sepse në garë vendosi njerëz të dobët. Këta individë nuk bënë një betejë politike, janë individë që janë vendosur për të ruajtur karriget e Berishës. Shumicës nuk i dihet as arsimi, janë lojtarë të dobët. Djali i Fari Balliut si protagonist i vjetër ka mësuar që majat arrihen duke u lëpirë e duke u zvarritur. Lufton si Don Kishoti me lojtarë imagjinarë dhe i gjuan e avion prej letre. Djali i Fari Balliut nuk ka asnjë armik.

Asnjë lloj analize nuk ka vlerë pa dhënë dorëheqjen Berisha, për aq kohë sa është Berisha analiza është nul. Sali Berisha po rri për të mbrojtur interesat e fëmijëve të vet dhe deputetë që janë pas tij janë për interesat e veta. Këta janë individë të katapultuar që kanë marrë benefite nga Sali Berisha për vite me radhë. Nëse e ngrenë zërin ndaj Berishës e dinë që janë të humbur.

Rinumërimi, Berisha e pa vetë disfatën që mori, dhe i kushtoi popullit 2 milionë euro. Sali Berisha e ka të detyrueshme qoftë moralisht qoftë ligjërisht që të japë dorëheqjen. I mëshojnë pretendimit që janë vjedhur votat, por ku janë faktet?! Berisha e dinte që do humbte, nuk mendoi fare për popullin, por për interesin e vet dhe të fëmijëve të tij, sepse tani është edhe dosja ‘Partizani’ në lojë. Tek PD nuk pamë asnjë njeri të ri, por pamë të gjithë fëmijët e njerëzve që iu detyroheshin diçka Sali Berishës. Hoqëm një Enver, kemi një Enver tjetër tani, Sali Berishën”, tha Alesia Balliu.

Next Post
Përfundon rinumërimi për qarkun e Durrësit, PD humb 18 vota, PS 5

Përfundon rinumërimi për qarkun e Durrësit, PD humb 18 vota, PS 5

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com