Një grup banorësh të Unazës së Re vijojnë protestën kundër projektit, të mbështetur edhe nga Partia Demokratike. Edhe sonte, si cdo natë i pranishëm në përkrahje të banorëve ishte dhe Klevis Balliu, i cili lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Rama dhe qeverisë.
“Sa veta mbledh ti mitingje, Basha pi kafe, ke mbetur vetëm. Nuk ka kryeministër më të vetmuar se ky. Ne nuk do të lejojmë ty t’u bllokosh rrugën europiane shqiptarëve, ndaj do të largojmë me cdo kusht dhe cdo mjet” deklaroi ai.
Opozita ka djegur mandatet pas dy protestave, ndërsa kërkojnë largimin e Edi Ramës, por kryeministri deklaroi mbrëmë se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë.
/a.meta