• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ballisti: Pse dhe si e hodha dronin mbi stadiumin e Beogradit

by
14/07/2015 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 14 tetor një flamur fluturoi mbi stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Ai flamur ishte një histori guximi dhe krenarie që tërhoqi vëmendjen e të gjithë opinionit sportiv botëror, po aq sa dhuna që u ushtrua mbi lojtarët e kombëtares shqiptare.

Në një rrëfim eksluziv për Digitalb dhe gazetarin Dritan Shakohoxha, Ismail Morina rrëfeu se si lindi ideja, peripecitë, të papriturat dhe rrezikun për jetën për të ngritur mbi stadiumin e Beogradit një dron. Sakrifica e një njeriu rezultoi krenaria e miliona të tjerëve. Në tregimin e tij, Ismaili tregoi se ai flamur i ngritur në një ndeshje futbolli lindi realisht pas një ndeshje futbolli.

“Menjëherë pas hedhjes së shortit kisha një ndeshje futbolli me miqtë e mi, disa shqiptarë dhe disa italianë. Italianët po na ngacmonin pak me batuta meqë do të luanim me Serbinë dhe njëri prej tyre në një moment më thotë: ‘Pse nuk përdorni një nga helikopterët që përdorim ne kryesisht, një dron, për të vënë një mesazh e për ta ngritur mbi qytet’. Aty më erdhi shkëndija e parë. Kisha dy versione fillimisht: një flamur me shqiponjën e sotme dhe një me shqiponjën e Skënderbeut, zgjodha këtë të dytën, siç u pa dhe në transmetim. Ndërkohë sa i përket fjalës, fillimisht mendova të shkruaj diçka në italisht, por më pas kërkova në internet një version anglisht për fjalën autokton dhe një që më doli në kërkim ishte ‘autochtonus’. E vendosa menjëherë sepse mu duk diçka elegante”, rrëfeu Ismail Morina.

ballisti4

Përgatitjet nuk ishin të thjeshta, as udhëtimi gjithashtu. Gjithçka u planifikua muaj më parë, pati shumë gjëra të paparashikuara, por dëshira për të pasur një prezencë shqiptare në Beograd ishte e madhe.

“Më 26 korrik përfitova nga një vizitë në Shqipëri për të kaluar mes Beogradit. Isha i bindur që ndeshja do të bëhej në stadiumin e Cërvena Zvezdës, madje bëra dhe xhirime rreth e përqark stadiumit. Kalova edhe nga stadiumi i Partizanit, por nuk i kushtova shumë rëndësi. Më pas, kur mësova që ndeshja do të luhej në stadiumin e Partizanit të Beogradit u stepa disi. Gjithsesi mora informacionin e nevojshëm me “google maps” dhe kisha 3 ose 4 pika nga të cilat do të mendoja nga do të ngrija flamurin dhe pika më e volitshme ishte 50-70 metra vijë ajrore. Gjithashtu, kontaktova dhe me një djalë nga Shkupi dhe bashkë me të planifikuam çdo gjë. Unë dhe ai ngritëm flamurin”, vazhdoi rrëfimin e tij, Morina.

Ismail Morina qëndroi i fshehur për 17 orë në ditën që do të ngrinte dronin mbi stadium, ndërkohë që duke menduar se gjendej brenda zyrave të klubit të Partizanit të Beogradit, Morina nuk kuptoi se flamurin kishte planifikuar ta ngrinte nga brenda akademisë ushtarake të Serbisë.

ballisti5_1436819211-645972

“Kam bërë një udhëtim prej 12 orësh. Ideja ka qenë ta hedh gjatë këndimit të himneve, shikoja orën dhe e dija që në 21 e 32 mbaronte pjesa parë. Aty u montua droni. Kam ndez dronin, kam ngecur spangot, kam futur dy tubat plastike dhe tashmë isha gati, por nuk arrita dot ta ngrija sepse në atë moment pranë meje kalojë dikush dhe isha i shqetësuar mos më kishin zbuluar. Para fundit të pjesës së parë, mora vendimin për ta ngritur pasi nuk kisha më kohë, e ngrita në ajër, i bëra një xhiro në lagje dhe më pas e futa në stadium. Megjithatë nga shpejtësia mendova se ishte Shqipëria me të kuqe dhe kur pashë që dikush po zgjatej për ta kapur mendova t’ia lija djemve, për t’u karikuar. Në fakt, dështova. Unë e kam pasur një dështim”, u shpreh Ballisti, siç njihet ndryshe Ismaili.

Largimi nga Beogradi nuk ishte i thjeshtë, ashtu si dhe kalimi i kufirit.

“Më pikasën në momentin që po largohesha nga godina. Mora makinën me shpejtësi dhe u nisëm drejt autostradës, bashkë me shkupjanin. Në kufi kisha frikë se si do të reagonte policia. E kisha vendosur që nëse do nuhasnin diçka, do i jepja gaz dhe do kaloja traun. Për fat gjithçka shkoi mirë”, tregon Morina.

An Albanian flag is flown over the pitch during the Euro 2016 Group I qualifying soccer match between Serbia and Albania at the FK Partizan stadium in Belgrade October 14, 2014. The Euro 2016 qualifier between Serbia and Albania was halted in the first half on Tuesday following a brawl between players from both sides.             REUTERS/Marko Djurica (SERBIA  - Tags: SPORT SOCCER)   ORG XMIT: MDJ109
An Albanian flag is flown over the pitch during the Euro 2016 Group I qualifying soccer match between Serbia and Albania at the FK Partizan stadium in Belgrade October 14, 2014. The Euro 2016 qualifier between Serbia and Albania was halted in the first half on Tuesday following a brawl between players from both sides. REUTERS/Marko Djurica (SERBIA – Tags: SPORT SOCCER) ORG XMIT: MDJ109

Por, si ka ndryshuar jeta e Ismail Morinës pas asaj dite? Gjërat për të duket se janë vështirësuar gjithnjë e më shumë.

“Efekti ka qenë negativ, nuk kam kontakte siç duhet me familjen time. Shkoj me periudha të shkurtra pranë saj. Kur vajza kishte datëlindjen, kam qëndruar vetëm 3 ditë në shtëpi. Rutinën e përditshme që kisha dikur tani e kam te pamundur”, deklaroi ai.

Në fund, Ismaili valëvit dhe njëherë tjetër flamurin “autochtonus”, vetëm se këtë herë mes kodrinave të fshatit të tij, aty ku u formua dashuria për Shqipërinë dhe ëndrrat për të nesërmen, që ndryshuan shumë pas asaj nate në Beograd. /Top Channel/

ballistiii

Next Post

Foto/ Zhvishet Laura Vorpsi, tregon format në Dhërmi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

June 14, 2026
Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

June 14, 2026
Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

June 14, 2026
FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

June 14, 2026
Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

June 14, 2026
Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

June 14, 2026
Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

June 14, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

35-vjetori i PS-së, analisti: Ka bërë ndryshime kolosale, është kthyer në forcën kryesore qeverisëse

June 14, 2026
“Epsteini” ynë

Mos i këshilloni ata që kanë dalë në protestë

June 14, 2026
“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In