“Ismail Morina ”BALLISTI” nuk është kriminel. Personalisht kur e pashë në lajme pas hekurave dhe i kërkuan të heqë bluzën e kuqe me Shqiponjë, ndjeva se serbët nuk fituan vetëm ndeshjen, por po fitojnë edhe atë copëz krenari të cilido nga ne, të çdo shqiptari”.
Ky është reagimi i këngëtarit të njohur Flor Mumajesi pas vendimit që Ballisti të qëndronte pas hekurave të burgut.
Mumajesi shprehet se “Nuk jam ndjerë kurrë më shumë krenar në jetën time se ajo ditë qe u ngrit ai flamur në mes të Beogradit… prandaj zgjedh të mos hesht për shqiptarin tim, patriotin e vërtetë dhe më të kërcënuar në shqiptari për jetën e tij” shprehet ai, pasi “Për 24 orë të bëjnë hero dhe për 24 orë të rrëzojnë përsëri?! Këta jemi ne?!”.
Statusi i Flori Mumajesit
Për 24 orë të bëjnë hero dhe për 24 orë të rrëzojnë përsëri?! Këta jemi ne?!
Nuk jam ndjerë kurrë më shumë krenar në jetën time se ajo ditë qe u ngrit ai flamur në mes të Beogradit…
Sot kur e shikoj në lajme Ismail Morinën, më bëhet akoma edhe më e hidhur humbja, prandaj zgjedh të mos hesht për shqiptarin tim, patriotin e vërtetë dhe më të kërcënuar në shqiptari për jetën e tij.
Ne nuk kishim mundësi ta mbronim jetën e tij, prandaj mbase dhe ai nuk kishte zgjidhje tjetër për tu vetëmbrojtur.
Mbase edhe unë do të bëja të njëjtën gjë, cilido nga ne mbase do ta bënte, por sot të paktën kemi mundësi që sado pak ta mbrojmë lirinë e tij.
Mjafton vetëm të mos heshtim! Ne jemi të lirë, ndërsa ai jo! Këtë herë mundemi ta mbrojmë atë duke i harxhuar 2 minuta nga jeta jonë në mbështetje të tij sepse nganjëherë populli është gjyqtari i vërtetë.
Ismail Morina ”BALLISTI” nuk është kriminel. Personalisht kur e pashë në lajme pas hekurave dhe i kërkuan të heqë bluzën e kuqe me Shqiponjë,
ndjeva se serbët nuk fituan vetëm ndeshjen, por po fitojnë edhe atë copëz krenari të cilido nga ne, të çdo shqiptari.